Roli i pijes në mirëqenien fizike dhe mendore

0
353

Përgatiti: Blerta Mrishaj
frutatShtrydhja e agrumeve në centrifugë me bazë portokallin dhe limonin ndihmon në reduktimin e yndyrave, teksa ndihmon në funksionimin e mëlçisë, në stimulimin e sistemit imunitar, si dhe rregullon edhe nivelin e glukozës në gjak

 

Është e vërtetë që koha kalon dhe nuk mund të ndalet, ashtu sikurse mund të përmirësojmë shëndetin fizik dhe mendor duke ndjekur një jetë të shëndetshme. Duke bërë aktivitet sportiv, duke pirë dhe duke u ushqyer mirë, janë disa sjellje që mund të ndihmojnë të jetoni më mirë, edhe nëse jeni të shkuar në moshë.

Këshilla

Tashmë mund të duket edhe banale, por ekspertët e ushqimit nuk lodhen kurrë së përsërituri, pirja e një deri në dy litra ujë në ditë është dhurata më e mirë që mund t’i bëjmë ne trupit tonë, pasi është vërtetuar se uji mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë, në përshpejtimin e metabolizmit, në përmirësimin e hidratimit. Madje, duhet shtuar gjithashtu se pirja e ujit ndihmon në hidratimin aq sa nuk mund ta bëjë një krem i vetëm.

Kujdes

Janë disa ushqime të cilat duhen eliminuar nga menyja ushqimore. Ndërkohë, duhet pasur parasysh se janë disa pije, të cilat rezultojnë vërtet të shëndetshme sikurse janë frutat e shtrydhura. Kështu, në një rast, një pije që do të ishte me bazë selino, karota dhe mjaltë, do të kishte efekt kundër dhembjeve dhe kundër ftohjes. Karota, në mënyrë të veçantë, është një burim me vitaminë A, e cila nevojitet për rritjen e kockave dhe dhëmbëve, në mirëmbajtjen e trupit, veçanërisht e këshillueshme për regjimin ushqimor tek gratë shtatzëna. Në të njëjtën kohë, karota është e pajisur edhe me vitaminë B kompleks dhe minerale. Ndërsa selinoja është e pasur me pasuri depurative. Shtrydhja e agrumeve në centrifugë me bazë portokallin dhe limonin ndihmon në reduktimin e yndyrave, teksa ndihmon në funksionimin e mëlçisë, në stimulimin e sistemit imunitar, si dhe rregullon edhe nivelin e glukozës në gjak.

Pijet

Edhe sot ka mënyra shumë të mira për të pirë mirë, teksa është shumë e rëndësishme të bëhen në shtëpi dhe jo të blihen të gatshme. Këshilluar për vetitë e tij kundër plakjes, është edhe çaji jeshil, i cili është shumë i mirë për sëmundjet kardiovaskulare, për tretjen dhe asimilimin e sheqernave dhe yndyrave, sikurse edhe në parandalimin e sëmundjeve, si kanceri. Çaji jeshil rekomandohet edhe për humbjen e lëngjeve të tepërta si dhe në derdhjen e ujërave të tepërta. Në rastin e kafes, një tjetër studim i kryer nga “New England Journal of Medicine” pak kohë më parë, rezultoi se kafja është në gjendje të reduktojë sëmundjet kardiake, iktusin, infeksionet, plagosjet apo incidentet: kështu, nëse pihet kafe nga 2 deri në 6 herë në ditë, jetojnë mesatarisht nga 10 -16% më shumë në krahasim me ata që nuk e pinë fare.
Alkooli

Ndërsa në rastin e alkoolit, është më mirë që vera, edhe pse në doza të vogla dhe jo shumë e dëmshme, mund të bëjë edhe mirë. Sipas një studimi të kryer vetëm pak kohë më parë, një gotë verë në ditë fuqizon rezistencën e qelizave dhe do të lejojë më së miri terapinë e përdorur për tumorin në gji. Këtë efekt e favorizon jo alkooli në vetvete, por përbërës të tjerë, sikurse është antioksidanti i kategorisë së polifenolit. Në pijet e dobishme futet edhe çokollata e ngrohtë e cila ka të mira shëndetësore, të mëdha, duke nisur nga fakti se çokollata është e pasur me kalori, si dhe ka përbërës të cilët janë në gjendje të neutralizojnë radikalet e lira të domosdoshme për reduktimin e sëmundjeve kardiake, si dhe të ndikojë në procesin e ngadalësimit të plakjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency