Akreditimi i spitaleve, publikohen tarifat e aplikimit Spitalet, 400 mijë lekë për certifikatën e cilësisë

0
162

Blerta Mrishaj

spitaliBrenda marsit, akreditimi, proces i detyrueshëm

Duke nisur nga muaji mars, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për sigurimet shëndetësore, spitalet publike e private në vend duhet të aplikojnë për procesin e akreditimit. Njohja e shërbimeve dhe cilësisë me të cilën operojnë këto institucione, nuk do të jetë më enigmë, pasi akreditimi do të jetë i detyrueshëm për t’u përmbushur brenda dy vitesh. Ky proces nis menjëherë me spitalet universitare, rajonale dhe disa prej spitaleve kryesore, ndërsa tarifa e aplikimit, sipas burimeve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Akreditimit, Cilësisë dhe Sigurisë, do të jetë rreth 400 mijë lekë. Vendosja e tarifave të institucioneve që do të marrin dokumentin e akreditimit, është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, është parashikuar edhe rritja e fondit për QKCSA-ISH, përmes të cilit do të merren ekspertët që do të ndjekin hap pas hapi procedurat akredituese.

Tarifa

Tarifa e përgjithshme e institucioneve që do të aplikojnë për të marrë certifikatën e cilësisë do të jetë rreth 400 mijë lekë, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që QKCSA-ISH të detajojë në tabela të veçanta të gjitha tarifat e vendosura për plotësimin e akreditimit, deri në marrjen akreditimit. Sakaq, mësohet gjithashtu se do të jenë 17 kritere, përmes të cilave u duhet të konkurrojnë spitaleve publike e private, qendrave shëndetësore dhe laboratorëve për të kaluar nivelin e 70 pikëve, në të kundër përfitojnë akreditimin vetëm për një vit, ndërkohë nëse kapin 80 pikë akreditimi është 5 vjeçar. Në këtë mënyrë pacienti do të mësojë të vërtetën dhe nuk do të gënjehet nga reklamat. Kështu do të ketë në treg spitale të akredituar dhe të paakreditur dhe ata do të ndëshkohen nga tregu. Hyrja në fuqi e ligjit të ri për sigurimet shëndetësore në mars të këtij viti bën të domosdoshëm akreditimin e institucioneve shëndetësore për të mundësuar një treg konkurrent shëndeti. Cilësia e shërbimeve nuk mund dhe nuk duhet të jetë një aspekt a mjet i paprekshëm, i pamatshëm, i pakapshëm dhe i pakuptueshëm për ne dhe qytetarin. Për ta bërë cilësinë të prekshme, të matshme e të arritshme shërben pikërisht procesi i akreditimit të institucioneve shëndetësore.

Të akredituar

Deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar disa institucione shëndetësore dhe këto do të jenë të parët që do të marrin certifikatën. Këto janë pesë institucionet shëndetësore, të cilat kanë mbyllur procesin në dhjetor të vitit 2011. Ato janë spitali rajonal Durrës, poliklinika nr. 4, si dhe tri institucione shëndetësore private. Ky proces pritet të rifillojë dhe do të përmbyllet brenda dy viteve, certifikata lëshohet për një afat kohor prej 5 vitesh.

 

Neni 4
Akreditimi i institucioneve shëndetësore

Një institucion shëndetësor akreditohet nëse përmbush standardet e njohura nga Ministria e Shëndetësisë.

Neni 5

Akreditimi i laboratorëve mjekësorë

1. Akreditimi i laboratorëve mjekësorë kryhet së bashku me akreditimin e institucionit
shëndetësor ku laboratorët janë të vendosur (spitale, qendra shëndetësore ose diagnostike, publike e private) sipas procedurave të parashikuara në këtë rregullore.
2. Laboratorët mjekësorë, përpara akreditimit të tyre sipas përcaktimeve të bëra në këtë
rregullore, duhet të pajisen me një certifikatë të kompetencës sipas standardit SSH ISO 15 189 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit për aspekte të standardeve teknike dhe kalibrimit të pajisjeve dhe aparaturave, lidhur me korrektesën matëse të tyre.

Neni 10

Kërkesa për akreditim

1. Çdo institucion, në zbatim të ligjit, detyrohet që të bëjë kërkesë me shkrim për akreditim dhe të plotësojë formularin përkatës, model i cili i bashkëlidhet vendimit pranë QKCSA-ISH-së.
2. Pas depozitimit të kërkesës dhe plotësimit të formularit, QKCSA-ISH-ja i jep institucionit shëndetësor standardet e shkruara të publikuara, si dhe dokumentacionin bashkëshoqërues ndihmës për vetëvlerësim.
3. Standardet shëndetësore të akreditimit të shërbimeve miratohen nga Ministri i
Shëndetësisë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency