Standard.al

Lindsy Lohan e tepron me botoks

lindsy lohan botox Epidemisë së nënshtrimit të operacioneve plastike nuk i ka shpëtuar as Lindsay Lohan. Aktorja edhe pse 26 vjeç ka parë të arsyeshme të “vërë dorë” në look, ndoshta e kushtëzuar nga mënyra e jetesës mes skandaleve dhe jetës së natës që po e plakin para kohe. Transformimi i Lohan u pa në një ceremoni bamirësie ku ishte e ftuar dhe ndryshimi ishte mjaftueshëm i madh sa për t’u vënë re nga sytë e vëmendshëm të mediave gossip në Shtetet e Bashkuara. 26-vjeçarja i ka besuar sërish botoksit për të “korrigjuar defektet” tek buzët dhe pjesë të tjera të fytyrës. Ky nuk është operacioni i parë i aktores, megjithëse është i pari që bie në sy. Aktorja mendohet që edhe në 2009 ka përdorur botoksin po për buzët.

Comments are closed.