Ka udhëtime të bukura në botëra të huaja!

0
133

Kinema/ Një nga festivalet më prestigjioze evropiane shton shkëlqimin për Ariun e Artë

 

grandmasterNë kryeqytet u hap festivali i filmit “Berlinale” me veprën e regjisorit kinez Wong Kar Wai: “The Grandmaster”. Hapja ishte e denjë për reputacionin e festivalit. Filmat e mi janë për mua një lloj zëvendësimi për kujtimet. Kështu ka deklaruar një herë Wong Kar Wai për vizionin e tij si regjisor

 

Në kryeqytet u hap festivali i filmit “Berlinale” me veprën e regjisorit kinez Wong Kar Wai: “The Grandmaster”. Hapja ishte e denjë për reputacionin e festivalit. Filmat e mi janë për mua një lloj zëvendësimi për kujtimet. Kështu ka deklaruar një herë Wong Kar Wai për vizionin e tij si regjisor. Me filma ai mund të kthehet në të kaluarën dhe këtu mbase mund të gjendet çelësi për të kuptuar punimet e regjisorit kinez. Këtu gjen udhëtime shumë të bukura në botërat e huaja. Me filmat e tij Wong Kar Wai ka arritur mirënjohje gjithandej në botë, si një artist i madh, që tejkalon kufijtë nacionalë.

 

“The Grandmaster” – jashtë konkurrencës

Drejtuesi i festivalit Dieter Kosslick nuk hezitoi fare të pranojë që “Berlinalen” e 63-të ta fillojë me filmin e Wong Kar Wais “The Grandmaster”. Wong është zgjedhur kryetar i jurisë vitin e kaluar, kur nuk ishte e qartë se filmi i tij do të përfundojë dhe të jetë gati para fillimit të festivalit. Filmi “The Grandmaster” është natyrisht jashtë konkurrencës për Ariun e Artë, si filmi më i mirë i festivalit, sepse Wong Kar Wai nuk mund të japë vlerësime për filmin e vet.

Filmi i tij me siguri që do të prezantohet edhe në festivalet e tjera, si ai i Kanës, apo Venecias. Wong Kar Wai është sot i njohur në të gjithë botën. Ndaj edicioni i 63 i “Berlinales” është hapur në mënyrë të denjë. Ditëve të ardhshme në konkurrencë për titullin e më të mirit do të jenë 19 filma. “Ne jemi këtu për t’i shërbyer filmit dhe jo për të vlerësuar filmat. Ne duam që filmit t’i japin vlerën, që i takon”, tha ai. Kjo deklaratë duket si një dhënie e urtë aziatike, por Wong Kar Wai dhe anëtarët e tjerë të jurisë në fund duhet të vendosin se cilit film do t’i japin çmimin e parë.

Wai ka përvojë në këtë drejtim, sepse në vitin 2006 ai ka drejtuar edhe jurinë e festivalit në Kanë.

 

Regjisori kult

Në Kanë ai ka përforcuar emrin e tij si regjisor. Ai është bërë i njohur në arenën botërore me filmin “In the mood for love” (në vitin 2000). Wong Kar Wai di ta paraqesë edhe veten e vet, me syze dielli edhe në hapësirat e mbyllura. Deri më sot ai (prej vitit 1988 dhe fillimit të parë “As Tears go by”) kinezi ka bërë 10 filma të gjatë.

Në të shumtën e rasteve kanë qenë filma me karakter historik, për të rinjtë në qytete të mëdha, korrupsionin, drogën, prostitucionin dhe jetën e burrave dhe grave. Filmat e tij gërshetohen nga kujtimet dhe emocionet si dhe gjërat, që i interesojnë edhe vetë regjisorit. Filmat e tij kanë edhe një fotografi, muzikë dhe elemente estetike të bukura. Në Gjermani ai ka shumë fansa. Regjisori kinez edhe në filmin “The Grandmaster” ka bërë një udhëtim në të kaluarën. Shikuesi edhe këtu mund të kënaqet me efektet vizuale. Ishte kjo një hapje e denjë e festivalit “Berlinale”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency