Bruce Willis, i pakënaqur për filmin e tij të ri

0
132

 

Bruce-Willis-ReuterNë një intervistë për BBC, Bruce Willis u shpreh shumë i pakënaqur me titullin filmit të pestë të sagës “Die Hard”. Aktori i famshëm i filmave aksion mendon se titulli “A Good Day To Die Hard” (Dita e përshtatshme për të vdekur) është krejtësisht pa kuptim. 57-vjeçari iu përgjigj të gjitha pyetjeve shumë shkurt ose duke ngritur supet, por në momentin që gazetari nisi të lavdëronte filmin, Willis ndërhyri: “Të të bëj një pyetje? Si ju duket titulli i filmit? E kuptoni?” Gazetari pranoi që ishte një titull i çuditshëm, ndërsa aktori vazhdoi: “Nuk e kuptoj për vete. Një ditë e përshtatshme për të vdekur?! Është njësoj sikur të themi: hamë drekë, bëjmë një shëtitje dhe shkojmë të vdesim…” Në forumin e BBC-së, ndjekësit e kësaj interviste shkruan se Bruce Willis u tregua injorant me sjelljen e tij snobuese ndaj gazetarit. “Dukej që e kishte me përtesë intervistën, por nuk e kuptoj pse e ka pranuar ftesën. U soll si idiot”, – shkruan një person.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency