Standard.al

Berlinalja hap dyert për publikun

 

berlinaleFestivali i filmit 11 ditësh “Berlinale”, ka hapyr dyert, e ndërsa shumë nga filmat pjesëmarrës në festival fokusohen në shqetësimet sociale dhe politike, por gjithashtu edhe marrin pjesë në argëtimin e festivalit. Një nga filmat më të pritur është filmi i ri i regjisorit iranian Jarfar Panahi. Përshkrimi i filmit në programin e festivalit flet për tregimin e një burri, qenit të tij, një gruaje të re dhe një regjisori në një shtëpi afër Detit Kaspik. Të gjithë kërkohen nga autoritetet, por ata gjithashtu kërkojnë edhe njëri-tjetrin. Me padurim, në festivalin 11 ditor pritet edhe filmi “Camille Claudel 1915”, një dramë franceze që tregon historinë e të dashurës së August Rodin, Camille Claudel, e cila ishte e shtruar në një spital psikiatrik. Fakti që regjisori i këtij filmi, Bruno Dumont, përdor në film aktorë me probleme të shëndetit mendor, e ka bërë këtë film shumë të përfolur. Përveç këtyre emrave të njohur të kinematografisë, në festival do të marrin pjesë edhe filma më pak të njohur nga Evropa Lindore, Ballkani, Rusia dhe Azia Qendrore. Ata shkojnë në “Berlinale” sepse festivali ofron shfaqjen më të mirë botërore të filmave me mesazhe politike dhe sociale, por nuk përjashtohen as filmat artistik. Këtë vit, në Berlinale do të ketë përmbajtje të fuqishme politike nga shumë vende pjesëmarrëse. Po ashtu, shumë filma reflektojnë edhe gjendjen e tashme sociale të shteteve të tyre. Berlinale, në vitin e saj të 63-të, është festivali më i madh i filmit, me 404 filma që do të shfaqen deri në ditën e përfundimit të këtij edicioni, më 17 shkurt. Nëntëmbëdhjetë filma janë përzgjedhur të garojnë për çmimin prestigjioz – Ariun e Artë – për filmin më të mirë.

Comments are closed.