Arrihet kompromisi në samitin e BE-së për buxhetin

0
158

ROM[PUYEkonomi/ Përpjekje e re për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së. Në nëntor negociatat dështuan. Tani shefat u takuan sërish në Bruksel

 

Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord me propozimin e ri të shefit të samitit, Herman Van Rompuy, i cili parashikon që detyrimet për planin financiar të BE-së të jenë 960 miliardë euro. Komisioni Evropian kishte kërkuar për vitet 2014 deri 2020 një buxhet prej mbi një bilion euro, që ishte refuzuar si shumë i lartë nga një numër i madh shtetesh.

 

 

Përpjekje e re për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së. Në nëntor negociatat dështuan. Tani shefat u takuan sërish në Bruksel. Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord me propozimin e ri të shefit të samitit, Herman Van Rompuy, që parashikon që detyrimet për planin financiar të BE-së të jenë 960 miliardë euro. Komisioni Evropian kishte kërkuar për vitet 2014 deri 2020 një buxhet prej mbi një bilion euro, që ishte refuzuar si shumë i lartë nga një numër i madh shtetesh.

Franca mendon për fshatarët e saj.

Presidenti francez, François Hollande përsëriti moton e tij se “duhet të kursejmë, por nuk na lejohet ta dobësojmë ekonominë”. Kjo në një kohë kur peshë më të madhe retorike ai i kushton rritjes. Hollande la të kuptohet menjëherë edhe se nuk kërkon kompromis me çdo kusht. “Kur disa do të tregohen të paarsyeshëm, unë do të përpiqem që t’i sjellë në mend, por deri në një pikë të caktuar”. Të paarsyeshëm për të janë të gjithë ata “që harrojnë bujqësinë ose që injorojnë rritjen”. Fshatarët francezë përfitojnë veçanërisht nga subvencionet bujqësore, të cilat përfaqësojnë gati gjysmën e buxhetit të BE-së. Si rrjedhojë Franca i refuzon shkurtimet tek fshatarët.

 

Greqia shpreson për fonde strukturore

Në anën e Hollandes janë shumica e vendeve më të varfra të BE-së në Jug dhe në Lindje, megjithatë pjesërisht për shkaqe të tjera. Ato druhen para së gjithash për kursime në fondet strukturore, me të cilat BE mbështet rajonet më të varfra. Kryeministri grek, Antonis Samaras, vendi i të cilit u detyrua të futet nën ombrellën e shpëtimit, përbetohet: “Konsolidimi i buxhetit dhe reformat strukturore bëhen në Greqi”. Tani është fjala për çlodhje dhe rritje ekonomike. Fondet strukturore të BE janë një “garant për suksesin, si për Greqinë, ashtu edhe për Evropën”.

 

Vendet e Veriut duan lehtësime

Në anën tjetër ndodhen disa nga vendet e pasura të Veriut. Kryeministri britanik, David Cameron përsëriti edhe këtë herë argumentin e mëparshëm: “Po të flasim ndershmërisht, BE nuk duhet të jetë imun përballë presionit për kursime, nën të cilin ndodhemi ne të gjithë në Evropë”. Në nëntor shifrat qenë shumë të larta. Ato duhet të ulen. “Nëse nuk ulen, nuk do të ketë marrëveshje”. Ky nuk është kërcënimi i vetëm me veto. Edhe kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt kërcënoi gjithashtu me veto, nëse vendi i saj nuk do të ketë lehtësime për pagesat që bën në BE. Suedezi Frederick Reinfeldt kërkoi veç shkurtimeve “një rabat të rëndësishëm”.

Kancelarja Merkel, megjithëse bën pjesë në mënyrë të qartë në kampin e kursimtarëve, u tregua kur mbërriti në Bruksel e balancuar dhe e gatshme për kompromise. Natyrisht që paratë duhet të trajtohen me kujdes, por duhet të ketë edhe “solidaritet midis paguesve dhe vendeve marrëse,” tha ajo. Ajo shpreson shumë se palët do të bien dakord.

DW

 

 

Autostrada Prishtinë – Shkup nis në pranverë

 

Në pranverë të këtij viti do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritarë, sipas të cilëve, tashmë janë në përfundim të procedurave administrative dhe ligjore. Lah Nitaj, këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës, thekson se ka shumë kompani vendore dhe ndërkombëtare që kanë shprehur interesim për ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë. “Në muajin maj fillon sezoni i ri i punimeve në infrastrukturën rrugore dhe ne shpresojmë që deri në mars të përcaktojmë përzgjedhjen e kompanisë në mënyrë që bëjë punimet e para në autostradë”.

“Megjithatë, stina e pranverës vazhdon deri në qershor, dhe mund të ketë vonesë edhe ndonjë muaj, por që jemi të bindur se nëse dinamika e përcaktuar shkon sipas planifikimit atëherë më pranverë do të fillojnë kemi ndërtimet e para”, i tha Radio Evropës së Lirë Nitaj.

Në anën tjetër, vetëm 30 milionë euro janë ndarë nga buxheti i këtij viti, për fillimin e realizimit të këtij projekti. Por, sa janë të mjaftueshme këto mjete, sa është çmimi për ndërtimin e kësaj rruge dhe si do të gjendet fondi? Nitaj, thotë se tashme kanë një kosto të përafërt të çmimit, por që nuk mund të bëhet publik për shkak të, siç thotë, procesit dhe ndjesisë së projektit.

“Qëndrimi i qeverisë është se rruga të ndërtohet në bazë të kontratave tradicionale, që nënkupton pjesëmarrje nga buxheti i vendit, duke mos përjashtuar në këtë rast edhe përfitimet e kredive të buta, përkatësisht me leverdi ekonomike nga institucionet dhe organizatat financiare ndërkombëtare”, thekson Nitaj.

Megjithatë, ai tregon se për shkak të kompleksitetit të segmentit rrugor nga Kaçaniku deri në kufi të Maqedonisë, ka një kosto tjetër nga seksioni Prishtinë – Kaçanik.

“Ajo që dihet në bazë të parametrave teknikë dhe konfiguracionit të terrenit, seksioni, përkatësisht segmenti Prishtinë – Kaçanik ka një kosto krejt tjetër, ndërsa segmenti prej 13 kilometrash nga Kaçaniku deri të Hani i Elezit, përkatësisht kufirin me Maqedoninë, për shkak të konfiguracionit dhe përbërjes shkëmbore të rrugores ka një kosto tjetër”.

“Për këtë ne kemi qenë të kujdesshëm që për 13 kilometrat deri në kufi të Maqedonisë të bëjmë edhe një ri-projektim në mënyrë që të nxjerrim kosto sa më të mirë financiare dhe zgjedhje sa më të mirë teknike”, shprehet Nitaj. Edhe Selman Buqolli, ekspert i ndërtimtarisë, tha se terreni deri në Kaçanik është i përshtatshëm për ndërtim, ndërsa segmenti tjetër përbëhet nga shkëmbinjtë të fortë. “Terreni është mjaft i përshtatshëm deri në Kaçanik, nga Kaçaniku e andej duhet të zgjerohet rruga. Pastaj, përbërja e tokës është me shkëmbinj të fortë të cilët duhet të shemben me metoda të eksplozivit”. “Por, në aspektin e përgjithshëm terreni deri në Kaçanik, terren më të përshtatshëm nuk ka, ndërsa nga Kaçaniku e deri përtej kufirit është më problematik”, thekson Buqolli. Ndryshe, projekti për realizimin e rrugës së 6, Prishtinë – Hani i Elezit është prezantuar në vitin 2010. Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash. Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency