Afërdita Dreshaj, me Leonardo DiCaprion

0
138

 

aferdita dreshaj me leonardonLeonardo DiCaprio ëndrra e çdo vajze flitet se është fotografuar me një bjonde misterioze në Miami. Bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare të Kosovës Afërdita Dreshaj. ‘Daily Mail’ thotë se fanset e Leos mund të qetësohen, pasi Dreshaj, e cila është edhe mbretëresha e bukurisë së Kosovës, finaliste në Miss Universe për vitin 2011 është vetëm një mikeshë e tij dhe asgjë më shumë. Leo, i cili u nda nga modelja e Victoria’s Secrets Erin Heatherton vitin e shkuar, është fotografuar me bukuroshen shqiptare. Dreshaj, nga ana e saj, tha për ‘E! News’ se ajo dhe DiCaprio janë vetëm miq. Pasi dështoi në kandidaturat për Oscar, me rolin e Djangos, Leonardo duket se po kalon disa ditë pushimi pranë bregdetit. Në fotot e publikuara së fundmi, Leonardo duket i relaksuar në ballkonin e apartamentit të tij krah Afërditës. Reagimi i Shpatit për këtë ngjarje jepet nëpërmjet këtij statusi në facebook : “mbas shume pytjeve ju thom se ishte nji shaka:)”. “Leonardon e njoh dhe une. E kemi mik. Kemi pire kafe bashke – ka deklaruar Shpati, në lidhje me imazhet e publikuara – Afërdita ka qene ne grup bashke me modelen Tika Ivezaj. Kushdo që të kishte qenë në vend të Afërditës, do të fotografohej prej paparacëve, sepse Leo është shume i famshëm”. Kjo ka qenë pak a shumë deklarata e bërë nga këngëtari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency