Gazetarët: Lekët që marrim janë pengesë për ndërtimin e socializmit

0

Çelo Hoxha

Loading...

bashkimiNë 1967, pas fjalimit famëkeq të 6 shkurtit, gazetarët hoqën dorë nga marrja e honorarëve, pas një fletërrufeje që vendosi stafi i gazetës “Bashkimi”

 

Në 14 shkurt 1967, stafi i gazetës “Bashkimi” (gazetarët), i dërguan një letër Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, të cilët i njoftonin se ata kishin vendosur të hiqnin dorë nga marrja e honorarëve, duke i konsideruar ato “si të padrejta”, me që ata merrnin edhe rrogë. Letra u botua në gjithë shtypin në 17 shkurt. Gazetarët mendonin, sipas letrës, se mosmarrja e honorarëve do të rriste cilësinë e gazetës, do të shtonte radhët e bashkëpunëtorëve të gazetës dhe korrespodentëve punëtorë, fshatarë dhe ushtarë. Me anë të një fletërrufeje, gazeta “Bashkimi” u bëri thirrje të gjitha organeve të tjera të shtypit, radios dhe ATSH-së, që të hiqnin dorë nga shpërblimi suplementar, sepse ai “prishte ndërgjegjen”. Përveç gazetarëve, “Bashkimi” u bëri thirrje pedagogëve, shkrimtarëve dhe specialistëve të ndryshëm që të hiqnin dorë nga shpërblimet që merrnin për punë jashtë orarit.

Fletërrufesë së “Bashkimit” gazetat e tjera iu përgjigjën menjëherë. Gazeta “Zëri i popullit” u solidarizua katër ditë më vonë nga dita e botimit të letrës së “Bashkimit”. Ata mendonin se kolegët e tyre kishin hequr dorë nga honorarët në kohën e duhur.

Stafi i gazetës puna hoqën dorë nga honorarët në 21 shkurt, dhe ky fakt u bë publik në 24 shkurt. Ata mendonin se pa honorarët do të çliroheshin nga interesa të vogla, të cilat i kishin pasur pengesë deri atë kohë.

Gazetarët me punë ishin më me fat. Diktatori atyre u ktheu përgjigje. Ai “këndonte” me “shumë kujdes gazetën “Puna””, sepse frymëzohej, sipas tij, “nga heroizmat e klasës punëtore”.

Publikisht, arsyeja e kësaj iniciative të gazetarëve ishte ajo që njihet si fjala e 6 shkurtit, e Enver Hoxhës, ku ai shpalli programin e veprimtarive ateiste dhe antikulturore për vitin 1967, i cili është viti i diskreditimit të njeriut shqiptar. Më thellë, arsyeja reale e heqjes dorë nga honorarët, por që nuk u bë publike, ishte e njëjtë me arsyen përse në gjithë Shqipërinë punohej pa pagesë ose, siç quhej, punë vullnetare: shteti s’kishte kokërr leku t’i trajtonte qytetarët e tij si njerëz. Sot po botojmë vetëm disa letra të gazetave, të cilat janë botuar atë kohë, por me të na rënë në dorë listat nominale të këtyre stafeve, nëse na bien ndonjëherë në dorë, do t’i botojmë të plota. Në radhët e këtyre servilëve injorantë ka shumë nga ata që vazhdojnë të konsiderohen, për turp të shoqërisë së sotme, si shkrimtarë të mëdhenj ose legjenda të gazetarisë.

Këto letra janë, fatkeqësisht, monumente të servilizimit dhe vetëposhtërimit.

 

Letra 1

 

Shokut Enver Hoxha

Sekretar i parë i komitetit Qendror të PPSH

 

Shokut Mehmet Shehu

Kryetar i Këshillit të Ministrave të RPSH

 

Të frymëzuar nga idetë e larta revolucionare të fjalimit të shokut Enver Hoxha mbajtur në mbledhjen e përbashk ët të disa organizatave – bazë të partisë të Tiranës, ne, kolektivi i gazetës “Bashkimi”, përveç detyrave që i kemi caktuar vetes për të përmirësuar më tej metodën dhe stilin e punës tonë, për ta bërë gazetën tribunë sa më të gjërë të masave, një armë sa më të mprehtë në duart e popullit e të partisë, morem inisiativën që të heqim dorë nga honorar et (shpërblimet për të gjitha shkrimet që botojmë në «Bashkimi», si dhe organet e tjera të shtypit tonë popullor. Ne e motivojmë këtë se ato shpërblime i quajmë të padrejta, me që për punën që bëjmë ne kemi pagën mu jore.

Ne kemi besim se kjo masë do të ndihmojë në rritjen e mëtejëshme të cilësisë së gazetës, në shtimin e radhëve të bashkëpuntorëve dhe koresponden tëve punëtorë, fshatarë dhe ushtarë, për të zbatuar kështu më mirë porositë e Kongresit të 5-të të partisë për thellimin e vijës së masave edhe në shtypin tonë popullor.

Këtë inisiativë ne e vumë në zbatim menjëherë dhe mbledhja e kolektivit vendosi që, nëpërmjet një fletë-rrufe je, t’u bëjë thirrje gjithë gazetarëve të organeve të tjera të shtypit, Radios dhe Angjensisë telegrafike për të hequr dorë edhe ata nga ky shpërblim suplimentar, i cili, sipas nesh, nuk ndihmon, por e prish ndërgjegjen. Njëkohësisht, ne u bëjmë thirrje pedagogëve, shkrimtarëve, specialistëve të ndryshëm në administratë dhe në prodhim që të heqin edhe ata dorë nga shpërblimet qëmarrin për dhënie mësimi jashtë orarit, ose për punë të tjera të këtij karakteri për të cilat marrin honorare.

 

KOLEKTIVI I GAZETËS “BASHKIMI”

Tiranë, 14-2-1967

 

(Zëri i Popullit, 17 shkurt 1967)

 

Letra 2

 

SHOKUT ENVER HOXHA

Sekretar i parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë

 

I dashur shoku Enver,

Në valën e hovit dhe mendimit të gjallë revolucionar që kanë krijuar në gjithë popullin tonë vendimet e Kongresit të 5-të historik të partisë dhe fjalimi juaj i madh i 6 shkurtit të këtij viti, kolektivi i gazetës «Zëri i Popullit» ju dërgon përshëndetjet e tij të zjarrta revolucionare. Organi i Komitetit Qendror të Partisë, që është themeluar me inisiativën tuaj dhe që ka patur e ka në çdo hap të luftës së tij ndihmën dhe mësimet tuaja të paçmueshme, ndodhet tani në ballë të luftës për të shpurë në mendjet dhe në zemrat e njerëzve fjalën e zjarrtë të partisë.

 

Ne e ndjejmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se duhet të punojmë më mirë, të mobilizojmë në maksimum forcat tona, të përmirësojmë stilin e punës sonë, ta bëjmë organin qendror të partisë tribune sa më të gjerë të mendimit të masave, të vrullit të tyre revolucionar, të vërejtjeve, kritikave dhe propozimeve të tyre, një armë gjithënjë sa më të fuqishme për triumfin e vijës së partisë, për afirmimin e së resë revolucionare dhe për të goditur e dërrmuar rutinën, burokracinë, mbeturinat e ideologjisë borgjeze e feudale, për të demaskuar pa mëshirë veprimtarinë e armiqve të betuar të vendit tohë, imperialistëve dhe revizionistëve hrushovianë e titistë.

Për t’i kryer më mirë këto detyra aq të rëndësishme e delikate që na ka ngarkuar partia, ne mendojmë se inisiativa e shokëve tanë të gazetës «Bashkimi» për të hequr dorë nga të gjitha honoraret për shkrimet që botojmë vjen në kohën e duhur. Këtë propozim ne e përkrahëm nxehtësisht dhe e vumë në zbatim menjëherë.

Ne jemi të mendimit se në një kohë kur populli ynë ka mobilizuar të gjitha energjitë fizike, mendore e morale në luftën për ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e Atdheut, duke vënë interesin e përgjithshëm mbi atë personal, duke përbuzur koncepte e norma të vjetra, vazhdimi i marrjes së honorareve do të ishte një anakronizëm që nuk do t’i përshtatej frymës së kohës, detyrës që shtron partia për të jetuar, menduar e vepruar si revolucionare.

Jemi të sigurtë se kjo do të na mobilizojë më shumë në painë, do të na bëjë që t’i rritim e gjallërojmë më taper energjitë tona. Kështu «Zëri i Popullit», gjithë shtypi ynë popullor do të bëhet më luftarak, më i gjallë, për të merituar gjithënjë e më mirë besi-min që ka tek ai partia dhe dashurinë e respektin që kanë për të masat.

 

KOLEKTIVI I GAZETËS “ZËRI I POPULLIT”

 

(Zëri i Popullit, 21 shkurt 1967)

 

 

Letra 3

 

TE DASHUR SHOKE TE GAZETES “PUNA”,

 

S’ka rëndësl që jeni një kolektiv I vogël, plkërisht këtu qëndron merita e punës suaj të vlefshme. Në punën tuaj ju kini mbështetjen dhe udhëzimet e drejta të partisë, kini ndihmën dhe mbështetjen jetëdhënëse të klasës punëtore, të të gjithë punonjësve, pse gazeta «Puna» është zëri i bashkimeve profesionale të vendit. E këndoj me shumë kujdes gazetën «Puna», frymëzohem dhe mësoj kurdoherë nga eksperienca e pafund, nga heroizmat e klasës sonë punëtore.

Me këtë rast, ju lutem, u transmetoni punëtorëve dhe gjithë punonjësve të vendit tonë përshëndetjet dhe përgëzimet e partisë dhe të Komitetit Qendror, u transmetoni të falat dhe respektin tim të madh për veprat e tyre madhështore.

Klasa punëtore dhe punonjësit, nën udhëheqjen e partisë, të jenë kurdoherë në ballë, në revolucion për ta forcuar Atdheun, për të ndërtuar me sukses socializmin. Për revolucienarizimin e njerëzve, klasa punëtore dhe masat revolucionare të bëjnë një luftë të përditëshme dhe këmbëngulëse kundër të metave dhe, në diskutimet e propozimet e tyre, të mos ketë vetëm pyetje, por kërkesa të studjuara dhe të drejta, me data dhe me afat per marrjen e masave dhe për ata që i bëjnë bisht zbatimit të detyrave, të kërkojnë heqjen ose uljen e tyre në përgjegjësi. Partia dhe Qeveria do t’i mbështesin kurdoherë propozimet e drejta dhe revolucionare të masave. Vetëm kështu kombinohen drejt direktivat dhe udhëzimet e partisë dhe të qeverisë, me vijën e masave dhe kontroliin e masave.

 

SHUME TE FALA

ENVER HOXHA

 

Tiranë, 23 shkurt 1967

 

SHOKUT ENVER HOXHA

Sekretar i pare i Komitetit Qendror të PPSH

 

I dashur shoku Enver,

Para së gjithash, në këto ditë vrulli e entusiazmi të papërshkruar që karakterizon mbarë vendin tonë, kolektivi ynë i vogël në numur po jo nga qëllimi e detyrat, ju dërgon Juve, shoku Enver, bir i shquar i popullit e i partisë, përshëndetje të zjarrta e revolucionare.

Ne jemi të ndërgjegjëshëm se kemi dhe shumë për të bërë me qëllim që gazeta e jonë të jetë tribunë e mendimit revolucionar të klasës punëtore e masave punonjëse, por duke patur parasysh programin madhështor që aprovoi Kongresi i V-të i Partisë, mësimet e porositë shumë të çmuarshme, që na keni dhënë Ju shoku Enver dhe të frymëzuar nga shëmbulli heroik i punë torëve tanë, do të luftojmë me të gjitha forcat që penda e jonë të qëndrojë denjësisht përkrah kazmës e pushkës shqiptare.

Ju sigurojmë shoku Enver se ne nuk do të kursehemi, ashtu si na keni porositur në letrën tuaj të mrekullushme drejtuar konferencës kombëtare të gazetarëve, që në faqet e gazetës sonë të buçasë me forcë fjala jetëdhënëse e partisë, mendinrii i fuqishëm i punëtorëve dhe të fshikullohet me ashpërsi çdo gjë, që pengon ecjen përpara të shoqërisë sonë.

Këto ditë ne u njohëm me inisiativën e kolektivit të gazetës «Bashkimi» për të hequr dorë nga të gjitha honoraret për shkrimet që botojmë. Ne u solidarizuam plotësisht me këtë propozim dhe shprehim bindjen se kjo gjë do të na ndihmojë në punën tonë.

Çdo ditë ndodhemi përballë aktesh heroike të punëtorëve që në emër të socializmit e komunizmit, në emër të interesave të larta të popullit, shkojnë drejt çdo sakrifice, nën parullën luftarake të Partisë: «Të mendojmë, të punojmë e të jetojmë si revolucionarë». Në një atmosferë të këtillë vazhdimi i marrjes së honorareve nuk i përshtatet frymës së kohës dhe bëhet bile pengesë. Duke i hequr ato ne jemi të bindur se do të çlirohemi nga interesa të tilla të vogla, do të gjallërojmë më tej gazetën, do ta bëjmë më luftarake, për të merituar besimin e partisë dhe respektin e lexuesve.

 

KOLEKTIVI I GAZETËS «PUNA»

Tiranë, 21 shkurt 1967

 

(Zëri i Popullit, 24 shkurt 1967)

 

Loading...