Dule: Rama na shiti në 2009, me reformën zgjedhore u ndamë përfundimisht me PS

0
140

Kreu i PBDNJ-së: Jemi kundër taksës progresive

DULERama e shiti Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009. Kështu ka deklaruar dje në emsionin “Top Story” në “Top Channel”, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, duke nënvizuar se PS pas përfundimit të votimeve në këto zgjedhje, ndërpreu çdo konkakt me forcën që ai drejton. “Në vitin 2009 PBDNJ bëri një tërheqje të detyrueshme nga 8 qarqe të vendit. Ne u përqëndruam aty ku kishim më shumë shans. Nga ana tjetër këtu kishte një problem shumë të madh të mungesës së reciprocitetit nga ana e PS-së me PBDNJ. Në zgjedhjet e vitit 2009 PBDNJ u braktis nga PS në momentet më delikate të proçesit. Liderishipi socialist nuk ndërhyri kur po ndodhnin këto fenomene. PS ndërpreu komunikimin në të gjitha nivelet me PBDNJ. Për herë të parë gjatë dhjetëvjeçarit patëm fatin të numërojmë votat tona në zgjedhjet e 2011. Nuk u besoja syve kur shikoja se kisha dyfishin e votave se mesatarja që kishim marrë. Kjo tregon se asnjëherë nuk na është dhënë ajo që duhej të merrnim”, tha Dule. Po ashtu ai bëri të ditur edhe qëndrimin kundër ndaj taksës progresive, pjesë e programit të PS-së. “Vendet që kanë pasur taksën e sheshtë ka qenë përfitues në kohë krize ndërsa ato që kanë pasur sisitemin progresiv kanë vuajtur. Nuk është e tretshme formula e PS-së për qytetarin e mesëm. Ne kemi qenë kundër kësaj takse”.

 

Reforma zgjedhore

Për Vangjel Dulen, ishte reforma zgjedhore ajo që shnëoi ndarjen përfundimtare të PBDNJ-së me Partinë Socialiste. Duke bërë të ditur se me socialistët shpesheherë, PBDNJ ka pasur qëendrime të ndryshme, Dule nënvizoi se ndryshe nga sa kishte premtuar, PS nuk arriti të përmbushë asnjë nga kërkesat e partive të vogla për sistemin zgjedhor. “Ne kemi qenë në bashkërendim të aktivitetit politik kur e kemi para të arsyeshme për të qenë në krah të PS-së. Ne jemi distancuar nga tryeza opozitare në nisjen e komisonit të reformës zgjedhore, ku si PS ashtu edhe PBDNJ, kishin të drejtën e përfaqësimit. Kërkuam në tryezën e opozitës , një strategji konkrete. U kërkua ndryshimi i sistemi elektoral. U premtua nga PS se do ishte çështje themelore. I kërkuam sinqeritet PS-së. Insistuan se ishin seriozisht të angazhuar dhe nuk pranuan të diksutohen propozimet e pative politike”, u shpreh Dule. Në këtë kontekst, ai bëri të ditur se PBDNJ nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi me PS që pas zgjedhhjeve të 2009. “Nuk ka asnjë marrëveshje. Ka pasur koordinim veprimesh politike dhe parlamentare sa herë kemi pasur qëndrime të përbashkëta. Dhe e kundërta për qëndrime të ndryshme. Unë personalisht isha që në seancën e parë të kuvendit, PS nuk ishte.  Ne kemi qenë në momente më delikate në krah të PS-së. Kemi kontribuar edhe në mbështetjen e drejtpërdrejtë por edhe në një mendim të ndryshëm. Në zgjedhjet e 2011-ës forca e vetme që kandidoi vetëm ishte PBDNJ. Sepse nuk u arrit një marrëveshje me PS-në. Kostoja ishte reduktimi në 2/3 të këshilltarëve në këshillta bashkiakë dhe komunalë”, theksoi Dule. Po ashtu, kreu i PBDNJ-së nuk nguroi të kritikonte PS lidhur me qëndrimin e saj për çështjen ekonomike, ku sipas tij, forca më e madhe opozitare shfaqet e çorientuar. “Jemi në vigjilje të një ballafaqimi zgjedhor që ka dy aspekte. Është një sistem zgjedhor shumë i komplikuar i cili penalizon forcat politike të sistemit të dytë. Ky sistem i kufizon vetëm me një mandat. Dhe e dyta është situatë ekonomike tejet e komplikuar. Këtu ndahemi me PS-në. Po shkojmë drejt një situate katastrofike, kriza po jep goditjete e veta, të cilat po vijnë duke u intensifikuar dhe edhe nëse do vijë  shëndoshja e situatës ekonomike që nuk mund të jetë kaq e afërt, sërish do kërkojë shumë kohë që të kapërcejnë goditjen psikologjike emigrantët. Opozita duhej ta kishte shkoqitur situatën ekonomike dhe financiare. Kjo duhet të jetë historia e përditshme, që nuk ndodh”, pohoi kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency