Hetime antiterror në Bullgari – Izraeli kërkon mbështetje kundër Hizbollahut

0

bullgariGjurmët të çojnë në Liban, tek milicët Hizbollah. Kryeministri izraelit Netanjahu flet për një fushatë të terrorit global dhe kërkon bashkë me SHBA një qëndrim më të ashpër të BE-së kundër Hizbollahut.

“Ka qenë Hizbollahu”, për këtë qeveria izraelite ka qenë e sigurt që pas sulmeve terroriste të 18 korrikut 2012. Atentatori mori me vete në vdekje pesë turistë izraelitë dhe shoferin bullgar të autobusit. Më shumë se 30 izraelitë të tjerë pësuan lëndime, kur autobusi i tyre u hodh në erë në aeroportin e qytetit Burgas në Detin e Zi

Tani pas një gjysmë viti dhe me mbështetjen e Europolit hetuesit në Bullgari arrijnë në përfundimin, se kanë qenë të paktën dy keqbërës dhe ata kanë pasur lidhje me Libanin. E pra edhe me milicët shiite Hizbollah, që kërcënojnë Izraelin në kufirin e tij verior?

“Nëse kjo mund të provohet në rrjedhën e hetimeve, do të thotë se në Burgas Hizbollahu ka kryer për herë të parë një sulm në Evropë që nga mesi i viteve 80-të”.

Me mbështetjen e Europolit hetuesit në Bullgari arritën në përfundimin, se të paktën dy nga atentatorët pasur lidhje me Libanin.

Fillimisht hetuesit në Bullgari mendonin, se ka qenë vetëm një atentator vetëvrasës. Por pastaj, thotë Wainwright, kemi kërkuar së bashku njerëz të tjerë, duke gjetur pasaporta të tjera falsifikuara. Ministri i Brendshëm bullgar Cvetanov tha në Sofje, se krahasimi i provave të ADN-së ka sjellë dëshmitë kryesore:

“Dhe këto analiza dëshmojnë për lidhje me Hizbollahun. Prandaj ne kemi dyshimin se këto persona me pasaporta të fallsifikuara kanë qenë anëtarë të njësive të Hizbollahut”.

Që nga sulmi i korrikut të kaluar qeveria bullgare ka qenë shumë e përmbajtur. Kryeministri Borisov tha, duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, se: “Kjo nuk është lufta jonë”. Por tani duket sikur terrori i Lindjes së Mesme me verën e kaluar ka ardhur në Evropë. Në Jeruzalem kryeministri Benjamin Netanjahu falënderoi hetuesit bullgare: “Komuniteti ndërkombëtar duhet të përmend tani Hizbollahun me emër: Ajo është një organizatë terroriste. Për këtë është duke u diskutuar në Evropë dhe duhen marrë hapat përkatëse. Sepse Hizbollahu ka vetëm një udhëheqje dhe si objektiv terrorizmin”.

Ajo, që Netanjahu mendon, është se dallimi ndërmjet Hizbollahut si forcë politike dhe partisë në pushtet në Liban nuk justifikohet dot më. Evropianët duhet të distancohen nga kjo ide.

Edhe në SHBA mendojnë prej vitesh, se pozicioni evropian ndaj Hizbollahut është shumë i butë. John Brennan, këshilltar i Presidentit Obama për Sigurinë Kombëtare, tha se partnerët evropianë duhet të jenë aktivë dhe të ndihmojnë për zbulimin e flukseve të parave dhe kontakteve të Hizbollahut në mbarë botën. Edhe shefi i qeverisë libaneze Naxhib Mikati e ka marrë fjalën. Ai i siguroi Bullgarisë përkrahje në hetimin e mëtejshëm, Një ofertë, që ndoshta nuk duhet të merret shumë seriozisht.