Standard.al

Part-time, tarifat e studimit për të gjitha degët, ja kujt i përgjysmohet pagesa

Driçim Çaka

par timeStudentët që janë përsëritës, do të paguajnë tarifën vetëm për kreditet të cilat ende nuk i kanë marrë

 

Ministria e Arsimit ka publikuar tarifat për të gjitha degët e studimit në ciklin “Bachelor” me kohë të pjesshme. Kandidatët që kanë vazhduar për herë të parë studimet do të kenë një tarifë më të ulët se studentët që vazhdojnë një fakultet të dytë. Vendimi qeverisë përcakton se çdo studentë do të duhet ti përshtatet tarifës për çdo kredit. Edhe për vitin 2012-2013 do të jetë 180 kredite për sistemin “Bachelor”. Studentët që janë përsëritës do të paguajnë tarifën vetëm për kreditet të cilat ende nuk i kanë marrë. Tarifat, sipas MASH, do të paguhen në postë dhe duhet të paguhet brenda vitit të parë të studimeve.

Kush paguan gjysmën

Kandidatët që kanë fituar të drejtën në një nga programet e studimit me kohë të pjesshme dhe u përkasin shtresave si: Personave që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë, Invalidët, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijët romë dhe ballkano-egjiptianë, fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës si dhe fëmijët e ish-të përndjekurve politikë paguajnë vetëm gjysmën e tarifës.

Ministria e Arsimit për vitin 2012-2013 ka përcaktuar 10 045 kuota të cilat shpërndahen për kandidatët nga Shqipëria, për të huajt, për kandidatët nga trevat shqiptare si dhe për shtresat në nevojë.

Lista gjendet tek gazeta “Standard”

Comments are closed.