Standard.al

Lista e plotë me emrat e kandidatëve që u janë njësuar diplomat

 Driçim Çaka

 kandidatet109 kandidatët që u janë konvertuar diplomat

 

Ministria e Arsimit ka publikuar listën më të fundit me kandidatët që u janë njësuar diplomat. Janë 109 studentë shqiptarë, por edhe të huaj që u janë konvertuar diplomat. MASH bën dije se në proces njësimi janë dhe qindra diploma të tjera, por që do t’i nënshtrohen të gjithë procesit të konvertimit.

 

Njohja e diplomave

 

Procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja juaj konsiderohet e plotë. Procedura mund te zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione te tjera që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi. Megjithatë, në rastet kur nevoja për njohjen e diplomës lidhet me një afat të caktuar, si për shembull, paraqitja e kërkesës për t’u regjistruar në një program studimi, lutemi shënojeni këtë në dokumentacionin që do të paraqisni. Njehsimi është një proces kompleks që mbështetet, ndër të tjera, në kritere të tilla si: niveli, kohëzgjatja, kreditet, cilësia, profili i programit të studimit, natyra e studimeve (raportet midis mësimdhënies dhe punës kërkimore) etj.

 

Si bëhet aplikimi

 

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton se dokumentet që duhen janë:

a) Formati i aplikimit të plotësuar;

b) Diploma ose certifikata/vërtetimi i diplomimit;

c) Lista e notave ose suplementi i diplomës;

d) Dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj;

e) Mandat-pagesa.

Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Ndërsa për shtetasit e huaj, dokumentet duhet të jenë

me përkthim të vërtetuar.

 

1. Abaz Sina
2. Alban Pecini
3. Albana Lumi
4. Alda Bazaj
5. Alnta Thomai
6. Amarild Cuko
7. Ameljeta Dana
8. Amilba Brahimi
9. Anastasios Kukos
10. Andi Kolici
11. Anila Dermyshi
12. Anila Spahiu
13. Arif Jetullahu
14. Asdren Mekaj
15. Austela Osmeni
16. Belinda Gjini
17. Besian Nuellari
18. Besmir Kamberaj
19. Bilal Bilge Kaan Dogruyol
20. Bujar Spahiu
21. Daniela Shehu
22. Daniela Tako
23. Denis Veliu
24. Detor Berisha
25. Diana Toçka
26. Driola Nushi
27. Edlir Trashi
28. Edlira Mehmeti
29. Edmir Cenaj
30. Edmond Muco
31. Egest Gjokuta
32. Eglantina Malaj
33. Ela Toçka
34. Eljona Meleq
35. Emel Kandemir
36. Endri Çako
37. Enerjeta Kasollari
38. Enid Lucaj
39. Entela Metaj
40. Eriola Lala
41. Erlind Pepla
42. Ervis Myftari
43. Ervisa Sadushi
44. Faridun Nugmonov
45. Fation Tila
46. Fredi Byku

 

  1. Genc Caushi
  2. Gentian Kerpaci
  3. Gianfranco Fornasar
  4. Giuliano Franca
  5. Gledi Urovi
  6. Gzim Mustafa
  7. Hakan Akpinar
  8. Hakan Kaçar
  9. Haris Bala
  10. Hilda Nikaj
  11. Huseyin Ayvaz
  12. Huseyin Yilmaz
  13. Ilir Mano
  14. Ina Osmani
  15. Ina Selimi
  16. Joana Shabani
  17. Jonild Aliu
  18. Jonilda Trebicka
  19. Jorida Cullhaj
  20. Jurilda Shimi
  21. Katerina Gjidani
  22. Katherine Marie Scott
  23. Klevis Gjergji
  24. Koço Lubonja
  25. Laugj end Bunguri
  26. Ledia Vasjari
  27. Ledina Zogolli
  28. Libade Hidri
  29. Lindita Zaloshnja
  30. Lorena Osmaj
  31. Ludovik Coba
  32. Lulzim Hamitaj
  33. Manushaqe Lazri
  34. Mariol Semini
  35. Marion Mili
  36. Marjol Bozo
  37. Marlen Kazani
  38. Martela Sinanaj
  39. Mihail Mizaku
  40. Mihal Toda
  41. Mukremin Ozkul
  42. Niko Shupuli
  43. Nikola Shaban
  44. Odeta Berberi
  45. Olga Konomi
  46. Pjerin Shoshi

 

93. Rahim Cena
94. Razlind Shytaj
95. Renata Balliu
96. Renata Rickels
97. Rigels Dervishi
98. Rudor Novi
99. Selim Bezeraj
100. Shkëlqim Muça
101. Shkelqime Fida
102. Sotiraq Kondi
103. Stela Xhafa
104. Sultan Ayfer
105. Tatiana Slavinskaya
106. Tonin Shehi
107. Vera Gura
108. Xheni Ferra
109. Yin Wenjie

 

 

 

“Balfin” blen nga austriakët kompaninë kryesore të kromit në Shqipëri

 

Kompania “Albanian Chrome”, me përbërje austriakët “DCM DECO metal GmbH” dhe “DCM Beteilinungs GmbH”, që ka aktivitet koncesionar në shfrytëzimin e kromit, ka vendosur shitjen e aksioneve të tij tek grupi shqiptar “Balfin”. Ky grup është në pronësi të sipërmarrësit shqiptar Saimir Mane, që ka si aktivitet import-eksport, shitje me shumicë dhe pakicë të mallrave industrial dhe ushqimorë, tregtim të mallrave të ndryshëm, transport mallrash, në fushën e ndërtimeve etj. Ndërsa kompania “Albanian Chrome” sh.p.k ushtron veprimtarinë në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të mineralit të kromit dhe prodhimit të ferrokromit.
Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas njoftimit zyrtar të botuar në faqen e institucionit, bëhet e ditur se në 17 janar, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar me “Marrëveshjen për blerjen dhe shitjen e Abanian Chrome sh.p.k”.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes palëve “Balfin” sh.p.k në cilësinë e blerësit dhe “DCM DECO metal GmbH” dhe ” DCM Beteilinungs GmbH” në cilësinë e shitësve dhe ka si objekt, përftimin e kontrollit të shoqërisë “Albanian Chrome” ah.p.k nga shoqëria “Balfin” Sh.p.k përmes transferimit të 100% të kuotave.
Autoriteti i Konkurrencës shprehet se nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10, pika 1, shkronja b dhe 12, pika 1 të ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.
Ky Autoritet ka ftuar palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar jo më vonë se 15 ditë nga data 17 janar.
“Albanian Chrome” është pjesë e grupit austriak “Decometal”, dhe shitja e kompanisë u bë e ditur disa muaj më parë për shkak të vështirësive financiare. Kjo kompani zotëronte pjesën kryesore të mineralit të kromit, minierën e Bulqizës, e cila tashmë duket se po kalon nën drejtimin e biznesit shqiptar “Balfin”. “Albanian Chrome” është koncesionari më i madh në Shqipëri dhe zotëron minierën e Bulqizës prej më se 6 vitesh. Por gjatë punës ka raportuar vazhdimisht një biznes me humbje.
Fillimisht koncesionin për minierat e kromit dhe industrinë e ferrokrimit në Bulqizë dhe Elbasan i mori kompania italiane “Darfo”, e cila më pas ia shiti grupit austriak. Probleme të mëdha në shfrytëzimin pa kritere shkencore shoqëruan punën e dy kompanive në një zonë ku janë vërejtur abuzime të mëdha në rezervat minerale të kromit.

 

Comments are closed.