Agjencia e Akreditimit hedh poshtë vendimin e qeverisë Kundër programeve të studimit në publik për të mbështetur universitetet private

0
300

Driçim Çaka

diplomaTë gjitha këto programe të reja duhet të ishin gati brenda viti akademik 2012-2013, por çuditërisht nuk u miratuan

 

Universitetet private kanë mbështetjen maksimale nga institucionet e arsimit në vend. Pas çështjes së regjistrimit në master pa diplomë “Bachelor”, gazeta “Standard” zbulon një tjetër aferë të Agjencisë Publike të Akreditimit. Këshilli i Ministrave pak kohë më parë miratoi çeljen e programeve të reja për studimet master, por ky vendim u hodh “poshtë” nga Agjencia e Akreditimit. Sipas burimeve të gazetës, ky vendim është marrë me qëllimin e vetëm që këto programe të mos hapeshin në universitetet publike, por të favorizoheshin disa nga universitetet private, duke çelur programet e reja. Këshilli i Akreditimit pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë ka votuar kundër hapjes së këtyre programeve në shtet pa dhënë ndonjë arsye të fortë. Nga 9 anëtarët e këtij këshilli, 5 prej tyre kanë votuar kundër hapjes së programeve mes tyre edhe vetë kryetari i Këshillit të Akreditimit. Duhet theksuar se nga 9 anëtarë 2 prej tyre kanë qenë ekspertë të huaj, por në votim janë shprehur pro hapjes së këtyre programeve në universitetet publike.

Programet

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, gjatë këtij viti duhej të hapej programi i ri në master Teknologji Informacioni, IT. Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë duhej të hapej programi i ri i studimit për Ekonomi Financë. Në Universitetin Bujqësor të Tiranës duhej të hapej programi i ri i studimit për Menaxhim Ujërash. Të gjitha këto programe të reja duhet të ishin gati brenda viti akademik 2012-2013, por çuditërisht janë hedhur poshtë. Programet ishin propozuar nga universitetet përkatëse për t’u hapur. Ka qenë vetë ministri i Arsimit, i cili ka çuar vendimin në Këshillin e Ministrave, ku ka marrë miratimin e menjëhershëm.

Mbështetja për privatët

Kjo nuk është hera e parë që institucionet e arsimit mbështesin më shumë institucionet private në krahasim me institucionet e arsimit publik. Nëpërmjet kësaj metode universitetet private kanë mundësinë të hapin programe të reja pa pasur konkurrencë me universitetet publike.

Si akreditohen programet

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me Këshillin e Akreditimit, harton planin e akreditimit për Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën e tyre.
– Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me Këshillin e Akreditimit, sipas planit të akreditimit të miratuar, fillon procesin e vlerësimit të jashtëm, jo më vonë se dy muaj nga data që Agjencia Publike e Akreditimit e Arsimit të Lartë institucioni ka dorëzuar raportin përfundimtar të vlerësimit të brendshëm të cilësisë.
– Ministri i Arsimit dhe Shkencës mund t’i kërkojë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Këshillit të Akreditimit përfshirjen në planin e vlerësimeve, edhe për institucione të reja të cilat janë në prag të dhënies së diplomave por nuk kanë bërë kërkesë për fillimin e këtij procesi dhe për institucione të akredituara që nuk kanë bërë kërkesë e që kanë kaluar afatin kohor gjashtë vjet, të përcaktuar në ligj, për riakreditim.
– Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë ngre grupet e vlerësuesve sipas fushave dhe i miraton ato në Këshillin e Akreditimit.
– Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë mbikëqyr në tërësi procesin dhe siguron që ai të kryhet me korrektësi, në përputhje me procedurat e kriteret e vlerësimit, me objektivitet, transparencë dhe në barazi të plotë midis IAL-ve.
– Agjencitë e tjera e kryejnë këtë proces sipas parashikimeve në këtë rregullore, me vlerësuesit e tyre dhe sipas planifikimeve për të cilat ato bien dakord me institucionet e arsimit të lartë.

Të gjitha këto kushte sipas burimeve të gazetës janë plotësuar por gjithsesi Agjencia e Akreditimit ka votuar kundër hapjes së programeve.

 

 

Programet që duhet të hapeshin

-Universiteti “Aleksandër Moisiu”, gjatë këtij viti duhej të hapej programi i ri në master Teknologji Informacioni, IT

-Në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë duhej të hapej programi i ri i studimit për Ekonomi Financë

– Në Universitetin Bujqësor të Tiranës duhej të hapej programi i ri i studimit për Menaxhim Ujërash

 

 

Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri

Spitali Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion shëndetësor në vend, realizon transplantin e mëlçisë

Mjekët e këtij spitali realizuan me sukses për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç. Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e hënë, 28 janar 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan realizuan për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë.

Kjo ka qenë një sfidë dhe më e vështirë pasi ky transplant u krye tek një fëmijë 3-vjeçar.

Arritja e madhe në fushën e mjekësisë i solli fatin e shumë dëshiruar djalit trevjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar, të jetojë në vazhdim si gjithë moshatarët e tij. Ekipi i përbërë nga profesorë dhe mjekë të Spitalit Amerikan kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale të transplantit të mëlçisë.

Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare, e cila zgjati përreth 10 orë, doli me sukses dhe tashmë pritet vetëm reagimi i fëmijës ndaj transplantit.

Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, Mikele dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje. Por ende ka shumë për të bërë pasi ndjekja dhe terapia post operative është po aq e rëndësishme sa operacioni. Mikele do të trajtohet në reanimacion në një kujdes intensiv të mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Shpenzimet e kësaj ndërhyrje janë dhuruar nga biznesmeni Kadri Morina.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency