Studime

0
158

ilacetKujdes antidepresivët, rrezik për zhvillimin e aritmive

Rrezikojnë aritmi pacientët që pinë disa lloje antidepresivësh, kryesisht të atyre në doza të larta. Këtë e tregon një studim i zhvilluar tek 38 mijë pacientë të cilët trajtohen me kura antidepresive, mbajtur nga disa studiues të spitalit të Masaçusetsit në Boston, publikuar në “British Medical Journal”. Studimi merr të dhënat bazuar në një analizë të mëparshme të FDA-së, të cilët kishin dyshuar për një lidhje të dyfishtë mes disa antidepresivëve dhe rrezikut për aritmi.

 

Tymi, OBSH konfirmon se shton një sërë sëmundjesh

Arteriosklerozë, sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijë, probleme në lindje, janë këto disa prej dëmeve të provokuara nga ekspozimi i marrë në ajrin e ndotur të disa zonave. Konfirmimi i organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, kërkon masa të reja nga Bashkimi Evropian, pas një studimi të kryer nga Komisioni Evropian, ku rreth 80 për qind e qytetarëve evropianë, janë më shumë të ekspozuar ndaj nivelit të lejuar të ndotjes në ajër, bazuar edhe në vlerat e OBSH-së. Për nivelin e lartë të ndotjes OBSH-ja akuzon ozonin dhe dioksidin e azotit.

 

Franca ndalon medikamentit antiakne

Shitja e medikamentit antiakne Diane 35 do të jetë e ndaluar në Francë, pasi studimet e fundit kanë treguar se rrit nivelin e trombozave të venave. Kjo mësohet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë për Ilaçet (ANSM). Pezullimi bëhet i vlefshëm pas tre muajsh dhe përfshin edhe ilaçe të tjera gjenerike të korrespondueshme. “Agjencia prej disa ditësh tashmë ka nisur procedurën për pezullimin e shitjes së këtij ilaçi në farmaci”, – ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i ANSM-së, Dominique Maraninchi. Ndalimi i këtij ilaçi është bërë pas katër vdekjeve të ndodhura në këto 25 vitet e fundit.

 

Fistikët janë fruti i dashurisë

Fistikët, përveçse një frut tejet i shijshëm, janë konsideruar edhe si fruti i dashurisë, pasi i bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe seksualitetit. Edhe pse një frut i thatë, nuk duhet të mungojë kurrsesi në dietat ushqimore sikurse as në tryezat tuaja. Sipas studimeve të ndryshme fistikët janë një koncentrat shëndeti dhe shije të mirë. Janë një numër i pafund i studimeve shkencore që kanë dekretuar numrin e pafund të mirave dhe përfitimeve që vijnë nga konsumi i këtij fruti, duke nisur që me kontrollin e peshës, shëndetin e zemrës, si dhe në kontrollimin e disa shqetësimeve seksuale si disfunksioni erretil.

 

Papiloma virus, rrezik kanceri, test dhe vaksinë për parandalim

 

Është një prej viruseve më të përhapura HPV apo e quajtur Papiloma virus, nisur edhe nga fakti se 80 për qind e meshkujve dhe femrave që kanë aktivitet seksual, herët a vonë ndeshë këtë virus. Tejet i përhapur dhe relativisht i dëmshëm, duke pasur parasysh faktin se në shumicën e rasteve infeksioni nuk jep shenja, duke u zhvilluar në mënyrë spontane. HPV-të me nivel të ulët rreziku (të tipit 6 e 11) mund ta provokojnë vetëm lythat, ndërsa ato me nivel rreziku të lartë ( të tipit 16 e 18), janë në gjendje të shkaktojnë kancer në mitër. Ndërkohë që të qenët pozitiv që në moshën 16 e 18 vjeçe, jo domosdoshmërisht përkthehet si kancer i qafës së mitrës. Për këtë gjithnjë e më shumë këmbëngulet që të merren masa parandaluese, duke nisur që me pap-testin dhe vaksinimin, që në shumë vende të botës tashmë bën pjesë në kalendarin e vaksinave të detyrueshme.

 

Përgatiti: B. Mrishaj

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency