E njoh prej vitesh Al Pacinon…!

0
163

al pacinoKinema/ Al Pacino dhe Christopher Walken, në filmin “Stand up guys”

 

Filmi “Stand up guys” është filmi që ka bashkuar tre emra të mëdhenj të kinemasë amerikane, Al Pacino, Christopher Walken dhe Alan Arkin. Filmi përshkruan një histori përndjekjeje të përshkruara me nota të një humori të rëndë, mes dy ish-shokëve të burgut, njëri prej të cilëve dëshiron të vrasë tjetrin. Al Pacino 72-vjeçar dhe Christopher Walken 69, janë aktorët kryesorë të filmit “Stand up guys”. Ndonëse aktorët njihen prej vitesh, ky është filmi i parë, i cili i sjell në një bashkëpunim:

“E njoh prej vitesh Al Pacinon, kemi shkuar të dy në Studion e Aktorëve në Nju Jork dhe kemi pasur një përshëndetje prej dekadash. E kam parë gjithë jetën nëpër filma dhe të xhirosh tani me të është vërtetë frymëzuese”.

Në këtë film ata interpretojnë dy ish-shokë burgu. Personazhi i Doc-ut interpretuar nga Christopher Walken, duhet të vrasë personazhin e quajtur Val, i cili interpretohet nga Al Pacino, ndonëse ata kanë qenë shokë në qeli. Ai pret sa Vali të përfundojë 28 vitet e burgut dhe ditën e parë që ai del vihet në ndjekje të tij.

24 orët e para të lirisë për të janë të mbushur në çdo minutë me të papritura, dhe të dy i përjetojnë këto minuta si të ishin të fundit e jetës së tyre.

Në subjekt hyn dhe një mik i vjetër interpretuar nga Alan Arkin, i cili nga një azil pleqsh ku jeton përfshihet në një natë të ngarkuar me ndjekje e peripeci të ndryshme.

Al Pacino shpreson që shikuesit ta pëlqejnë filmin .

“Mendoj se ky film është më shumë argëtues, ka humor dhe në një farë mënyre ka ndjeshmëri”.

Christopher Walken, i cili është në prag të ditëlindjes së tij të 70-të, thotë se nuk mendon shumë rreth moshës:

“Nuk mendoj për moshën, për vitet, për ditëlindjet apo përvjetorët. Janë gjëra që vijnë dhe kaq… mendoj se në këtë moshë thjesht duhet të kujdesesh pak më shumë për veten dhe të përpiqesh të argëtohesh sa më shumë të mundesh”. Regjisori i filmit Fisher Stevens thotë për bashkëpunimin me Pacinon, Walken dhe Arkin: “I njihja të dy që më parë dhe bëmë pak prova për skenat që xhiroheshin, e më pas hymë drejt në e në xhirime sepse ata janë legjenda të kinemasë, ndaj duhet t’i ndjekësh në çdo moment. Kjo është e frikshme disi, të punosh me ta, por ata janë tre prej njerëzve më të zgjuar dhe të mprehtë që mund të takohen, ndaj duhet shijuar puna me ta. Kështu e mendova dhe e përjetova këtë përvojë në këtë film”. Filmi ka nisur projeksionet në kinematë amerikane prej ditës së djeshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency