Unaza prej safiri vazhdon të mbetet një enigmë

0
204

unaze safiriDyshohet se është prodhuar mes shekujve të shtatë dhe njëmbëdhjetë. Një unazë me një safir, e zbuluar nga arkeologët në Britaninë e Madhe, ka krijuar aq shumë hutim mes ekspertëve, sa një takim më i gjerë është thirrur për të mbledhur opinione mbi kohën se kur ajo mund të jetë prodhuar. Një punonjëse e muzeut tha se takimi i ekspertëve është thirrur me shpresë se “unaza do të zbulojë diçka nga sekretet e saj”. Muzeu thotë se stili dhe materiali i përdorur në këtë unazë e bën të vështirë aludimin për kohën kur ajo mund të jetë prodhuar, megjithëse dyshohet se mund t’i përkasë një periudhe diku mes shekujve të shtatë dhe njëmbëdhjetë. Unaza u zbulua me detektor metali në vitin 2009. Ajo ka një madhësi prej 2.5 centimetrash dhe është e përbërë nga floriri, xhami, si dhe një gur i madh safiri. Ekspertë nga e gjithë Britania do të marrin pjesë në takimin për ekzaminimin e unazës. Një argjendar do të përpiqet të prodhojë një kopje të saj, në mënyrë që të raportojë për aftësinë dhe teknikat e përdorura nga argjendari origjinal. Ky është rasti i dytë i njohur i përdorimit të safirit në bizhuteritë e njerëzve të Mesjetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency