Shtatorja e Rugovës, një tallje e mjerë

0
151

Dr. Ilir Muharremi

rrugovaSkandal me shtatoren e Ibrahim Rugovës: Të anulohet konkursi! Shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova duhet të jetë e thellë, origjinale, që përkon me shpirtin ndjenjat, sinqeritetin, filozofinë dhe letërsinë e tij. Për çudi, njëzet e shtatë makete konkurruese, të cilat guximshëm u punuan nga skulptorët, ngjajnë më shumë me parodinë, satirën dhe humorin. A duhet kështu të pranohet ish-presidenti?!

 

Shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova duhet të jetë e thellë, origjinale, që përkon me shpirtin ndjenjat, sinqeritetin, filozofinë dhe letërsinë e tij. Për çudi, njëzet e shtatë makete konkurruese, të cilat guximshëm u punuan nga skulptorët, ngjajnë më shumë me parodinë, satirën dhe humorin. A duhet kështu të pranohet ish-presidenti?! Përse nuk bëhet një përzgjedhje e artistëve në të gjitha trojet shqiptare, madje edhe të huaj, ngaqë kemi të bëjmë me një figurë historike, mit real, njeri global.

 

I mungon realizmi

 

Andaj, format proporcionet dhe dimensionet, duhet të punohen me një realizëm. Përse ata nuk njohin saktë realizmin, shkallën e parë të ballafaqimit, por përpiqen të modelojnë në diçka që nuk i takon atij. Nëse vërtet kapaciteti i inteligjencës vërtitet në këtë shkallë, atëherë, kjo konkurrencë, nuk i plotëson kushtet as për konkurrim të studentëve në vit të parë të Fakultetit, e lë më për një temë serioze. Nëse arti injorohet kështu, nëse realizmi i vlerës artistike është në këtë nivel, nëse kapaciteti i këtyre djelmoshave është ky kulm, atëherë përse ekziston një art i tillë avancimi? Tredimensionalja e tyre nuk e arrin as dy dimensionalen, bëhet fjalë për kompletim të baraspeshuar formal, që qëndron në hapësirë dhe kohë, e jo shtrembërim humoristik. Vërtet me vjen keq. Nëse shteti i Republikës së Kosovës lejon një gjë të tillë t’i bëhet ish-presidentit , atëherë hedh poshtë çdo meritë të tij. Vlera shekullore, vizioni postmodern dhe strategjia politike, artistike, letrare bëhet peng e kuçedrës mëkatare e cila ndoshta priti me kënaqësi këtë moment injorimi. Nuk jam fare politikan, dhe nuk e përfilli politikën, por arti i cili përpiqet të shndrit një vizionar, nuk duhet të krijoj objekte tallje ose majmun dëfrimi, siç duket në makete. Kjo është vërtet tmerruese! E shkruaj me mllef ndaj artit i cili përpiqet të quhet në thonjëza art, i cili përpiqet të dekoroj, zbuloj shpirtin e legjendës. Ai nuk është për tu ballafaquar edhe nëse do ishte nuk do fliste shumë, por do qeshte në vete, sikurse Oh zot fali se nuk dinë se çfarë bëjnë, por, lejo të shprehet secili ngaqë, realiteti dhe vendi posedon hapësirë për të gjithë.

 

Komisioni ende anonim

 

Kritika, seleksionimi, shpreh atë realitetin, ose mos vlerën dhe përpiqet ta ndaloj atë që duhet ndaluar. Shtatorja planifikohet të jetë 3 deri në 4 metra e gjatë, dhe të përcaktohet fituesi. Sa më shpejt duhet ndaluar një tallje e mjerë dhe të shpallet konkurs i ri për artist të rinj pa përcaktim moshe të cilët do ta shohin ashtu siç ata e ndjejnë dhe ashtu siç ishte vërtet vizionari. Më mirë është të kapet shpirti i tij, të futen në esencën krijuese, letrare, politike, filozofike, shkencore e cila do përputhet me anën e brendshme dhe të jashtme. Jo si një palaço që vendin ideal e ka në cirk, aty ku do të tërheq shumë vëmendje. Shtrohet pyetja përse komisioni është ende anonim, kush është vërtet në komision që do bëjë përzgjedhjen reale të karikaturave, a janë ata artistë të fushës apo njerëz që nuk e njohin fare artin e skulpturës. Qesharake, por në të njëjtën kohë edhe mjeruese sikurse mjerimi i Migjenit, kjo është kafshatë historike që vërtet nuk kapërdihet. Rugova ishte krenaria, bujaria, miti, Prometeu, Apogjeu i afërt i gjithë neve dhe e mbajmë në kujtesë sikur njeri të urtë, të qetë ngaqë ishte i fortë i sulmeve dhe ballafaqimeve të padrejta që i bëheshin dhe arriti gradualisht të fitoj çdo betejë, të ngris në këmbë botën, nëpërmjet filozofisë dhe realitetit të interpretuar në formë profesionale. Andaj, arti i këtyre konkurrentëve në të ardhmen nuk duhet të jetë belbëzues me fytyra të reja, të pakuptimta ngaqë na ka ardh në maje të hundës kjo shprehje diçka e re e pakuptimtë, e vakët, çrregulluese me enigmë që nuk posedon fare lidhshmëri dhe estetikë. Shpirti i Rugovës duhet të trajtohet pa diskutim si ajkë e njerëzimit, që gjithnjë do të jetë i veçuar, i destinuar për të qenë global. Dhe më tmerruesja është se mbiemrin Rugova e shënojnë me “Rrugova”, kjo dëshmon shkallë të ulët inteligjence, njohurie për atë që përpiqen të qesin në dritë.

Syzet, shall i tij do mbesin si imazh stili , mode, ngufatje padrejtësisht nga terrori, dhe duhet thelluar në kujtesë për ta ringjallë si një hyjni e cila gjithnjë do na shikoj nga lart, për të mirë edhe për të keq. Por, mos të befasohet me atë çfarë është duke ju bërë ose thënë më mirë duke e rrënuar me padije ose me vizione të qëllimshme. Por, jo legjenda jeton gjithnjë brenda neve ashtu si ishte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency