Cjapi shpallet i pafajshëm nga gjykata

0
155

 

cjapi i pafajshemNjë gjykatë në Sydney (Australi) ditën e mërkurë shpalli vendimin se i zoti i cjapit, me emrin Gary, nuk e ka nxitur kafshën e vet për të ngrënë lulet në lulishten pranë godinës së Muzeut të Artit Bashkëkohor. Policia më 22 gusht të vitit 2012 e kishte gjobitur të zotin e Gary, komedianin shëtitës James Dezarnaulds, me 440 dollarë për shkak se cjapi i tij hëngri lulet e lulishtes urbane, transmeton “ZR” njoftimin. James Dezarnolds u drejtua në gjykatë. Gjyqtarja mori vendimin për ta shpallur atë të pafajshëm, duke e argumentuar atë me faktin se, së pari, cjapi do të preferonte më mirë akulloren dhe jo lulet, dhe, së dyti, nuk ka asnjë provë bindëse që ai u nxit nga z. Dezarnaulds për kryerjen e “krimit”. James Dezarnaulds dhe cjapi i tij, i cili në seancën gjyqësore u paraqit me kapele në kokë dhe papion, mbetën të kënaqur me vendimin e gjyqtares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency