“Arratisen krokodilët”, shëtisin lirish nëpër ujëra

0

 

Loading...

krokodilePolicia në Afrikën Jugore i është bashkuar kërkimit për mijëra krokodilë, që janë larguar nga një fermë gjatë vërshimeve të fundit në këtë vend. Zyrtarët thanë sot se së paku 7 mijë krokodilë kishin ikur nga një fermë, afër kufirit me Zimbabvenë dhe Bocuanën. Deri tash janë zënë afro 2 mijë krokodilë, që do të thotë se në natyrë shëtisin lirshëm dhe të disponuar për gjah edhe nja 5 mijë krokodilë. Shumica e tyre janë më të mëdhenj se dy metra, andaj policia i ka alarmuar njerëzit që të kenë kujdes dhe të mos hyjnë në ujëra.

Loading...