1 dollar shitet për 10 milionë dollarë

0
139

1 dollarMbi 10 milionë dollarë (më saktësisht 10 milionë e 16 mijë e 875 dollarë) është blerë në një ankand monedha e argjendtë prej 1 dollari, e cila daton nga viti 1794, që shumë ekspertë besojnë se është monedha e parë, e cila është krijuar nga “Mint” në SHBA. Kjo është një monedhë dollari e njohur gjithashtu si dollari i argjendtë, që është shitur dyfish më shtrenjtë sesa monedha e krijuar më 1799. Kjo e fundit ishte shitur për 4.1 milionë dollarë, bëjnë të ditur nga shtëpia e ankandeve “Stack’s Bowers Galleries”. Sipas ueb-faqes “coinnews”, monedhën e ka blerë kompania “Legend Numismatics”, e cila koleksionon monedha të rralla nga Nju Xhersi. Dollari i argjendtë është përdorur në SHBA që nga viti 1794 e deri më 1935.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency