Udhëzimi i ISHP-së: Adoleshentë, si mund të lini duhanin

0
148

duhaniKjo, pasi në këtë moshë, sipas specialistëve, ata nuk janë as të informuar dhe as në gjendje të imagjinojnë rreziqet që u kanosen nga duhani

 

85 për qind e përdoruesve të duhanit në vendin tonë janë para moshës 18 vjeç. Nisur nga kjo, sektori i Abuzimit me Substancat (duhan-alkool) në ISHP, në bashkëpunim me Aleancën kundër Duhanit kanë mbledhur arsyetimet e nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës dhe disa rretheve të vendit pse nuk duhet të pihet duhan, si dhe arsyet pse duhet lënë duhani. Nxënësit e shkollave të mesme janë përgjigjur se cilat janë të mirat e të mos pirit duhan, të cilat janë renditur në fletëpalosje drejtuar vetë nxënësve.

ISHP

Studimet e ndryshme kanë treguar se fëmijët imitojnë të rriturit, duke filluar sidomos në vitet e para të adoleshencës (12 deri në 13 vjeç) të pinë duhan. Kjo, pasi në këtë moshë, sipas specialistëve, ata nuk janë as të informuar dhe as në gjendje të imagjinojnë rreziqet që u kanosen nga duhani. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se 85 për qind e përdoruesve të duhanit në vend e kanë nisur atë para moshës 18 vjeç.

 

101 arsye për të lënë duhanin

1. Mund të jetoni më gjatë

2. Shija e puthjeve është më e mirë

3. Rrobat mbajnë ere të mirë

4. Më shumë para për të shpenzuar

5. Frymëmarrje më e lehtë

6. Më tepër energji për t’u argëtuar

7. S’ka më tavlla duhani te pista

8. Më pak mundësi për të pasur kancer fyti

9. Nuk do të rrethoheni më nga tymi i duhanit

10. Do të keni më shumë energji për punë

11. Do të qëndroni të qetë në ambientet ku nuk lejohet pirja e duhanit

12. Ushqimi do t’ju shijojë më shumë

13. Më shumë kohë të lirë

14. Krenarë për veten që e keni lënë duhanin

15. Mushkëri të shëndetshme

16. Më shumë para për kinema

17. Familje dhe miq më të shëndetshëm

18. Makina nuk do të mbajë më erë të keqe duhani

19. Mund të luani futboll më tepër

20. Do të keni më pak rrudha

21. Disa njerëz do t’ju respektojnë më shumë

22. Nuk do t’i keni gishtat e zverdhur e me njolla nga duhani

23. Do të jetoni më shumë

24. Do të keni lëkurë më të pastër

25. Mushkëritë do të jenë më të fuqishme

26. Nuk do të ndiheni më të kontrolluar nga cigaret

27. Do të jeni një shembull për fëmijët tuaj

28. Do të keni më shumë mundësi të fitoni punën që doni

29. Mund t’u tregoni miqve me krenari se ju ishit të suksesshëm në lënien e duhanit

30. Mund ta ngisni biçikletën më shpejt dhe për një periudhë kohe më të gjatë

31. Nuk do të ndiheni në siklet nga miqtë kur pini duhan para tyre

32. Më mirë ta lini tani duhanin sesa më vonë

33. Gjithmonë do t’i keni të dyja duart të lira

34. Nuk do të sëmureni kaq shpesh

35. Frymëmarrja është më e lehtë dhe më e pastër

36. Dhëmbë më të bardhë

37. Nuk do të keni nevojë të mbani gjithmonë cigare me vete

38. Miqtë dhe familja juaj nuk do të thithin tymin e duhanit tuaj

39. Shtëpia nuk do të mbajë më erë duhan

40. Duart nuk do të mbajnë më erë duhan

41. Nuk do të kolliteni më për shkak të duhanit

42. Mund të vraponi më shpejt

43. Nuk do të ndiheni më në varësi

44. Nuk do të keni nevojë të hani diçka pasi keni pirë duhan për të larguar erën e keqe nga goja

45. Më pak mundësi për t’u sëmurur nga kanceri i laringut

46. S’ka më dëshirë për të pirë duhan

47. Më shumë kënaqësi në punë

48. S’ka më vrima të djegura në rrobat tuaja

49. Më shumë njerëz do të keni rreth vetes

50. Mundësi më të mira për të kënduar

51. Më pak shanse për kancerin e gojës

52. Do të lexoni më tepër libra në bibliotekë

53. Flokët nuk do të mbajnë më erë duhan

54. Më pak stres

55. Nuk do të ndotni ambientin

56. Nuk do të vini më vërdalle nëpër shtëpi apo makinë duke kërkuar cigaret

57. Nuk do të jetë nevoja të rrini jashtë në të ftohtë apo në shi për të pirë cigare

58. Mund të flini më mirë

59. Sytë nuk do të irritohen nga tymi i cigareve

60. Do të keni më shumë shokë

61. Nuk do të bini era duhan kur t’ju afrohen të tjerët pranë

62. Do të inkurajoni të tjerët që edhe ata ta lënë duhanin

63. Një njeri inteligjent dhe që nuk pi duhan është shumë interesant

64. Do të keni më shumë lekë për të blerë CD

65. Më pak shanse për enfizemë

66. Nuk do të harxhoni më kohë dhe lekë për të blerë cigare

67. Nuk do të ndiheni më fajtorë për dëmtimin e trupit tuaj

68. Më pak kuti cigaresh do të shkojnë në zonat e grumbullimit të plehrave

69. Kafshët shtëpiake nuk do të sëmuren nga duhanpirja pasive

70. Nuk do t’ju duhet të kërkoni para borxh për të blerë cigare

71. Më shumë para për rroba

72. Më shumë energji për të lëvizur sende

73. Nuk do të nevojiten më tavllat e duhanit

74. Më pak risk për broshit

75. Duhanpirja nuk do të dëmtojë gratë shtatzëna që ndodhen rreth jush

76. Nuk do të digjeni më me cigare

77. Më shumë lekë për të blerë lojëra kompjuterike

78. Më pak raste për të vrapuar natën në dyqane për të blerë cigare

79. Oreks më të mirë

80. Trupi më i shëndetshëm fillon që nga minuta e fundit që e keni pirë cigaren e fundit

81. Vajzat që nuk pinë cigare, janë më interesante

82. Nuk do të jeni gjithmonë duke planifikuar që të lini duhanin

83. Nuk do të keni më vrima të djegura në tapicerinë e makinës suaj

84. Nuk do të lini një film të bukur pa parë në kinema për të pirë cigare

85. Mund të kërceni më gjatë

86. Më shumë takime romantike

87. Më pak mundësi për të pasur astmë

88. Ushqimi nuhatet më mirë

89. Nuk do të vraponi gjithmonë për në dyqane për të blerë cigare

90. S’do të jetë nevoja të blini më çakmakë

91. Arrini një qëllim dhe ndiheni mirë

92. Do të kurseni për të blerë barna

93. Më shumë para për pushime

94. Do të ftoheni më rrallë

95. Aromën e këndshme të luleve do ta nuhatni më mirë

96. Nuk do të dëmtoheni më nga cigaret e lira, duke u përpjekur të kurseni

97. Nuk do të jenë më shqetësim rregullat apo ligji që ndalon pirjen e duhanit në ambientet publike

98. S’ka më paraqitje të pistë kur ndizni një cigare

99. Goja nuk do të vijë më erë e shëmtuar nga cigarja

100. Do të jetë më e lehtë për t’iu ngjitur një kodre

101. Mësoni si të ndryshoni një zakon

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency