Një ilaç antidiabetik edhe kundër kancerit

0

Përgatiti: Blerta Mrishaj

ilacNë të njëjtën kohë shtrohet pyetja nëse mund të ketë vetëm këtë përdorim. Një studim i publikuar në revistën “Cancer” ka treguar se mund të jetë një trajtim efikas kundër kancerit të mitrës

 

Kjo është historia e metfominës, një ilaç ky i përdorur prej dekadash nga miliona diabetikëve, teksa prej kohësh tashmë e gjitha bota është fokusuar në studime që me këtë medikament të luftojë tumorin. Në këtë kohë ky është një lajm i mirë, publikuar në sitet italiane, po të kihet parasysh fakti se mes shumë ilaçeve të reja me kosto tejet të lartë, lufta kundër kancerit mund të jetë e efektshme edhe falë një ilaçi të vjetër, me një çmim tejet të ulët, përdorur prej shumë kohësh dhe i njohur në të gjitha aspektet e tij.

Ilaçi

Metformina është një prej ilaçeve antidiabetik që merret nëpërmjet gojës, ndër më të zakonshmit. Në Milano, një institut i veçantë i cili merret me studimet mbi kancerin, është zhvilluar një studim i drejtuar nga Franco Berrino ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë tashmë duke eksperimentuar se si ky ilaç mund të jetë objekt në parandalimin kancerin e gjirit te gratë, edhe pse me shenja metabolike, në mbipeshë, me hipertension apo me vlera të larta mbi normalen të triglicerideve dhe kolesterolit.

Studimi

Në të njëjtën kohë shtrohet pyetja nëse mund të ketë vetëm këtë përdorim. Një studim i publikuar në revistën “Cancer” ka treguar se mund të jetë një trajtim efikas kundër kancerit të mitrës. Studiuesit kanë vlerësuar të dhënat e pacientëve të trajtuar për kancer në mitër të klinikës “Mayo” të Roçesterit në SHBA mes viteve 1995 deri në vitin 2000, duke krahasuar mbijetesën mes atyre që merrnin metforminën, ilaçin diabetik, dhe atyre që nuk e përdornin. Nga të dhënat rezultoi se 73 për qind e grave që trajtoheshin me metforminë vazhdonin të jetonin edhe 5 vjet pas hetimit të diagnozës, në krahasim me 44 për qind e atyre grave që nuk merrnin këtë ilaç. Diferenca bëhet akoma më e gjerë në rast se krahasohet me gra që kanë karakteristika të njëjta sa i takon gjendjes së tumorit. Në të njëjtën kohë është dedikuar një pjesë e mirë gjatë takimit të Shoqatës Amerikane të Kërkimit mbi Kancerin në Çikago. Nga aty kanë ardhur të dhëna të tjera të rëndësishme sipas të cilave këto ilaçe mund të kenë fuqi të fshehura, edhe në drejtim të lokalizimit të sëmundjeve, sikurse është ajo e mëlçisë, pankreasit, si dhe një prej kancereve më të vështira për tu kuruar.

Prostata

Aksioni i antibiotikut mbi prostatën është studiuar edhe nga Anthony M. Joshua, doktor i spitalit “Princesha Margaret” në Toronto. “E kemi përshkruar në receta deri në 3 herë në ditë tek 22 meshkuj, të cilët duheshin të operoheshin akoma”, – shpjegoi gjatë takimit doktori Joshua, i cili u shpreh se “në këtë mënyrë, përveçse duhet të verifikohen efektet e mundshme të ilaçit mbi sëmundjen, sakaq është bërë e mundur krahasimi i karakteristikave të kancerit në momentin e heqjes gjatë operimit në krahasim me atë që kishte gjatë trajtimit, duke pasur parasysh edhe momentin e biopsisë”. Tek pacientët të cilët shenjat e tumorit ishin në rënie, të dhënat evidentojnë se masës trupore është reduktuar në nivelin e glicemisë, si dhe të faktorit rritës për insulinën, ashtu sikurse ndodh tek diabetikët. “Edhe pse nuk ka akoma të dhëna të saktë sa i takon mbijetesës, në një pjesë të burrave, rritja e masës së tumorit para kryerjes së operacionit tek një pjesë e burrave, duket se ishte ngadalësuar falë trajtimit”-kjo konfirmohet nga onkologu, sipas të cilit këto të dhëna fillestare do të duhen mbi të gjitha për të individualizuar mekanizmat e mundshëm të reagimit të ilaçit tek ky lloj kanceri, duke pasur parasysh edhe pacientët që nuk janë me diabet”.

Mëlçia

“Deri tani është e habitshme sesi nuk është vënë në dukje roli i thelluar i këtij ilaçi edhe në mëlçi, pasi përdoret edhe si antibiotik tek ky organ”, – shprehet Geoffrey Girnun, studiues dhe kërkues në Universitetin Maryland, pjesë edhe e gazetës për kërkime mbi kancerin. “Kërkuesit amerikanë kanë identifikuar mekanizmin duke u nisur nga fenomeni, kështu është arritur të kuptohet se ky ilaç arrin të bllokojë sintezën e yndyrave në nivelin hepatik, një fenomen i implikuar në formimin e tumorit në mëlçi tek shumë kategori të pacientëve. Për këtë sipas studimit, duhet vlerësuar nëse është e papërshtatshme dhënia e ilaçit me qëllim parandalimin edhe tek obezët apo kategori të tjera, dhe jo vetëm te diabetikët.

Pankreas

Mes shumë fuqive të këtij ilaçi, gjithashtu është publikuar në uebin e gazetës që merret me kërkimin dhe parandalimin e kancerit, mendohet se është edhe kapaciteti për të frenuar transformimin e lezioneve të gojës në karcinoma, apo të ndihmojë diabetikët për të përballuar në mënyrë sa më të përshtatshme tumorin në pankreas. Një qendër e fokusuar në luftën kundër kancerit në Universitetin e Teksasit, ka vënë përballë rreth 300 diabetikë me këtë lloj kanceri, prej të cilëve 117 ishin në trajtim me kurën e vjetër të ilaçeve.“pas një viti, mbijetesa e këtyre të sëmurëve, që përveç trajtimit të kancerit merrnin edhe ilaçin kundër diabetit ishte më e lartë se 20 për qind e atyre që mbanin nën kontroll gliceminë, në një tjetër mënyrë, ndërsa pas dy vitesh diferenca ishte shtuar duke shkuar deri në dyfishim të atyre që merrnin trajtim me metforminën”, – kjo shpjegohet nga kërkuesit të cilët nënvijëzojnë se diferenca është më se evidente në të gjitha stadet e sëmundjes, vetëm në përjashtim të rasteve që janë në fazën e metastazave.
Kujdes!

Të gjitha studimet e prezantuara në Kongresin e Çikagos, janë akoma në fazat fillestare ndaj dhe kërkohet që të merret me qetësi dhe të mos dilet në përfundime të nxituara. Për këtë kërkuesit kërkojnë se përpara që ky ilaç të jepet në mënyrë masive, edhe pse ka një farë tolerance që tregon se provokon disa efekte anësore të vogla, duhet pranuar jo vetëm efikasiteti por edhe siguria në raport me kanceret që kërkohen të kurohen. Mes shumë zërave entuziastë, për shembull, në të njëjtën kongres pati edhe zëra kundër. Ky është Richard Marais, docent i onkologjisë molekulare në Institutin e Kërkimit dhe Parandalimit të Kancerit, në Mançester, Angli thotë se: « kemi verifikuar se metformina rrit fuqinë e veprimit të ilaçeve që bllokojnë formimin e pllakave të enëve të gjakut, të destinuara për të ushqyer disa lloje melanomash”, – shpjegon kërkuesi i cili gjithsesi fton që të kihet kujdes pasi “në eksperimentet e kryera kryesisht tek kafshët, për të njëjtin ilaç, ai dyfishonte shpejtësinë e rritjes së tumorit të karakterizuar nga një mutacion i quajtur BRAF. Në këto raste, duhet dhënë me kujdes”. Pasi edhe pse ilaçi më pak i dëmshëm, mund të rezervojë ndonjë surprizë. Edhe pse për ilaçet e vjetra nuk ka rrugë të lehta, pasi duhet pritur deri në përfundim të eksperimentimit.