“Të ka lali shpirt”, fenomen në rrjetet sociale

0

silva_gunbardhi_me_te_ka_lali_Kënga me titull “Të ka lali shpirt” përveç miliona klikimeve në Youtube, po shndërrohet në një fenomen në rrjetet sociale. Dueti i punuar nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, për një periudhë shumë të shkurtër ka arritur më shumë se 1 milion klikime në Youtube dhe me mijëra shpërndarje në rrjetet sociale, si “Facebook” dhe “Twitter”. Një këngë ritmike me ritme rome, që po shndërrohet në një hit të vërtetë, duke u bërë refreni i ditës për shumë të rinj të apasionuar pas muzikës. Kudo nga shkon dëgjohet refreni i këngës “të ka lali xhan, të ka lali shpirt”…