Sigurimet Viti 2012 u mbyll me rritje 7.3%

0
146

 Ervin Kaduku

shoqeri sigurimeshTregu vazhdoi të mbetej sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%

 

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit në vitin 2012, arritën rreth 8,951 milionë lekë ose 7.38% më shumë se në vitin 2011. Gjatë vitit 2012, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,057,821 me një ulje prej 19% krahasuar me një vit më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 48.86% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 51.14% të totalit të tregut. Gjatë vitit 2012, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,823 milionë lekë ose 27.68% më shumë se viti 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 4,577 milionë lekë, ose rreth 22.82% më shumë se në vitin e kaluar. Produkti MTPL e brendshme, gjatë vitit 2012, pati rritje prej 52.81% për primet e shkruara bruto po kështu edhe numri i kontratave pati një rritje prej 3.68% krahasuar me vitin 2011. Produkti Sigurim Kufitar, në vitin 2012, pati rritje prej 23.80% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 4.91% krahasuar me vitin e kaluar. Produkti Karton Jeshil, gjatë vitit 2012, pati ulje me 37.56% për primet e shkruara bruto, krahasuar me vitin 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 17.63%. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në vitin 2012, arritën rreth 4,374 milionë lekë, ose 5.10% më pak se në vitin 2011. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 31.98% krahasuar me një vit më parë. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë vitit 2012, patën ulje me rreth 1.70% kundrejt vitit 2011. Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë vitit 2012 siguruan rreth 2,227 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 76.72% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 15.14% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë vitit 2012, ndihet një rritje prej 17.59% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 4.09% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2011. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë vitit 2012, arritën në rreth 621 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 29.05% në krahasim me vitin 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e aksidenteve me rreth 62.30% të totalit. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2012, arritën rreth 880 milionë lekë, ose rreth 17.38% më pak se viti i kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2012 u rritën me rreth 27.68% krahasuar me vitin 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,131 milionë lekë, apo 75.49% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

 

Qeveria, gati për uljen e re të taksave për biznesin e vogël

Këshilli i Ministrave po studion një draft për uljen e mëtejshme të taksave për biznesin e vogël, nga i cili për fitojnë një numër shumë i madh subjektesh, në qytet e në fshat. Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe njëkohësisht këshilltare e Kryeministrit për Ekonominë, Suzana Guxholli, ka deklaruar dje se “qeveria së shpejti do të miratojë një vendim për uljen e taksave të disa lloj bizneseve të vogla, në mënyrë që të mbështesë dhe të nxisë zhvillimin e biznesit në këtë vend.
Në një bashkëbisedim me bizneset e kryeqytetit në Rrugën e Durrësit, Guxholli tha se “Tirana e ka përzënë njëherë e përgjithmonë nga qeverisja Edi Ramën dhe modelin e tij të dështuar në Bashkinë e Tiranës. Edi Rama u fshihet sot Tiranës, biznesit dhe qytetarëve të saj. Pasi u përzu nga tregtarët e Tiranës, ndërsa tentonte që në errësirë t’i takonte ata, pasi gjatë ditës do të përballej me dështimin e tij, jo vetëm në raport me biznesin, por edhe me infrastrukturën e lënë në harresë tërësisht, tani u është vërsulur militantëve tregtarë në komunat përreth”.
Sipas saj, “biznesi i Tiranës është tashmë një biznes i formuar dhe i ndërgjegjësuar dhe nuk gënjehet me premtimet komunisto-marksiste, e ka lënë tashmë këtë të shkuar mbrapa. E pa Edi Ramën dhe sistemin e tij të taksave dhe të kujdesit të tij për 10 vjet dhe sheh vetëm përpara. Ai e kupton që vetëm politikat nxitëse, trajtimi i butë dhe me kujdes nga Bashkia e Tiranës e bën atë të eci përpara”. “Biznesi do të punojë, të kontribuojë dhe të shpërblehet për atë që merr dhe jo t’i premtohen ndihma dhe sisteme, të cilat vetëm sjellin korrupsion. Sistemi i Edi Ramës është një sistem i provuar për 10 vjet nga bizneset e vogla. Prandaj dhe Edi Rama nuk del më ditën të vizitojë këto biznese, por del natën, nuk del më në Tiranë në ditën me diell, por e gjejmë në rrethinat dhe në rrethet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës”, – tha Guxholli
Tregtarët e Rrugës së Durrësit thanë dje se administrata e Lulzim Bashës ka krijuar lehtësira dhe ka favorizuar klimën e biznesit, ndërkohë që Edi Rama favorizonte ryshfetin dhe korrupsionin, duke i futur në kolaps të gjitha bizneset që nuk kishin lidhje me të, apo me taksidarët e tij.

 

Genc Ruli, prononcim për akuzat e biznesmenit pakistanez Ansar

Në vijim të lajmeve të dala gjatë ditëve të fundit në disa gazeta dhe televizione, ku u është bërë jehonë akuzave të hedhura nga biznesmeni Zafar Ansar, në cilësinë e ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në kohën për të cilën flet Ansari, pra duke pasur dijeni të plotë në lidhje me të vërtetën e kësaj çështjeje, ministri aktual i Bujqësisë, Genc Ruli, ka deklaruar se METE dhe KESH-i, pasi janë njohur dhe kanë shqyrtuar propozimin e paraqitur nga Zafar Ansar, janë prononcuar në mënyrë të qartë në atë kohë, duke e konsideruar të paleverdishëm dhe aspak në dobi të shtetit shqiptar, për shkak të kushteve të ekskluzivitetit që Ansar kërkonte të vendoste, si dhe çmimeve të disfavorshme që ai pretendonte. Kjo, dhe vetëm kjo, ka qenë arsyeja e refuzimit të projektit, thekson Ruli nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Ishin këto kushte që vendoste Ansar, që e bënin këtë propozim të tijin, ndër më të paleverdishmit dhe më të papranueshmit që kanë mbërritur në adresën tonë. Çdo arsye tjetër e servirur këto kohë, është thjeshtë spekulim i qëllimshëm dhe dashakeq. Deklaratat që bën sot biznesmeni në fjalë, janë kaq absurde dhe të pavërteta, saqë e vetmja gjë që vjen në mendje, që mund të ketë shtyrë z. Ansar për t’i nxjerrë nga goja, është kthimi i “borxhit” ndaj atyre që e bënë konsull nderi para vitit 2005”, – shton Ruli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency