Një filxhan kafe!

0
666

Artan Fuga

f fuga Forum në Facebook “Artan Fuga”

 

Artan Fuga: Kurrë një kafe për interes, kurrë një kafe me dikë që nuk e honeps. Do të dish nëse je më mik me mua apo të kam hequr nga lista e vëmendjes sime: Më fto për një kafe! Aty tradhtohem dhe them: “Nuk ka kuptim një kafe bashkë. Për çfarë?”

 

Ardi : prandaj se ke pranuar akoma ftesen time prof!?

Lupi : Ah, Danzh…ky status qenka fix per msg qe te dergova 3 min me pare

Alma : Te kam zili!! Do filloj te te kopjoj me vetedije te plote! Nuk di pse shpesh behem oportuniste… shenje dobesie apo… ku di une cfare…

Duam Atdhe Te Lire: Eshte nje fjal a do vish per kafe..kjo kafja vertet eshte me te ngjitur..une ketu i kam te tere nga veriu dhe sme ngjit kafja..me ate qe me ngjit kafja eshte mashtrus per qyl..me shijon kafja vetem dhe i vetem kudo jam i lumtur.

Artan Fuga: Nuk ka kohë e nderuar Alma për të qenë hipokritë, më mirë të vërtetë, në dreq vafshin të tjerat! Kur të kaloj andej shpresoj ta pimë një kafe…

Marina : Ketu po Prof. Fuga jam plotesisht dakort me ju!

Ardi : Sa inat kam qe nena s’me lindi femer, prape mua s’me dha pergjigje, Alma Slstaroves po, sa inat

Artan Fuga: I nderuar Ardi, te dhashe pergjigje, si jo, me pelqeu humori juaj, sapo te krijohen mundesite, me gjithe qejf, seicili do te paguaje kafen e vet, kjo eshte prapshtie ime, një kafe e shkurtër dubël. Edhe e shkurtër edhe dyfishe, kontradikta eshte kulmi i racionalitetit.

Lauren : Po ne fakt ke te drejte shume

Erlir : Ka njerez qe te mbajne afer vetem qe t’iu paguash kafet!
Perfitojne nga respekti dhe marrdheniet njerezore!
Dhe nga hatri i madh ne vihemi ne siklet!

Nga zona tone ka nje fjale per keto raste:
“Hatri,ai hater me la me barre”!

Ardi : Do ta jap une kafen profesor me shume kenaqesi, kam dhe disa libra qe i kam dedikuar qekur ju bera ftesen para shume muajsh, Librat do ti shes e me to do paguaj kafete, hahaha:)

Manjola : Nje kafe…sa kushton 50-100 max 200 lek,kaq mendon ti shesesh o ti blesh min, sek ti “miku im”-se di s`ti kursej leket se kam menduar,kur po kam frike se kohen s`ma kthen dot me Kusur.

Redi : Pak humor nese me lejohet. Eshte nje kenge e nje kengetari Shqiptar, e bere hit vite me pare. Eshte transmetuar mjaft shpesh nga nje televizion Shqiptar, qe transmeton vetem muzike Shqiptare. Kenga ka keto vargje: – Per nje kafe ne mengjes, kam shume dite qe rri e pres… Kam pershtypjen se do vish, per ty bej gjithcka, ta dish…:))

Keta H Nicely: E bukur kjo!

Erald : Pjesa “te paguaje secili kafen e vet” me pelqen shume. Pse?
Sepse me duket se te fut ne nje situate shume te pakendshme per disa arsye.
E para ka te beje me arsyen ekonomike se te duket sikur te fut ne borxhe (pavaresisht nga vlera e nje kafeje).
E dyta eshte se te shijon me shume kafeja jote. Kur ta paguan tjetri te ben te mendosh sikur po ul personalitetin tend per nje kafe.
Me mire te mos i komplikojme gjerat, te jemi te barabarte.

Mimoza Os Kuchly: “Kurre nje kafe per interes..”!!! Cdo takim ka nje interes…qofte edhe thjeshte per tu ndier mire, qofte per te degjuar tjetrin qofte per te shijuar momentin e kafes me nje mik.. Profesor, fjala interes nuk besoj se merret gjithmone ne kuptimin e ngushte te fjales..apo gabohem?!!!

Miranda :…tek ajo kafja e shkurter duble, une nuk shoh ndonje kontradikte, se eshte krej e vecante nga kafeja normale, ka esencen e esences se dy kafeve bashke, e nuk mund te jete e njejta gje me nje kafe normale.

Cen : Secili te veten. Jam shume dakord. Ndodh qe nje mik me zemer te madhe por me 200 lek ne xhep me fton per kafe. Une nuk dua tja prish por me pihet nje Red Bull. Perse te detyrohem te pi nje kafe jashte deshires? Me mikun ndaj muhabetin jo shijet!

Artan Fuga: Gabohesh Mimoza, biles rëndë, sepse me ndergjegje i jep fjales “interes” nje kuptim me te gjere, shume më te gjere, se cfare i jap une, dhe ti e di qe ky kuptimi im ekziston. Asnjehere nuk duhet luajtur me fjalet sepse ato asnjehere nuk kane kuptimin qe une i jap atyre. Merita qendron te kuptoj se cfare kupton tjetri me ate fjale. Kuptimi i fjales sime “interes” del ne pah kur lidhet ne fjali me fjalën “honeps”, perndryshe kuptimi eshte ambivalent. Prandaj une them, mes miqsh nuk ka kuptim te thuash “jo”, te kundershtosh, por vetem te kuptosh, sepse moskuptime prodhon po te duash ne cdo cast. A jam i qartë Mimoza? Falemnderit.

Artan Fuga: Miranda, nje kontradikte nuk eshte veçse veçse kontradikte fjalesh, pra midis fjales “e shkurter” dhe fjales “dyfishe”, kurse në të vërtet asgjë që dodh nuk është kontradiktore në vetvete, është thjesht një kontradiktë fjalësh.

Manjola : Me falni Prof.qe ju drejtova me gjuhen e pergjithesimit por me teper ishte nje refleksion i brendeshem.Shpresoj te me mirekptoni respekt.

Artan Fuga: Manjola, te mirekuptoj shumë, pa fund, por, edhe poqese nuk do të mirëkuptoja, sigurisht që do të kuptoja:)

Mimoza Os Kuchly: Ju falenderoj per pergjigjen profesor, por jeta me ka mesuar qe fjales “interes” dhe “kontrate”, t’i jap nje kuptim…ndoshta me personal, por edhe i pranueshem, sikunder edhe interesi “juaj”.. Nese e shoh kete te fundit te lidhur apo bashkangjitur fjales “honeps”, jam plotesisht dakort me ju.. Fjalia “Prandaj…..”, nuk i heq asnji presje, profesor..

Fani Tani: Une nuk kuptoj domethenien e fjales “tradhetohem”… Kush?=kuptohet JU. Nga Kush?!… ne se perseri do ishte nga JU, atehere refuzimin e beke kunder deshires, vullnetit, logjikes, karakterit,….TUAJ… dmth Ju nuk shprehni vetveten me kete refuzim te kafes me interes… shpresoj te mos jete keshtu sic me orienton logjika apo analiza ime…

Alma : @ Artan Fuga Mos e vono! Jam shume e nderuar te pi nje kafe me ty!

Besa Besa: 100% dakord me statusin tuaj, po si i behet me komentet e te 3 – teve qe te marin si inatcor dhe jo flexibel nese ti nuk pi kafe me x apo y. kan gjet dhe nje shprehje ` ajo eshte haterlije`?!

Hortenca : Cfaredo qe te besh per ti pelqyer dikujt, nuk ke per t’ja arritur qellimit. Sic cdo njeri nga ne nuk nderron mendim per tjetrin, cafredo qe te beje, ashtu dhe tjetri, me apo pa kafe perpara, me apo komplimeta drejtuar atij, nuk nderron mendim per ne. Kafja eshte shume e vecante, eshte limam qetesie, nuk ja fal dot cdokujt.

Ori Durres: Ndajme te njejtin mendim per kafene, pse duhet ti kushtosh kohen, vleresimin dikujt qe se meriton, dikujt qe shtiret dhe do me pelqente pse jo me veten atehere kur se kam prane nje person qe percjell tek une pozitivitet.

Mirlinda : dliresi…

Artan Fuga: Kafen e miqve kam dëshirë të sinqertë ta paguaj, kurse timen dua ta paguaj vetë.Haut du formulaire

Mimoza Os Kuchly: Deshiroj te paguhet kenaqesia dhe Jo fatura mbi tavoline, profesor.. thene ndryshe..

 

Artan Fuga: Kënaqësia nuk paguhet, nuk ka cmim, merret dhe jepet falas, Mimoza. Por, nuk mund të rrezikoj për të shpjeguar se cfarë shpjegimi jep psikanalitika dëshirës për t’i paguar kafen tjetrit. Po e le me kaq.

Blerina : Te njenjten metode ndjek dhe un per shum arsyje….ndjehem me e lehtesuar kur paguaj.

Mimoza Os Kuchly: Per ta mbyllur harrova “..” e pageses profesor…

Ritmalca : Kenaqesia nuk ka te paguar ne nje mardhenie miqesie reciproke,por kur paguan ne vlere monetare faturen ndergjegjia ndihet mire sikur te kete lehtesuar nje barre, mgjths ne shoqeri nuk vihet re kjo,poooor, ne kohe krize financiare mikut shoqerues se kafese i ke dhene 2 here kenaqei, ate te te kursyerit dhe ate kenaqesine qe te mbush mendjen dhe zemren.

Eugent : Profesor, na e thuaj si e shpjegon psikanalitika deshiren per pagimin e kafes se tjetrit, se eshte kureshtje e madhe kjo pune, se eshte e perditshme.

Vesel : Ndodh dhe keshtu,mos paguaj,ndryshe merr nje gote kokes,psh nje dite dy persona ne shtyrje e siper,paguaj une,-jo ske pune ti,e shtyu shokun dhe ra mbi nje tavoline perplot me kafe,çi thua kesaj.

Sebastian : Profesor, a eshte e vertete qe do te jeni opinionist tek Big Brother?

Artan Fuga: Kush e dha këtë lajm Sebastian?

Sebastian : E lexova ne nje faqe. Per mua e meriton. Do me pelqente te te shihja ne ate pozucion.

Ardit : Profesor,ky qe thot Sebastiani,me siguri esht lajm i TV Klan dhe me siguri nga po i njejti gazetar

Artan Fuga: Pa asnjë kokërr sheqeri brenda, e lënë të ftohet pothuajse fare, me filxhan domosdoshmërisht të bukur, përndryshe nuk e pi fare, zakonisht filxhan të trashë.Haut du formulaire

  •  Vosh : Nuk eshte i rendesishem eshte elegant apo i trashe filxhani e rendesishme eshte shija qe te le kur e mbaron hahahah

Agni : Kafja ne filxhan te trashe dhe pa sheqer shijohet me mire…

Joana J. Zh: Mos ndoshta do te thote, qe i jepni rendesi pamjes se jashtme me teper sesa thelbit?

Artan Fuga: Joana, thelb nuk ka, per mua, e kam shpjeguar diku, ka vetëm formë, forma është thelbi.

Eri Rock’nLover: Hahaha mendoja se isha e vetme qe e pija kafen vetem me filxhan te trashe!

Joana J. Zh: Pra, ne te njejtin filxhan te trashe, pa asnje kokerr sheqeri brenda dhe pothuaj te ftohte…mund te shijojme dhe ujin psh…ku do qendronte ndryshimi pervecse te thelbi?

Marina : Ku, per ne Shqiperi po flitet? Se Nesspresso i ka pak te holla filxhanet.

Artan Fuga: Ujë ne bardhak??? Ti qofsh Joana! Njësoj si te hash akullore ne leter:)

Joana J. Zh: Tani, uje themi profesor, se mund te kisha thene dhe rraki…gjyshi im psh e pinte ne filxhan kafeje cdo mengjes

Artan Fuga: I shkreti gjysh i mirë, unë njoh një polic që pi fërnet në filxhan kafe që të mos kuptohet se dehet në orar të punës.

Joana J. Zh: Ka teknika policia sot…e rendesishme eshte te ruhet (uni)forma

Miranda : Prof.ka shume te drejte ne lidhje me filxhanin qe duhet te jete i trashe. Nje filxhan i tille do ndikoje drejtpersedrejti ne shijen e kafes, do ruaje nxehtesine e cila do beje te mundur clirimin e plote te shijes se kafese. E kam nga eksperienca ime, me ekspertet italian te tregetimit te kafes,i cili i kushtonte rendesi filxhanit po aq sa dhe cilesise dhe llojit te kafesé.

Artan Fuga: Kur më merr uria gjatë ditës pi kafe, kur dikush më mërzit shumë me ndonjë shpirtvogëlsi – pi kafe, kur ndiej se një punë ka mbaruar me sukses – një kafe, kur dua një mik të mirë – një kafe, kur jam në udhëtim – një kafe për orientim, kur ndiej këputje nga ndonjë lodhje intelektuale – një kafe. Kur dua të mendoj një gjë nga e para ose që trondit dijen time të deriatëhershme, duhet një kafe për të gëlltitur të kaluarën.

Haut du formulaire

Abetare : Oho kaq shume kafe te bejn dem, provo ndonje here degjo nje keng

Drilon : Mos jan nje cik sh keto kafe z.Fuga dhe te bejn zarar…

Eljon : Idete me te guximshme filozofike, revolucionare pse jo edhe shkencore (por qe per kete te fundit nuk jam shume i sigurte), qe kane rezonuar dhe tronditur boten kane ardhur nga kafenete profesor, Franca duhet te jete nje shembull i gjalle i ketij konstatimii, keshtu ne kete kontekst dhe kafeja mund te konsiderohet si nje institucion i vlefshem pare ne ket kendveshtrim

Andi : Ti plako vetem muhabet kafje paske gjithe diten

Ilir : Profesor..!!! Te kuptoj shume mire pse i pi keto kafe… E bejme te gjithe kur shkojme per ngushellim…. Por ju si profesor ju bie pak me rende, pasi eshte truri qe mungon aq shume dhe ju do beni detyren si psikolog dhe intelektual….Pershendetje dhe Respekt!!!

Brùna : Puna qendron se si e pi vetem apo me shoke, dhe sa here vetem dhe sa here me shoke.. E fundit cilesia e shokeve dhe sa ke arritur te shmangesh kompromisin.. Po flas me vete

Adela : Ehhh profesor hallet ne kafe zgjidhen sot… morali i fabules nga popull me rini ne popull me tension 20

Gentjan : Brodski thote: ne cilesine e bashkebiseduesi,libri eshte nje mik me i mire se nje shok,mik,apo e dashura..”,keshtu dhe nje kafe,per te medituar,orientuar,rigjetur helmin dhe glukozen… ne nje cast te vetem,mund ta kete cilesi nje metafore a nje kafe. Dhe une po zgjedh bash kete te dyten,ne shoqeri me cigaren e veten…

Cipi El El: Mikesha me e mir kafia

Eva: Po kultura e kafes eshte shume e hershme…………

Suzana : Dr. Artani kini shume te derejt pak njerze e kuptojne te verteten e kafes me respekt Suzana Meminaj Gjermani.

Arnel : Ti je semur

Miranda : Cila eshte e verteta e kafese??

Bekim : Kafja kjo simbolike parazitizmi dhe njekohsisht prodhuese identitetesh te rreme, boshe, qe eshte modernizuar duke i shtuar perdorimin e fb ne kafe pra duke ngelur gjithmone ne nivel opinionesh duke i shnderruar subjektet ne objekte. Duhet he te pakten na lulezon biznesi i kafese ktu te ne. Tipik shqiptar profesori. respekt.

Klar Isa: Kafja me eshte bere droge e nevojshme!

Mimoza Os Kuchly: Thone se kafja eshte e zeze,….por te zbardh gjykimin..{une e pi vetem per te permbysur filxhanin]….

Manjola : Nje KAFE, nje pasqyr e heshtur ne afshe mendimesh me ftone pa berre ze,me pelqen dhe ngjyra ndaj kridhem e terra ne te.Dhe une,serishte jam une ne nje rrethe te zi,dhe ti mbetesh ti skllaveri bukrishte e frikshme sozi.

Haxhi : Kafekolizmi eshte nje semundje qe i duhet gjetur ilaci

Admir: Mu duk si ndonje reklame e Lori Caffe-s.

Norel : Kultura e orientit eshte pershtatur me se miri nga xhevzja tek ekspresi oksidental. Perplasja e qyteterimeve dhe e kafeve

Toto : Po sikur te mos ishte kafeja?!

Klajdi : E njëjta gjë do të ishte po të zëvendësojë fjalën kafe me cigare ose alkol

Jani : Sa mir me pelqejn mendimet e tua

Orges : Meqenese edhe mua me pelqen shume kafeja edhe e konsumoj me te njetin pasion si Profesor Fuga, jam plotesisht dakort, por pervecse shijes se patjetersueshme te kafese zgjedh ta ndaj hallin, gezimin, barren, shqetesimin, merzine dhe dashurine edhe me Perendine.

Manuela : Po ndonje gote vere kur e pi ti lali???

Ermira J: Mendoj se te gjitha ndjesite qe ka permendur profesori, nuk mund te perjetohen ne te njejeten dite.Si rrjedhoje, megjithese jeta jone eshte bere tejet e “mbingarkuar” i bie ti konsumojme nja tre kafe…..

Vjollca : Kafja ka kafetin qe eshte nje droge e lehte,por qe te jep vartesi!

Ermal : Kultura e shqiptarit eshte e lidhur ngushte me kafen

Artan Fuga: Ta njohësh njeriun nga mënyra se si e rrufit kafen, si e merr filxhanin nga tavolina dhe se si e rivendos përsëri në pjatën e vet. Një enciklopedi e tërë.Haut du formulaire

  • Endri : Hhahahahaahah sa e fort kjo.

Aida : Po une qe nuk e rikthej kurre me ne pjaten e saj…???

Gela : Po kur zgjat buzet deri tek filxhani ne vend qe te afroje filxhanin tek buzet, dhe e rrufit dhe e shijon kafen me zhurme, por ama eshte njeriu me i mire, me i qeshur dhe te jesh i bindur, shume i kulturuar dhe i lexuar, cfare emri t’i vesh kesaj?

Bruna : Hahahahahahahahaah o Aida  ku e con me e merr me vete ne shtepi?

Consuelo de Martinez: Shqiptaret kte gje e bejne me zhurme dhe mburrje si cdo gje tjeter ne jetet e tyre, jane edukuar ne ate menyre, qe berja e dickaje shoqerohet me potere dhe duhet rrahur gjoksi per te.

Manjola : Interesant:tani qe e mendoj me vjne ndermend ca histori ne lidhje me menyrat e”RRUFITJES” se kafes,me pikantet jane ato ne raste fatkeqesie,kur behet sebep humori kafeja.

Edifejn Xh: E pamundur..

Mimoza Os Kuchly: Njohese e mire, por per çajin…eshte nje filozofi me vehte, por interesante..

Marina : Jam e gatshme te te degjoj Mimoza, se e pi shume..

Nidela : Profesor….sa mire qe sdo kem shanc me pi kafe me ty…..se ndryshe do behesha simbol i talljeve masive! une pi kafe si film horror

Hanging Around: Sa shumë flasin veprimet “e parëndësishme”…

Brixhilda : Me heqin trurin disa tek i shoh te pijne kafen me zhurme.

Valbona : Sa bukur e thene!!!!!http://www.facebook.com/pages/Artan-Fuga/27892188595

Bert Muca: Mund ta fillojm edhe qe nga menyra se si ulet ne karrige apo kolltuk,te shohesh se si kapardisen apo hallakaten nje ser njerezish,te bejn te cohesh nga tavolina…!!!

Elvin D Vata

Psh prof. Fuga. sot e paske me kafen. Cne ky frymezim?

Artan Fuga: Elvin, duhet te mesojme te vezhgojme e te perjetojme aktet tona, gjestet tona, te vogla, minimale, fine, detajet e jetes sone, se shpeshhere na ikin pa i konstatuar, por aty fshihet sekreti i jetes. Kemi nevoje, mendoj, qe te elaborojme detajet e jetes sone te perditshme se shpesh i injorojme duke shkuar drejt qellimeve te medha qe mbesin pa kuptim nese harrohet çasti aktual, sekondat e jetes. Festojme shekullin, Vitin e Ri, por harrojme te respektojme sekonden.

Jemi bere te gjithe nobelista, deputete, teoriciene, shkencetare, vizionare, perpunojme teori pa fund, futja kot, por per detajet e jetes, per gjerat konkrete, per hollesite e perditshme, kur do te marrim kulture, kur do te debatojme, kur do t’i vezhgojme?

Me nje fjale, përjetimi delikat i casteve te sekondave te jetes se perditshme eshte nga dallimet midis kombeve te qytetareuara dhe kombeve që rrezikojne te kthehen ne barbare.

Ia vlen te shmangim kete modelin e dyte.

Besoj se me kupton Elvin, se po te jete per mua, une nuk e pi kafen fare:) Ha bar…Haut du formulaire

Eva : Une kafen profesor e dua me shume kur dua te rri pa gjume per problemet qe me shqetesojne……….atehere e dua me shume kafen qe te mund te rri zgjuar e te mendoj e te mendoj…………ketu mendoj qe eshte magjia e kafes……………Une e pi kafen shume………..sidomos ate turken qe eshte e forte dhe doza e pagjumesise eshte e madhe

Artan Fuga: Kafe medikament

Eva : Saktesisht ashtu……..

Rexhina : Sa mire qe u publikua kjo pyetje dhe pergjigje nga ju se po mendoja me vete profesori e paska kapur me vertet me kafen sot, ka duar me te shkatheta

Arthur W. Mc’Kurtallary: Raporti i komunikimit verbal me komunikimin joverbal eshte gati-gati i pabesueshem!

Raca njerezore, edhe pse e pajisur me artin e te folurit, vetem 20-25 % te komunikimit e ben nepermjet fjales. Pjesa tjeter eshte komunikim joverbal.

Njohja e tjetrit eshte minimale ne biseden qe konsumon gjate pirjes se kafese, ne raport me njohjen qe vjen nga komunikimi joverbal (menyra si qendron, si kap filxhanin, si e pi kafene, etj,)

Elvin : Profesor flm per vlersimin qe ju ben komenteve te tu ne fb. si komentit tim e si komenteve te c’do kujt tjeter ne ket faqe. dhe jam dakort me kto qe thu me lart. un bej pjes tek ato qe vlersojn cdo sekont te jetes. un kur kam nevoj per pak qetesi e gjej veten ne nje tavolin me nje filgjan kafe dhe nje got uj perpara. ne shum raste vetem. e ne ndonje rast ne shoqerin e ndonje miku te mir. ndonse nuk jam konsumator i rregullt i kafes. rrespekte profesor.

Gesti : Te te ftojne per kafe pa arsye eshte gjysma e se keqes.po kur te ftojne per kafe dhe nuk porosit asnjeri kafe cti thuash!

Eda : Duke lexuar ate c’ka shkruanit per kafen eshte e vertet profesor. Ka nje rit magjik,sikur te thote o pime vetem ose me miqte.Po ndersa pi ate kafe me vete tende ulur diku duke menduar se ajo kafe do te shlodhe befas nga hici te shfaqen persona qe te thone: Po s’i s’na ftove njehere per kafe! Ne ato momente do qe ta kapesh e t’a flakerosh jashte po me nje miresjellje te shtire per shkak te ambjentit ku je i thua te ulet,dhe ai qe ulet e flet e flet (pa te dhene mundesi t’i kthesh pergjigje)duke te kerkuar nje nder sepse:Ti e njeh ate.Pasi e pi kafen e tij largohet duke u ngerdheshur e te thote:Do ma mbarosh ate hallin,hajt se takohemi. Kafeina e kafese ne ate moment eshte kthyer ne helm dhe ngrihesh duke mallkuar veten pse u ule ta pije ate dreq kafeje.

Edmond : Fjala e urte “bije nje fjale dhe nxjerr mir te tjera” eshte ber bije nje kafe dhe nxjerr mira fjal

Gezim : A thu bajn dam tan to kafe profesor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency