Vrau të dashurën 18-vjeçare, Norja i shpëton burgut përjetë

0
153

Sonja Caka/Artur Ajazi

norjaGjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm

 

Shaban Norja, i etiketuar si mostra që ekzekutoi gjakftohtësisht të dashurën 18-vjeçare, pasi nuk pranoi dot faktin e shtatzanisë, i shpëton dënimit përjetë. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ervin Metalla ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar, ndërsa një seancë më parë edhe përfaqësuesi i akuzës është shprehur pro pranimit të kësaj kërkese. Më pas, iu la fjala prokruroit Sokol Nishani për të thënë fjalën e fundit të tij lidhur me akuzën ndaj të pandehurit Shaban Norja dhe masës së dënimit për krimin makabër kryer ndaj 18-vjeçares shtatzanë, Aishe Vata. Ajo që të binte në sy edhe në këtë seancë të dytë, e cila u zhvillua sërish nënë masa të rrepta sigurie, ishte sërish mungesa e familjarëve të të dy palëve, si viktimës, ashtu dhe vetë të pandehurit. Pas prokurorit Nishani, e ka marrë fjalën avokati Osman Dashi, i cili kërkoi një javë kohë nga gjykata për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tij. Në përfundim, gjykata vendosi ta shtyjë dhënien e vendimit për më 28 janar, pra një javë më pas.

Pretenca

Në burg përjetë. Kjo ishte fjala e fundit e prokurorit Sokol Nishani lidhur me akuzën ndaj 80-vjeçarit të pandehur Shaban Norja, i akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje në rrethana cilësuese”. Por jo vetëm, duke kërkuar edhe dënimin me 5 vite burg për mbajtja pa leje të armës me të cilën kreu krimin. Sipas akuzës, i pandehuri vrau me plumb në kokë dhe më pas masakroi kufomën e 18-vjeçares, duke u përpjekur të bëjë të pamundur identifikimin e saj. Ajshe Vata ishte shtatzënë dhe u gjet në mbrëmjen e 10 tetorit të vitit të kaluar, e vrarë dhe me kokë të prerë, në një arë me misër. Trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tri ditë më vonë, pas rrëfimit të 80- vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore. Pas konstatimit të shtatzanisë së viktimës, ekspertiza vërtetoi se babai i foshnjes ishte i pandehuri Norja, dhe ka qenë kjo një nga provat që çoi edhe në identifikimin e tij si autor. Gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare, ndër të tjera prokurori Nishani deklaroi se “krimi i tij ishte planifikuar për të humbur gjurmët e lidhjes dhe shtatzënisë së Ajshe Vatës, e cila muajt e fundit mbeti shtatzënë. Tre javë para ngjarjes në fjalë, ajo ia ka bërë të ditur këtë fakt të pandehurit Norja, kurse ai  i ka kërkuar viktimës së tij ndërprerjen e menjëhershme të shtatzënisë me të gjitha format dhe rrugët e duhura, por një gjë e tillë nuk është bërë nga viktima Ajshe Vata”.  Gjatë pretencës tij, prokurori u shpreh se “në këto rrethana, shtetasi 80-vjeçar i akuzuar për vrasjen, Shaban Norja, ka planifikuar dhe realizuar në gjakftohtësi vrasjen e shtetases Ajshe Vata, duke u munduar njëkohësisht për moszbulimin dhe identifikimin e saj”.  Përfaqësuesi  i akuzës ka deklaruar se “pas identifikimit dhe arrestimit të 80-vjeçarit Norja, ka qenë vetë ky i fundit që ka shoqëruar hetuesit në vend për të gjetur kokën e viktimës dhe armët që kishte përdorur në krim. Ndaj duke u bazuar në fakte dhe prova të pakontestueshme, rezulton se autori i vrasjes është shtetasi Shaban Norja. Nisur nga këto fakte, akuza kërkon “burgim të përjetshëm” për shtetasin 80-vjeçar Shaban Norja, dhe 5 vite burg për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

 

Ambasadori Cannon: Shërbimi i Provës, një histori suksesi

Përfundon projekti i binjakëzimit të Shërbimit të Provës me Britaninë e Madhe. Ambasadori: Mbështesim ministrin Halimi në reformën e privatizimit të burgjeve të sigurisë së ulët dhe transportin e të burgosurve

Sonja Caka

Përfundon projekti i binjakëzimit të Shërbimit të Provës, i mbështetur dhe financuar nga Britania e Madhe. Përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm e kanë përshëndetur dje ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon. Në fjalën mbajtur me këtë rast, Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi tha se “kjo është  ndër reformat më të suksesshme që ndërmori  Qeveria Shqiptare përgjatë këtyre viteve të fundit reformimin e drejtësisë penale”. Sipas tij, reforma në drejtësisë penale ka kontribuar në përmirësimin e gjendjes së gjithë shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe në trajtimin dhe të drejtat e individëve në veçanti  duke pasur prioritet të veçantë rritjen ec sigurisë publike. “Me kryerjen e kësaj reforme buxhetit të shtetit i janë kursyer  rreth 30 milionë euro në vit” u shpreh kreu i dikasterit të drejtësisë, ndërsa shtoi se “statistikat tregojnë se nga Shërbimi i Provës kanë përfituar rreth 4000 të dënuar nga 8000 gjithsej. Edhe ambasadori britanik në fjalën e mbajtur me këtë rast vlerësoi reformën në Shërbimin e Provës si një histori suksesi për Shqipërinë. Sipas tij, ky shërbim ka arritur sukses ne objektivat e tij duke reduktuar popullsinë në burgje dhe duke i ofruar gjykatave alternativa të besueshme dhe efektive kundrejt burgimit. “Unë duhet të përgëzoj Ministrin e Drejtësisë dhe kreun e Shërbimit të Provës dhe stafin e tyre për arritjet e tyre”- u shpreh ambasadori Cannon, ndërsa vlerësoi lart ekspertët britanik që bashkëpunuan me ata shqiptarë për realizimin me sukses të këtij projekti. Më tej ambasadori Cannon vlerësoi disa nga idetë e ministrit Halimi për reformën në burgje, duke shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në  nismën për privatizimin e burgjeve të sigurisë së ulët dhe transportin e të burgosurve të sigurisë së ulët. “Unë mendoj se disa nga iniciativat e fundit të Ministrisë së Drejtësisë, duke përfshirë krijimin e Shërbimit të Provës, janë  interesante dhe të rëndësishme. Ato i shërbejnë publikut në mënyra konkrete që prekin jetën e përditshme të individëve dhe  kontribuojnë në procesin e integrimit evropian, që i përgjigjet vullnetit demokratik të popullit shqiptar. Unë shpresoj se ky projekt do të veprojë si një shembull për projektet e tjera të reformës institucionale, si në sektorin e drejtësisë dhe më gjerë. Dhe unë mund t’ju siguroj se vendi im është i vendosur për të dhënë një kontribut të vazhdueshëm dhe më të gjerë në këtë proces” – theksoi ambasadori britanik në fjalën e tij. Në përfundim të ceremonisë, ministri falënderoi asistencën e shkëlqyer të ofruar në kuadër të Twining Project të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe OSBE-së,  si dhe delegacionin e Bashkimit Europian, për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer të dhënë  në drejtim të ngritjen së shërbimit të provës dhe ngritjen e Mbikëqyrjes Elektronike.

 

Vlorë

Acid gjyqtares në fytyrë, “arrest me burg” për agresorin

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”, për 24-vjeçarin Nertil Zotaj, i cili sulmoi me acid gjyqtaren Mirela Mishgjoni. Në seancën e djeshme, i riu ka pranuar fajësinë, si dhe ka treguar ngjarjen e parapërgatitur nga ai. Para kolegëve të gjyqtares, 24-vjeçari ka shprehur pendesë, si dha ka kërkuar mëshirë pa ngritur asnjë pretendim tjetër. I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga avokati i tij mbrojtës. Pas arrestimit nga policia e Vlorës, e cila në kohë rekord zbardhi ngjarjen, Nertil Zotaj deklaroi para uniformave blu se shkak i këtij sulmi ishte një vendim i dhënë nga gjyqtarja ndaj tij, për të cilin ai ishte i pakënaqur. Sipas policisë, 24-vjeçari pretendonte se është dënuar me masë më të rëndë dënimi. Ai ishte dënuar me 11 muaj burg dhe ka paguar 150 mijë lekë gjobë. Sulmi ndaj gjyqtares së çështjeve penale në Vlorë u bë më 18 janar në kohën kur ajo po dilte nga banesa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency