Qeni shtyp të zotin e tij me makinë

0
140

qeniJames Campbell nga Florida ishte kthyer me të shoqen në shtëpi dhe ndërsa ai doli nga vetura për të hapur derën e garazhit, gruaja e tij mbeti që ta parkojë veturën. Kur gruaja hapi derën e veturës për të parë bashkëshortin, ndodh e papritura: qeni i tyre, i racës boksier, hip në veturë dhe menjëherë shkel pedalin e gazit. Vetura goditi të zotin e qenit, e shkeli dhe i shkaktoi vdekje të menjëhershme. Ndihma mjekësore e ardhur pastaj mundi vetëm të konstatonte vdekjen. Si transmeton “Albinfo”, policia është duke hetuar rastin, por ende nuk ka ngritur padi ndaj bashkëshortes dhe as ndaj qenit të të ndjerit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency