Gjen vajzën që ia kishin grabitur pas 50 vjetëve

0
117

femijaNjë nënë në provincën Valencia të Spanjës është takuar me të bijën për të cilën kishte menduar se ishte e vdekur. Autoritetet kishin nisur hetimet në tetor të vitit 2011, pasi që bija e grabitur si foshnjë kishte nisur, për arsye të panjohura, të dyshonte se ajo ishte e grabitur. Pas një hulumtimi të bërë në arkivat e vjetra, u përpilua një listë me rreth 200 gra, njëra prej të cilave mund të ishte nëna. Gratë janë marrë në pyetje në hollësi, dhe nga seleksionimi i kujdesshëm, prej tyre ka mbetur gruaja e moshuar nga Valencia, të cilës i është bërë analiza ADN. Nga kjo analizë është konstatuar padyshim se pikërisht ajo është nëna biologjike. Ajo është shprehur shumë e befasuar kur ka kuptuar të vërtetën. Në vitin 1964, kur ajo kishte lindur vajzën e saj, i ishte thënë se e porsalindura kishte vdekur. Për këtë arsye nëna në fjalë deri pak ditë më parë nuk kishte pasur idenë për ekzistencën e së bijës, transmeton “Albinfo”.

Siç ka njoftuar policia, hetimet do të vazhdojnë për të gjetur përgjegjësit për grabitjen e foshnjës para plot 50 vjetësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency