7 kilometra në -40 gradë, shpëton rusi

0
137

rusiRusi 42-vjeçar ka vrapuar 7 kilometra për të shpëtuar jetën e tij në temperaturën minus 40 gradë, pasi kishte rënë nga treni në Siberi, transmeton “Albinfo”. Ai tha se donte të pinte një cigare në vendin e lejuar për pirjen e duhanit në tren. Por, kishte gabuar derën gjatë kthimit dhe kishte përfunduar jashtë trenit nga një derë në dalje, që nuk kishte qenë e mbyllur. Ai kishte bërë përpjekje për ta kapur trenin, por nuk ia kishte dalë. Stacioni tjetër ishte shtatë kilometra larg nga vendi i incidentit, ku personi i aksidentuar mundi të merrte ndihmën e parë. Destinacioni i fundit i trenit ishte 150 kilometra nga vendi i incidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency