Studime të ndryshme

0
195

studimeLuleshtrydhet dhe boronicat reduktojnë infarktin

Nëse hani tri porcione në javë me luleshtrydhe dhe boronica (ku një porcion është i barabartë me 150 gramë) reduktoni rrezikun e infarktit deri në një të tretën e herëve, kryesisht tek gratë. Të paktën këtë evidenton një studim i kryer në gazetën e Shoqatës së Mjekëve Amerikanë të Zemrës, pjesë e shkollës së shëndetit publik të Harvard, në Boston. Studimi ka ardhur pas një monitorimi të kryer për 18 vite me radhë tek 93.600 gra të moshës 25 deri në 42 vjeç. Rezultati tregon se kush konsumonte luleshtrydhe dhe boronica kishte një rrezik për infarkt më të ulët deri në 32 për qind në krahasim me të tjerët.

 

Fast food-et shtojnë deri në 39 për qind rrezikun për alergji

Konsumi i shpeshtë i ushqimeve nëpër fast foode-e, nga tre deri në disa herë në javë, mund të jetë tepër i rrezikshëm, pasi këto lloj ushqimesh rrisin rrezikun e alergjive me 39 për qind, duke përkeqësuar astmë dhe ekzemën koniuktive, kryesisht tek fëmijët. Sipas një studimi të fundit, kryer në universitetin e Auckland, në Zelandën e Re, në bashkëpunim me universitetin e Notingamit. Kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat e 319.000 adoleshentëve, kryesisht alergjikë, nga 50 vende të botës.

 

Zbulohen 24 lloje genesh të lidhura me autizmin

Kërkuesit kanë zbuluar 24 lloje genesh të cilat mund të jenë një ndihmesë e madhe në diagnostikimin e parakohshëm të sëmundjeve me spektër autik. Falë zbulimit të shkencëtarëve do të mund të kuptohet më mirë lidhja mes llojeve të geneve dhe sëmundjeve të spektrit autik, në mënyrë që të procedohet më tej me diagnozë dhe trajtim. Të paktën këtë e konfirmon studimi i kryer nga studimi mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe publikuar në versionin online të “PLoS ONE”. Këto gene mendohet se janë të lidhura me sëmundjet e spektrit autik (o ASD), kjo do të ndihmojë për të kuptuar më mirë mekanizmin e fshehur pas këtij shqetësimi, për të vazhduar më tej me trajtimet e duhura. Doktori Nori Matsunami i universitetit të Utah,së bashku me doktorin Mark Leppert dhe kolegë të tjerë të Spitalit Pediatrik të Filadelfias kanë zbuluar, në mënyrë specifike, 24 lloje të numrave mungues të kopjeve të (CNV) apo të ADN-së së dublikuar të cilat kanë një lidhje të fortë me autizmin. Studimi fokusohet kryesisht në zbulimin e një testi apo analize që bënë të mundur diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve me spektër autik, gjë për të cilën kanë nisur punimet që në vitin 2002, falë teknologjisë së zhvilluar në Universitetin Utah.

 

Çaji i zi i bën mirë zemrës

 

Vite me radhë ekspertët kanë kërkuar që të kullojnë të mirat e jashtëzakonshme të çajrave ekzotikë, tejet të domosdoshëm për organizmin, por shumë herë larg përdorimit të zakonshëm të tij. Ndërkohë që ata që pëlqejnë çajin e zi, vjen një lajm shumë i mirë, ky çaj është shumë i mirë për zemrën. Sipas studimit të mbajtur nga Fakulteti i Mjekësisë e Farmacisë në Universitetin Eestern në Australi, çaji i zë është një aleat shumë i mirë për sëmundjen kardiovaskulare, në të njëjtën kohë mbron edhe enët e gjakut nga dëmet e oksidantëve. Edhe pse studimi është kryer mbi kaviet eksperimentale, rezultati tregon se konsumi i çajit të zi përmirëson efektet e vitaminës C, duke forcuar kështu indin lidhës të enëve të gjakut dhe kapilarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency