Argita Malltezi: Rama, në panik me shkeljet e ligjit për Linda Bashën

0
153

argitaAkuzave të deputetes socialiste Ermonela Felaj, vajza e Kryeministrit Berisha, Argita, u është përgjigjur dje me një deklaratë të posaçme për të gjitha mediat. Në reagimin e saj ajo shprehet se kreu i selisë rozë ndodhet në panik, pasi ai ka shkelur disa ligje, duke i dhënë bashkëshortes së tij të ardhshme leje ndërtimi. Këto leje kanë qenë në kundërshtim me ligjet e urbanistikës. Gjithashtu, zonja Malltezi shprehet se e vetmja alternativë që Rama ofron, është ajo e shpifjes dhe sulmeve të paprincipta spekulative. Njëkohësisht, ajo i rikthehet edhe pjesës në lidhje me biznesmenin Ansar. “Z. Rama, ti i je kthyer dëshpërimisht retorikës së Zanfarit, të cilit çdo tarifë i është ofruar në përputhje me ligjet e vendit dhe që prapë, në kundërshtim me detyrimet, nuk ka paguar asnjë qindarkë për shërbimet e ligjshme që ka përfituar; kjo, sepse ti në panik kërkon të zhurmosh dy lejet e ndërtimit të dhëna në konflikt të hapur interesi për familjen e bashkëshortes tënde Lindita Basha, akte këto të lëshuara dhe në shkelje të ligjit për urbanistikën, pasi ndërtimi prej afro 900 m2 është ngritur në sheshin midis pallateve. Kjo është mënyra jote e abuzimit me pushtetin z. Rama. Ndërtues të tjerë, të mirënjohur në Tiranë të kanë akuzuar botërisht se për të lëshuar lejë ndërtimi u ke kërkuar miliona euro”, – shprehet vajza e Berishës. Ajo nënvizon se të gjitha të ardhurat e tyre janë të deklaruara në ILDKP dhe për to nuk ka asnjë pikëpyetje, në ndryshim me ato të zonjës Basha. Ajo shprehet krenare për veprimtarinë e saj dhe jetën profesionale, ndërkohë që hedh akuza në lidhje me 100 milionët e gruas së Ramës, të cilat, siç deklaron ajo, mbeten jetimë. “Ndërkohë që burimi i parave të huas 100-milionëshe të gruas së tij mbeti jetim, sikundër dhe burimi i parave të pallatit gjoja të ngritur nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar me të ardhura të pakta, ndërsa pretendon se vila e Dajtit po ndërtohet me paratë e kurbanit. Z. Rama, unë kam qenë dhe jam krenare që çdo hap të aktivitetit tim profesional e kam kryer në përputhje të plotë me rregullat dhe ligjet në fuqi dhe kam ndjekur rrugën e punës së ndershme profesionale për të krijuar të ardhurat e mia, siç demonstrojnë dhe shembujt që ti i keqlexon publikisht”, – përfundon deklaratën zonja Malltezi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency