Vau i Dejës Grabitësit marrin 8 milion lekë nën hetim roja dhe arkëtarja

0
158

Elton Qyno

vau i dejesVidhet paratë në bashkinë e Vaut të Dejës, kryekomunari: Ishin lekë që u grumbulluan nga mbledhja e taksave

 

Grabitësit, nuk kursejnë dhe lekët e bashkive të qyteteve. Persona ende të paidentifikuar kanë mundur të marrin nga bashkia e Vaut të Dejës, një shumë financiare prej 8 milion lekë të vjetra, të cilën e kanë marë duke thyer kasafortën. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se personat, kanë arritur të hyjnë brenda ambjenteve të bashkisë, nga dritarja e jashtme e banjës së këtij institucioni dhe më pas kanë depërtuar deri tek zyra e financës ku dhe kanë marrë sasinë e lekëve. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për Vitore Gaci 50-vjeç me detyrë arkëtare në Bashkinë e Vaut të Dejës Shkodër, si edhe Marko Tanushi, 39-vjeç, me detyre roje private në Bashki. Të dy personat e mësipërm akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas policisë efektivi i policisë private që ka pasur për detyrë të ruajë godinën e komunës nuk ka qënë prezent në momentin kur ka ndodhur grabitja. Ndërkohë që arkëtarja Vitore Gaci, sipas policisë së Shkodrës ka lënë derën e arkës së komunës hapur, duke bërë që autorët të hyjnë me lehtësi brenda zyrës së saj, prej nga kanë marrë më pas dhe lekët.

Kryetari Gjon Marku

Kryetari i Bashkisë, Gjon Marku bën të ditur se kanë qenë disa punonjës të administratës që kanë patur dijeni për arkëtimin e parave në zyrën e financës. “Për shumën ekzakte nuk ka pasur ndonjë informacion të saktë por se ka para në arkë ka pasur informacion nga të gjithë punonjësit dhe qytetarët. Me përvojën e viteve të tjera taksat janë derdhur çdo ditë në bankën e shtetit por meqënëse u pezullua kjo derdhjë shuma e mbledhur ishte e madhe”,-u shpreh Marku. Paratë e vjedhura ishin grumbulluar nga taksat vendore dhe ruheshin në bashki për shkak të mungesës së një alternative tjetër pasi një marrëveshje me një bankë të nivelit të dytë për hapjen e një dege në bashkinë Vau i Dejës ende nuk ishte konkretizuar ndërsa vjelja e taksave nga zyra postare ishte përjashtuar për shkak të nivelit të ulët të sigurisë së këtij objekti dhe fluksit të madh të shërbimeve në këtë zyrë postare.

Hetimet e policisë

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e rreth 20 personave por që në fakt asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se është autori i kësaj grabitje. Në vendgjarje janë fiksuar disa gjurmë papilare të gishtave, por për shkak të verifikimit të tyre për disa ditë, policia nuk ka arritur ende në një kongluzjon përfundimtar lidhur me përcaktimin e autorëve të kësaj grabitje. Dyshime të veçanta janë krijuar mbi disa persona por ende nuk janë siguruar provat për arrestimin e tyre. Këta persona njihen si individë me precedentë penale, bëri me dije policia e Shkodrës dhe se pritet që në ditët në vijim disa prej tyre të shoqërohen në policie, për të dhënë sqarime të mëtejshme rreth grabitjes së 8 milion lekëve në arkën e bashkisë së Vaut të Dejës.

 

Genti Trenona tek Task-Forca

Llalla, ndryshon pesë zv/prokurorët në Tiranë

 

Kryeprokurori i Përgjithshëm ka firmosur për kreun e ri të drejtimit të Task-Forcë të Prokurorisë së Tiranës, prokurorin Gentian Trenova, i cili do të zëvendësojë në këtë post prokurorin e dorëhequr Dritan Rreshka. Gjithashtu janë emëruar 4 zëvendësprokurorët e Tiranës, Ervjola Stoja, Petrit Fusha, Erjon Pano dhe Shpëtim Kurti. Ata zëvendësuan prokurorët Genti Çano, Marjeta Zaimi, Elio Mazreku dhe Kudusi Shahu, të cilët mbeteten në postet e prokurorëve të thjeshtë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Më herët dhanë dorëheqjet dhe u zëvendësuan kreu i Prokurorisë se Krimeve te Renda, i Prokurorisë se Tiranës dhe kreu i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndryshimet në prokurorinë e Tiranës, vijnë menjëherë pas zëvendësimit të prokurores Ina Rama me prokurorin e ri, Adriatik Llalla.

 

Aksidenti në Shkodër

Treni përplas makinën, plagoset drejtuesi i mjetit

 

Treni përplas makinën plagoset një 24-vjeçar. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, ku mësohet se treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një makinë. Nga hetimet paraprake mësohet se automjeti tip “Volksëagen’ ka hyrë në shinat e trenit për të kaluar rrugën me shpejt, por është aksidentuar nga treni. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i makinës, Elvis Selimi 24-vjeç, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Ende nuk ka shumë të dhëna për rrethanat e vërteta të aksidentit, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Tek “Uji i Ftohtë”

Reshkitje gurësh në Tepelenë, bllokohet rruga për disa orë

 

Katër masive dheu janë shkëputur si shkak i reshjeve të rrëmbyeshme dhe kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Tepelenë tek “Uji i Ftohtë”. Fatmirësisht shembja e nuk ka afruar pasoja në njerëz apo mjete, por vetëm me bllokim të rrugës nacionale në pjesë të ndryshme të segmentit.

Fadromat vazhdojnë të punojnë për të hapur rrugën dhe në njërën anë të saj ajo ka nisur të funksionojë. Rruga do të mbahet e monitoruar për kohë të gjatë, derisa të merret një garanci për qëndrueshmërinë e situatës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency