Kardashian dhe Beyonce ia kalojnë mirë bashkë

0
141

kim-beyonce

Që kur Kim Kardashian u bë e famshme, spekulimet për jetën e saj nuk kanë pasur fund. Disa kanë qenë të vërteta e disa po dalin të mos jenë. Siç e dimë, i dashuri i saj, Kanye West, është mik i mirë me reperin Jay Z, por ishte raportuar se Kim dhe gruaja e Jay Z, këngëtarja Beyonce nuk shkojnë mirë mes tyre për shkak se kjo e fundit nuk e pëlqen atë. Këto thashetheme i ka mohuar kategorikisht Kim duke thënë madje se Beyonce është një nga njerëzit më të mirë që ajo ka njohur në jetë. “Nuk është e vërtetë që nuk shkojmë mirë. Ajo është një nga njerëzit më të ëmbël që unë kam takuar. Unë nuk e di nga dalin këto gjëra por besoj se duan të na armiqësojnë”, – ka thënë Kim në një intervistë dhënë së fundmi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency