Emigrimi Vizat për SHBA, ambasada zbardh tarifat

0
152

Blerta Mrishaj

vizaTë gjithë personat që janë pajisur me vizë emigrimi për në SHBA, përpara se të udhëtojnë për në SHBA, do të duhet të paguajnë një Tarifë Emigrimi prej 165 dollarësh për Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS)

 

Nga 1 shkurti, të gjithë personat që janë pajisur me vizë emigrimi për në SHBA, përpara se të udhëtojnë drejt këtij vendi, duhet që të paguajnë një tarifë emigrimi prej 165 dollarësh për Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS). Njoftimi zyrtar është dhënë nga Ambasada Amerikane, e cila ndër të tjera sqaron gjithashtu se vetëm prindërit e ardhshëm birësues fëmijët e të cilëve po hyjnë në SHBA nën procesin e jetimit apo të Hagës, rezidentët në kthim, dhe ata të cilëve u është lëshuar vizë e tipit K, janë të përjashtuar nga tarifa e re. Faqja e mëposhtme e internetit të USCIS ka më tepër detaje për tarifën e re, përfshirë edhe informacion kontakti për USCIS, nëse keni pyetje të mëtejshme: www.USCIS.gov/immigrantfee.

Aplikimi

Sa i takon aplikimit duke nisur që nga pagimi i tarifës, ambasada sqaron se pagesa për të marrë vizёn e emigrimit tё USCIS saktësisht thotë se -“Ju duhet ta kryeni pagesёn pёrpara se tё niseni pёr nё Shtetet e Bashkuara. USCIS nuk do t’ju pajisё me kartёn jeshile derisa tё ketё marrё pagesёn. Gjithsesi, edhe nёse ju nuk e keni paguar tarifёn, oficerёt e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare tё Shteteve tё Bashkuara do t’ju pranojnё pёr sa kohё qё ju plotësoni kushtet e tjera pёr tё hyrё”.

Pyetjet

Ndërsa për pyetjen se “nёse mua mё ёshtё lёshuar viza emigrimi para 1 shkurtit 2013? A duhet tё paguaj tarifёn?” – në sqarimin zyrtar të ambasadës thuhet “Jo. Vetёm aplikanёt tё cilёve u ёshtё lёshuar viza mё datё 1 shkurt 2013 dhe pas kёsaj date do tё paguajnё tarifёn e re. Zyrtarёt e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare tё Shteteve tё Bashkuara nё kufirin ajror nё aeroport apo nё kufirin tokёsor do tё verifikojnё tё dhёnat pёr tё pёrcaktuar se kur është lёshuar viza juaj emigruese. Nёse viza ёshtё lёshuar mё datё 1 Shkurt 2013 apo më vonë por pagesa e tarifës nuk ёshtё kryer, paketa e vizёs emigruese do tё pranohet nga ata nё pikёn e hyrjes, por USCIS nuk do t’ju lёshojё kartёn jeshile derisa tarifa prej 165 dollarёsh tё jetё paguar”.

Pagesa

Për pagesën duhet që tё gjithё aplikantёt tё cilёve u ёshtё lёshuar vizё emigrimi (pёrfshirё Vizat e Diversitetit – Lotarisё Amerikane) do tё paguajnё tarifёn e re. Përjashtim bёjnё fёmijёt e birёsuar sipas Proceseve tё Jetimёve (IR-3/IR-4) ose tё Hagёs (IH-3/IH-4), emigrantёt e veçantё nga Iraku dhe Afganistani qё kanё qenё tё punёsuar nga qeveria e SHBA-sё, rezidentёt nё kthim, dhe ata qё u ёshtё lёshuar vizë e tipit K. Ndërsa ajo duhet të kryhet duke vizituar www.USCIS.gov/ImmigrantFee. Këtu do të klikoni linkun që ju çon në faqen e llogarisё së USCIS në Pay.gov, do t’i pёrgjigjeni pyetjeve nё këtë faqe dhe do të futni tё dhёnat e llogarisё tuaj rrjedhёse, kartёs së debitit ose kreditit. Pёr shkak se pagesa duhet tёrhequr nga njё bankё nё SHBA, dikush tjetёr mund ta kryejё pёr ju pagesёn e tarifёs sё emigrimit tё USCIS.

 

 

Njësia 8

Atje ku Rama dje shembi shtëpitë, Basha kthehet me investime

Atje ku në 2008-ën, 5 vite më parë, ish-kryebashkiaku Edi Rama shembi një sërë shtëpish të banorëve, teksa ndërkohë që për vite me radhë e la në harresë, dje kryebashkiaku Lulzim Basha ka shkuar në rrugën “Pandi Stillo”, pjesë e njësisë 8 në Tiranë, për të kryer një investim të Bashkisë së Tiranës me vlerë 35 milionë lekë. Projekti parashikon ndërtimin e rrjetit të plotë të kanalizimeve, ndriçimin dhe gjelbërimin. “Premtimi është që në çdo cep të Tiranës, ne do të kemi një standard dhe sot kemi ardhur për të inspektuar fillimin e këtij standardi, pikërisht me rrugën “Pandi Stillo”, në njësinë bashkiake nr. 8, afër Bregut të Lumit. Punimet kanë filluar dhe do të përfundojnë brenda prillit, në këtë rrugë me gjatësi prej 350 metrash që do i shërbejë një komuniteti prej afro 2000 banorësh. Fillimi i urbanizimit të këtij blloku që sinjalizohet nga kjo rrugë, e cila do të ndërtohet me të gjithë parametrat modernë, kanalizime, trotuare, ndriçim, gjelbërim e do të vazhdojë në vitin 2013 me urbanizimin e të gjithë bllokut” – u shpreh z. Basha. Kryebashkiaku bëri të ditur se kjo zonë përfiton dhe nga projekti strategjik i bulevardit të ri dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës. Basha bëri të ditur se të hënën do të jetë në Abu Dabi, për të diskutuar për financimin me 50 milionë euro të projektit të rehabilitimit të lumit të Tiranës. “Ne do të marrim të gjitha masat që kanalizimet e ujërave të zeza të kësaj zone të lidhen me një kolektor të madh i cili do të ndërtohet përgjatë bregut jugor të lumit të Tiranës, si pjesë e një projekti gjigant, i transformimit të lumit të Tiranës, nga një katastrofë ekologjike, në një park të gjelbër rekreativ, jo vetëm për banorët e kësaj zone por për të gjithë qytetin e Tiranës. Kjo është edhe arsyeja se përse të hënën unë kam një takim me Fondin e Zhvillimit të Abu Dabit, me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku më është premtuar ndihmë me një kredi prej 50 milionë eurosh, për fillimin e këtij projekti strategjik. Përtej këtij nënstacioni, projekti nga “Grimshaw” parashikon vazhdimin e bulevardit të ri të Tiranës, pikërisht duke kryqëzuar pak më poshtë me lumin e Tiranës dhe duke vazhduar për në parkun e ri të Paskuqanit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency