Nuk ka më qoshe në odë!

0
111

Dr. Ilir Muharremi

 

filmatTë moshuarit në esencë kanë përvojë më të madhe se të rinjtë dhe konsiderohen si pararendës në aspekt temporal, shumë gjëra kanë shijuar para nesh, kanë shpirt dhe ndjenja të një aksioni vullnetar me potencial të bujshëm. Qysh në kohërat më të hershme, plaku e zinte vendin kryesor në odë ose në një dhomëz të shtëpisë. Fjala dhe bujaria e tij peshonte pa masë. Në aspektin kulturor, artistët e vjetër gjithnjë duhet të mbeten të respektuar dhe kjo nganjëherë i shpie në një vetëdije superiore të pakrahasueshme me askënd, ngaqë mosha është thelb kryesor, dhe vepër artistike ose çdo vijë në pëlhurë duhet të peshon më shumë se një lëvizje e një të riut.

Gjeneratat e reja që janë në harmoni me inteligjencën, mbi të cilët gjykon shija dhe e cila me mundin ekstrem arrin maksimumin, shpesh herë përbuzet nga artistët e moshuar, sepse vetëm ata kanë prekur qiellin e shtatë, vetëm ata kanë raporte me botën ideale të ndjenjave, dhe vullneti i tyre dhe pasqyra për botën përfundon me fjalinë e tyre të fundit. Të rinjtë shumë herë me shumë argumente posedojnë art më të fuqishëm, më elegant, lozonjar, përkundrazi sjellin simpati protektuese mbi qeniet dhe objektet e vogla të dobëta. Shumë të moshuar kanë dyert më të hapura, jo për shkak cilësisë në krahasim me konkurrentët e rinj, por për shkak respektit.

Respekti duhet të jetë diçka subjektive, personale, madje edhe individuale, e jo të qëndrojë ombrellë mbi shoqërinë kulturore artistike. Të rinjtë të cilët kanë “fluturuar” më shpejt se koha reale përpiqen të integrojnë atë artin, dijen, moralin në rrethin e të moshuarve, por gjithnjë ai do të jetë inferior sepse “Plaku modern” mungon në këtë kohë postmodern. Të rinjtë edhe nëse flasin në një kolektiv të moshuar, duhet të përpiqen të përshtaten ndaj vlerave historike karakteristike të tyre. Krijimtaria nuk duhet të llogaritet në bazë të moshës, por në bazë të cilësisë së krijimit, të zotërohet thelbi i artit në të pavetëdijshmen dhe të vetëdijshmen. Të përcaktohet veprimtaria reale, dashuria ndaj asaj që bënë, virtyti, ambicia për eksplorim. E vërteta është në krijimin e një ideali rinor. Herman Hese në librin “Leximet e çastit” shkruan: “Të zotërosh të vërtetën, të kesh të drejtë, të dish, të mund të dallosh të mirën nga e keqja dhe të gjykosh, ndëshkosh, akuzosh apo të shpallësh luftë- kjo është një shenjë rinie dhe që i ka hije rinisë”. Gjithnjë në rini janë krijuar vepra madhështore, vlen të përmendet rasti i dramaturgut të famshëm Albert Kamy i cili në moshën 44 vjeçare fitoi çmimin “Nobel” për letërsi. Edhe kinematografia i nxjerri legjendat qysh në moshë të re si: Xhejms Din i cili vdiq në moshën 24 vjeçare. Piktori Holandez Van Gog që kishte dhjetë vjet krijimtari ekstreme dhe vdiq në moshën 46 vjeçare. Poeti shqiptar nga Shkodra Migjeni gjeni në artin e poezisë, jetoj vetëm 27 vjet. Sharl Bodleri, poet i vuajtur, i pasionuar pas dashurisë, alkoolit, gjeni në thurjen e vargjeve jetoi vetëm 46 vjet. Merlin Monro ikonë e kinematografisë,36 vjeçare etj. Mosha asnjëherë nuk ka të drejtë kur është në pyetje vlera artistike kulturore.

Shumë fjalë budallaqe dëgjohen në debate, kafene, galeri, teatër kur flitet për një problem serioz që prek sferën e kulturës. I riu i cili shpërfaq mendim më të thellë se një i moshuar, pranimi, integrimi i idesë së tij, bëhet vetëm atëherë kur arrin të shpartalloj një batalion të moshuarish. Por, përse ndodh kjo gjë?! Një fenomen i ruajtur me xhelozi nga e kaluara mistike e tyre. Pse janë aq arbitrar të moshuarit dhe të rinjtë i konsiderojnë si një largësi e Apogjeut?! Mos vallë krijohet frikë nga një ide e re, mendim i ri, emocion i ri, vizion, intuitë, ambicie që ka peshë të madhe.

Pse jo, gjithnjë të konsiderohet rrënuese e asaj që ishte dikur, pse këto koncepte gjithnjë të jenë futuriste nga të moshuarit?! Mendimi i shëndoshë është një lloj xhevahiri, i rrallë, i çmuar që gjithnjë duhet të shijohet nga masa pa përcaktim moshe ngaqë mosha rrënon mendimin dhe mendimi ndjehet inferior nëse në plan të parë është mosha. Krijuesi stepet në opinion sepse intelekti i tij poetik, artistik, muzikal…… nuk përputhet me moshën sepse këtë gjë e kërkon një pjesë e të moshuarit, për të qenë sa më bindës krijuesi. Andaj, me plot përgjegjësi e them se korrektësia, drejtësia e krijimit, pa përcaktim moshe është një hapësirë, mozaik, që përbën realitet në shumë raste edhe të diskutueshëm, por edhe të padiskutueshëm, ngaqë figuracioni i thellësisë ekziston, vazhdon të ekzistojë për të gjitha madje edhe për fillestarët. Liria krijuese, duhet të jetë e rreshtuar pa dallim varganësh dhe të jetë zgjidhje e përjetshme për çdo gjeneratë qoftë e re apo e vjetër, të arrihet një barazim shprehjesh intelektuale, shpirtërore nëse përpiqemi të dominojë vlera.

 

 

Sfidat e filmave të Tarantinos

 

Me 2 çmime “Golden Globes” për skenarin më të mirë nga Quentin Tarantino dhe për aktorin më të mirë joprotagonist nga Christoph Waltz, si edhe me 5 nominime “Oscar”, “Django Unchained” zbarkon në Tiranë. Në kulmin e lavdisë së tij, filmi me aktorët Jamie Foxx, Leonardo Di Caprio, Samuel L. Jackson dhe Kerry Washington dhe Christoph Waltz fillon projeksionet shqiptare në kinema “Millennium”, më 18 janar. Ngjarjet e filmit vendosen në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës para luftës civile. Django (interpretuar nga Jamie Foxx) është një skllav, historia e tmerrshme të cilit me ish-pronarët e tij e çon ballë për ballë me dr. King Schultz (interpretuar nga Christoph Waltz) i cili është në kërkim të vëllezërve kriminelë Brittle. Vetëm Django mund ta drejtojë për tek ata, ndaj Schultz ble Django me premtimin se pas kapjes së vëllezërve Brittles, gjallë apo vdekur do t’i japë lirinë. Suksesi i këtij operacioni e bind Schultz që të lërë të lirë Django. Por edhe pas kësaj ata të dy nuk ndahen nga njëri tjetri. Ndërsa Schultz drejtohet në jug për të kapur kriminelët e shumëkërkuar falë ndihmës së Django, ky I fundit përqendrohet në lirimin e gruas së tij, skllaves Broomhilda (interpretuar nga Kerry Washington), të cilën e humbi vite më parë. Kërkimi i Django e Schultz i drejton të dy për tek Calvin Candie (interpretuar nga Leonardo Di Caprio), pronar i Candyland, një plantacion ku skllevërit stërviten nga Ace Woody (intepretuar nga Kurt Russell) për të mundur me njëri-tjetrin. Duke eksploruar plantacionin, Django e Schultz ngjallin dyshime tek Stephen ( interpretuar nga Samuel L. Jackson), skllavi besnik i Candie-t. Lëvizjet e tyre kontrollohen nga të gjithë dhe fillojnë përpjekjet për asgjësimin e tyre. Filmi i Tarantinos është vlerësuar maksimalisht si nga kritika ashtu edhe nga publiku amerikan. “filmat e Tarantino”, – shkruan Roger Ebert gjatë recensionit të tij për “Django Unchained” -“janë një sfidë e drejtpërdrejtë për shumë tabu të shoqërisë sonë…” . Los Angelos time shkruan se “Në “Django”, Tarantino është një njeri i çliruar nga prangat, duke krijuar filmin e tij më të artikuluar, më intrigues, provokues, më të tmerrshëm,më të ashpër dhe të çiltër e zbavitës”. Ndërkohë që projeksionet evropiane kanë ngritur siparin e tyre që në datën 16 janar fundjava finalizon shtrirjen e plotë të filmit në të gjitha sallat e kontinentit të vjetër përfshirë edhe Shqipërinë. Filmi vjen në një kohë kur mbahen garat më të rëndësishme kinematografike të vitit. Deri tani filmi ka marrë 20 nominime dhe 13 çmime, mes të cilëve AFI Award që e vlerësoi si filmin më të mirë vitit. Çmimet e fituara i kanë takuar kryesisht Quentin Tarantinos dhe aktorit Christoph Waltz, por disa prej nominimeve janë shndërruar në trofe edhe për aktorin Leonardo Di Caprio. Dy “betejat” e fundit për “Django Unchained” janë “Bafta” dhe “Oscar”, që zhvillohen përkatësisht në 10 dhe 24 shkurt. “Django unchained” ka pesë nominime në secilën prej tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency