Rajon Serbia mund të lejojë hyrjen e Kosovës në OKB

0

serbiPër herë të parë, Serbia, e cila deri tani kundërshton me forcë pavarësinë e Kosovës, la të kuptohej të martën se mund të heqë dorë nga kundërshtimi për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Loading...

Presidenti i Serbisë, Tomslav Nikoliç, të mërkurën (16.1.2013) hodhi poshtë mundësinë, që Serbia të bjerë dakord për një vend të Kosovës në OKB. Duke u prononcuar në prag të raundit të ri të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, Nikolic theksoi se Serbia do të vazhdojë të refuzojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës e për këtë arsye Kosova nuk do të ketë një vend në OKB”, – deklaroi Nikoliç përpara gazetarëve në Beograd. Presidenti serb reagoi ndaj deklaratës që bëri një ditë më parë kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, sipas të cilit Beogradi po kërkon një “zgjidhje gjithëpërfshirëse” me Kosovën, e cila mund të përfshijë edhe bisedime për një vend të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Që prej shpalljes së pavarësisë, autoritetet kosovare kanë theksuar vazhdimisht se synimi i tyre final është anëtarësimi në OKB. Por Serbia, e mbështetur nga aleatja historike Rusia, e cila ka të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, ka refuzuar kategorikisht të lejojë Kosovën të anëtarësohet në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Deklarata e Daçiçit të martën lë të kuptohet një ndryshim në qëndrimin e Beogradit. “Ne mund të merremi vesh për çdo gjë”, – tha Daçiç për gazetarët. “Po kërkojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por që kjo të ndodhë duhet dhënë diçka në këmbim”, – është shprehur Daçiç në prag të raundit të ri të bisedimeve me Kryeministrin e Kosovës, Thaçi, në Bruksel këtë javë.

 

Autonomi për pakicën serbe në Kosovë

Të dielën Parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë, në të cilën kërkohet autonomi për pakicën serbe në Kosovë si pjesë e bisedimeve me Prishtinën, të mbështetura nga BE-ja. Sipas rezolutës, në këmbim Serbia më në fund mund të njohë autoritetin e Prishtinës në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun me popullsi serbe, i cili aktualisht de facto kontrollohet nga Beogradi.

Përmirësimi i marrëdhënieve me Prishtinën është një nga kushtet themelore për Serbinë për të ecur përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ata (kosovarët) po ushtrojnë presion ndaj nesh përmes BE-së dhe ne nuk i lejojmë të hyjnë në OKB. A mos vallë duhet të vazhdojmë kështu për vite?”, – u shpreh Daçiç.

Pak kohë më parë, Daçiç deklaroi në Parlamentin e Serbisë se “sovraniteti i Serbisë në Kosovë është thuajse joekzistues”, dhe kjo ishte hera e parë që një zyrtar i lartë serb e pranonte këtë fakt.

Më shumë se 90 vende, përfshirë SHBA-në, dhe 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur.

DW

 

 

Reeker kërkon zgjidhje për veriun dhe shpërbërje të strukturave paralele

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas ndryshimeve në krye të Departamentit amerikan të Shtetit pas largimit të Hillary Clinton-it.

Kështu ka thënë dje zëvendësndihmësi i Sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker, i cili po qëndron në Bruksel. Ai, në takim me gazetarët, ka thënë se SHBA do të vazhdojë të jetë e fokusuar në Ballkan dhe do të ketë vazhdimësi edhe me bashkëpunimin me BE-në në këtë zonë të Evropës.

Reeker ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është arritur një përparim i jashtëzakonshëm deri tani në këtë dialog.

Ai ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale, duke përmendur kështu edhe kërkimin e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës, dhe shpërbërjen e strukturave paralele.

I pyetur për platformën dhe rezolutën e Serbisë për këtë dialog dhe për veriun e Kosovës, Reeker nuk ka dashur të komentojë në mënyrë konkrete, por ka thënë se është me rëndësi se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe ajo që po bëhet në konkluzat e BE-së, të cilat bëjnë të qartë se çfarë pritet të ndodhë rregullimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës, transmeton REL.

Reeker ka thënë se me rëndësi është që Serbia dhe Kosova të jenë të fokusuara dhe të përkushtuara seriozisht për vazhdimin e dialogut.

Po ashtu,Reeker ka folur edhe për pjesë tjera të Ballkanit, duke thënë se vitit 2013 do të jetë vit jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në këtë kontekst ka përmendur edhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri, duke thënë se Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira.

Reeker po ashtu ka thënë se SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, dhe ka thënë se kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme, dhe kjo retorikë nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet tjera.

 

 

Bota

Rrëzohet një helikopter në rrugët e Londrës

 

Policia në Britani njoftoi se të paktën dy persona u vranë, pasi një helikopter u rrëzua në një rrugë të Londrës, pranë një stacioni hekurudhor, që lidh periferinë jugore të qytetit me qendrën.

Sipas njoftimeve, mes personave të vrarë është piloti i helikopterit. Autoritetet mjekësore thonë se 9 persona të tjerë u plagosën në këtë aksident dhe një prej tyre është në gjendje kritike.

Sipas njoftimeve të medias lokale, helikopteri u përplas me një vinç në majë të një apartamenti luksoz në ndërtim e sipër dhe pastaj u rrëzua në rrugë, i përfshirë nga flakët, që shkaktuan tym të në qiell. Ky aksident shkaktoi rrënoja dhe flakë nëpër rrugët e Londrës.

 

 

Loading...