Zyra e të Drejtave të Autorit: “Albautor” keqadministron pasurinë kolektive

0
142

te drejtatZyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit i propozon ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pezullimin e licencës së agjencive “Albautor” dhe “Akdie”

 

Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit, pas shumë kohësh heshtjeje, bëhet e gjallë. Dje, në një njoftim për mediat, bën të ditur se i ka propozuar Ministrisë së Kulturës pezullimin e licencës së agjencive “Albautor” dhe “Akdie”. Arsyeja e kësaj mase ekstreme njofton se merr shkas nga “keqfunksionimi i agjencive të administrimit kolektiv të krijuara në bazë të ligjit nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” dhe të licencuara nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me qëllim administrimin e të drejtave të autorëve dhe të drejtave të lidhura me to, grumbullimin dhe shpërndarjen e të ardhurave nga përdoruesit e veprave me objekt pronësinë intelektuale tek titullarët e së drejtës, në ushtrim të kompetencave ligjore dhe bazuar në VKM-në nr. 232, datë 19.4.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e ZSHDA” përkatësisht, pika 14, nenit 116 të ligjit nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ka propozuar ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pezullimin e licencës së agjencive “Albautor” dhe “Akdie” për periudhën 6-mujore, parashikuar në pikën 2 të nenit 116, si afat i fundit i agjencive për përmbushjen e detyrimeve ligjore”.

Ky propozim, sipas deklaratës që ZSHDA lëshoi për mediat, vjen si shkak i moszbatimit të ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhur” dhe statuteve të agjencive “Albautor” dhe “Akdie”, të tilla si: 1. Mospërmbushje e detyrimit për të mbledhur nga përdoruesit të ardhurat dhe shpërndarjen e tyre titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, në përputhje me dispozitat statutore dhe tarifat e deklaruara; 2. Mospërmbushjen e detyrimit për të depozituar në ZSHDA informacionin e kërkuar në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së tyre;

3. Depozitimin në ZSHDA të çdo autorizimi të lëshuar me faturë tatimore; 4. Mosdepozitimin e listës së tarifave të miratuara nga agjencitë; 5. Mospërmbushjen e detyrimit për thirrjen çdo vit kalendarik të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, e cila duhet të miratojë buxhetin e agjencisë dhe listën e shpërndarjeve.

Ndërkohë që për këtë çështje tani dosja i kalon ministrisë për shqyrtim dhe vëmendje duke për t’i dhënë zgjidhje ligjore problematikës, që sipas ZSHDA-së paraqitet e përvitshme nga këto agjenci mbi menaxhimin e pasurisë kolektive.

“Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit edhe njëherë shpreh mbështetjen ndaj agjencive të menaxhimit kolektiv të të drejtatve të autorit dhe të drejtave të lidhura, në luftën e përbashkët kundër piraterisë, por duke i kërkuar agjencive të përmbushin detyrimet ligjore kundrejt autorëve/titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura”, thuhet në mbyllje të deklaratës për mediat.

Re. Ku.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency