Batmanketi Histori e vërtetë e Françesko Beketit

0
264

Përgatiti: Z. A.

 

batmanJu kujtohet kur keni qenë fëmijë dhe baballarët ju çonin të shihnit filmat me Batmanin? Për ju ishte hero i madh, por dalëngadalë ju u rritët, e braktisët botën e fantazive dhe u zhytët në botën reale.

Por studime të ndryshme kanë përcaktuar se disa fëmijë goditen thellësisht nga këta personazhe, truri i tyre nuk zhvillohet më, ndërsa trupi po, dhe nuk hyjnë më në botën reale, duke u njësuar përjetësisht me heronjtë e tyre. Si rrjedhojë, me të gjithë ne sillen në një mënyrë që ne na zemëron, por gjithsesi përpiqemi të durojmë, duke e konsideruar këtë si një paralizë mendore të tyre, duke i quajtur të sëmurë.

E di që jeni të befasuar nga këto fjalë dhe pyesni veten se ku do të dal, dhe thoni me vete fjalinë e famshme “Po ç’dreqin thua?” Unë ju siguroj se çdo gjë e ka një kuptim, sepse unë kam hasur një shembull trupi të rritur me kokën e mbetur në fillesat fëminore, i cili mishëron, pa maskë, njeriun e famshëm të mistershëm. Kështu, unë e kam quajtur bukur: Batmanketi.

Për t’ju treguar historinë e Batmanketit duhet ta ndaj në seri, sepse e meriton vërtet. Ju kujtohet gjendja në Shqipëri në vitin 1991? Një faqe historie që la gjurmë në vendin tonë dhe i parapriu ardhjes së demokracisë.

Shumë baballarë, gjyshër e vëllezër tanët mbushën barkat e anijet që niseshin nga portet tona në kërkim të një bote tjetër, të një të ardhmeje më të mirë për ta, por të shumtë ishin ata që qëndruan këtu për të ndërtuar, të vendosur dhe krenarë, atdheun tonë në demokraci. Nga ana tjetër e detit, qytetaria e madhe e popullit italian i priti bashkëqytetarët tanë, të cilët u shfaqën me shumë përunjësi dhe dëshirë për të ndërtuar dinjitetin e ëndërruar që e kishin humbur nën regjimin.

Gjithsesi disa personazhe italianë, që më mirë po i quaj individë, për t’i ndarë nga populli i madh italian, nuk e kuptuan arsyen e fortë që bashkëkombësit tanë kishin për t’u larguar nga vendi i tyre, nga familjet e tyre, nga zakonet e tyre, por panë vetëm varfërinë e tyre, duke menduar menjëherë që, nëse në Shqipëri ishin të gjithë kështu, këta njerëz mund të vinin dhe, me dy groshë e me shumë llafe, të bëheshin Batmani që ëndërronin të ishin, por që në Itali nuk ua mbante xhepi.

Dhe ja ku erdhi viti 1993, datë e deklaruar nga vetë Batmanketi, i cili si projekt të parë të madh e gjenial pati mbushjen e vendit tonë me plehra të prodhuara në vendin e tij. Domethënë shqiptarët ishin kaq të varfër e të prapambetur saqë mund te jetonin mes ndotjes së plehrave të të tjerëve; por projekti nuk u realizua dot. Vetëm mendimi që pati për të bërë diçka të tillë, ju jep të kuptoni që ky personazh filmash fantastiko-shkencorë nuk ishte dhe nuk është normal, sepse një Batman i vërtetë u del krah të dobtëve për t’i mbrojtur nga arroganca e të fortëve. Si rrjedhojë Batmanketi, po të bëhej një garë mes Batmanëve, do dilte i fundit, tamam humbës.

Por këtë koncept Batmanketi ynë nuk e ka kuptuar ende, edhe pse është i rritur nga trupi, pikërisht sepse ka ngelur në realitetin e fëmijësdhe sillet i pavetëdijshëm nëpër vendin tonë, madje edhe me seli e me zyrë. Ai për momentin ka vetëm një fat të madh, që populli shqiptar nuk është ashtu si mendon ai, dhe e kupton kur dikush thotë dhe bën gjëra anormale, e merr parasysh edhe gjendjen mendore për të gjetur një arsye për ta mëshiruar. Por po ky populli shqiptar, nëse Batmanketi nuk ndryshon qëndrim, mund edhe të zemërohet shumë dhe ndoshta t’i çojë çdo mëngjes në zyrën e tij në Tiranë plot qese me plehra të prodhuara nëpër shtëpitë e shqiptarëve, që të bëhemi baraz. Batmanketi donte të sillte plehrat e tij këtu dhe ne, për t’ia shpërblyer me mirësjellje, i çojmë tonat në rrugën ……, në Tiranë. Ndoshta truprojat e shumtë që rrethojnë heroin tonë mund të na ndihmojnë të stivojmë qeset me plehra, ndoshta mund të sjellin edhe të tyret; janë shqiptarë dhe duhet t’i jenë mirënjohës Batmanketit.

U bëra që tani me dhimbje koke dhe, i nxehur si shqiptar, më mirë ta mbyll këtu pjesën e parë. Në pjesën tjetër shpresoj të mos nxehem si sot dhe do t’ju tregoj edhe vepra të tjera të heroit tonë.

E mora veten nga pjesa e parë e Batmanketit dhe tani do përpiqem t’ju përshkruaj zhvillimin e kësaj figure. Njeriu i plehrave nuk mbeti shumë i kënaqur që nuk mundi të na mbushte dot me plehra. Kohët ndryshonin dhe po shfaqej kudo në botë tema e energjisë së pastër dhe trimit Batmanketi i lindi një tjetër ide e shkëlqyer, që të sajohej si njësuperfuqi në këtë sektor.

Pasi mendoi strategjinë e duhur, sepse e kishte kuptuar që populli shqiptar kishte më shumë përvojë nga sa mendonte ai, hoqi uniformën e punëtorit të plehrave, veshi petkun e industrialistit të madh në nivel botëror dhe arriti të marrë koncesionin për ndërtimin dhe administrimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Ishim në vitin 1997 dhe trimi ynë kishte bërë vërtet një lëvizje të zgjuar; vendi ynë do të kishte shumë avantazhe në koston e energjisë, popullata rreth hidrocentralit do të kishte shërbime publike më të mira, do të kishte punë për ndërmarrjet vendore në fazën e ndërtimit dhe punësim gjatë administrimit.

Batmanketi ishte në qiellin e shtatë. Në vendin tonë trajtohej si princ dhe kjo gjë i pëlqente shumë. Fluturonte lart siç kishte ëndërruar gjithmonë. Gjithsesi, në këtë gjendje të dehur, nuk e kishte kuptuar se i ishte dhënë mundësia për të ndërtuar një hidrocentral të madh, por heroi ynë mendoi të gjente një sistem si të fitonte para në tavolinë, me letra. Ruspat janë shumë të rënda e dheu të bën pis; më mirë në tavolinë, me papijon, me gazetarë rreth e përqark, të cilëve u tregon përralla të bukura, me plot miq të urtë e plot lodra, parfume e mëndafsh e shpërblime të kripura.

 

Por në Itali Batmanketi godet një herë në shenjë. Shikoni çfarë sajon:

 

Enel: Shoqëria Beg e Cerroni-Beketi kërkon 430 milionë pas vendimit të gjyqit në Shqipëri.

Një lëmsh gjyqësor. Në gjykatën e të drejtave të njeriut në Romë, më 23 maj, Beg, një shoqëri e energjive tërinovueshme, me bashkëpronar Manlio Çerronin, i kërkon Enelit 430 milionë në bazë të një vendimi të dhënë nga një gjykatë shqiptare. Fillesat e përplasjes gjenden në një kontratë bashkëpunimi që nuk u realizua kurrë, për ndërtimin e një hidrocentrali në Shqipëri. Beg, siç dëshmohet nga agjencia Radiocor, hapi gjyq për zbatimin e vendimit në Francë. Por Enel nuk është më pak aktive në këtë konflikt të gjatë: në vitin 2002 kishte fituar një çështje në arbitrazh kundër Beg-ut dhe një vit e gjysmë më parë hapi gjyq në Itali. Pra grupi elektrik e kthen mbrapsht kërkesën për dëmshpërblim, duke kundërshtuar zbatimin e vendimit shqiptar. Përballja, një lëmsh i vërtetë gjyqësor, vazhdoi 12 vjet dhe duket se ka mbërritur në fund, me apelimet që kanë mbetur pezull në Gjykatën Evropianë të të drejtave të njeriut. Sim-Ale 23-05-12.

http://www.corriere.it/notizie-ultima-ora/Economia/Enel-Beg-Cerroni-Becchetti-chiede-430mln-sentenza-Albania/23-05-2012/1-A_001599063.shtml

Arriti pra, vetëm me letra, të ndërtojë këtë mekanizëm për shoqërinë e tij, por harroi hidrocentralin e Kalivaçit, që nuk e ndërtoi. Atij i interesojnë vetëm paratë që mund të nxjerrë nga paqartësitë e kontratave, të krijuara plot art.

Por dhjetë vjet më vonë, në vitin 2007, Batmanketi ynë arrin të sajojë një goditje tjetër; një gjenialitet ndoshta i nxitur nga zgjimi i ministrive të vendit tonë që nuk shohin të fillojë hidrocentrali i Kalivaçit.

Ka të ngjarë që të jetë kuptuar që industrialisti ynë i madh nuk i kishte aftësitë ekonomike për një sipërmarrje të tillë dhe përpilohet një kontratë e re që e detyron Batmanketin të krijojë një shoqëri me Deutche Bank, me një kapital prej 17.500.000 Eurosh, ku banka duhet të kishte një përqindje pjesëmarrjeje prej 45%.

Këtu personazhi ynë e tejkalon vetveten; me një spekulim financiar shpik një shtim të kapitalit të një shoqërie italiane të tij, Hydro, fut në lojë Deutche Bank që vendos pjesën e saj të kapitalit dhe menjëherë i çon ministrive kompetente shqiptare letrat e qepura me mjeshtëri prej tij, ku shkruhej që ishte futur Deutche Bank, por duke lënë mënjanë përshkrimin e mënyrës se si ishte shtuar kapitali.

Batmanketi është vërtet i përkryer për të sajuar shpikje me letra e kontrata dhe pas gjyqit me Enel, hyn në gjyq edhe me Deutche Bank, sepse kjo e kupton, me vonesë, mashtrimin… Do jetë ndonjë rastësi… Dy gjigantë, të dy kundër tij, por ai është i fortë.

 

Në këtë fazë, ka të ngjarë me kapitalet e Deutche Bank, u nënkontrakton punimet e para disa ndërmarrjeve shqiptare, dhe me joshjen e magjinë tij arrin t’u hedhë hi syve këtyre ndërmarrjeve që besuan në fuqinë e Batmanketit. Por ujku zakonin s’e harron, dhe për këto punime vjen surpriza nga Enel dhe Deutche Bank. Në fakt punimet nuk paguhen dhe ndërmarrjet ndërpresin punën në vitin 2009 e deri më sot, hidrocentrali i Kalivaçit është një mizori, ndërmarrjet shqiptare kanë mbetur pa marrë miliona euro dhe madje edhe ato që u ndërtuan duhet të bëhen sërish.

Këtë herë Batmanketi e mori hakun me shqiptarët. Nuk i deshët plehrat e mia? Atëherë unë do t’jua hedh me llafe e s’do më bëhet vonë për askënd dhe, duke qenë se jam shumë i bukur fizikisht, ka ardhur edhe çasti mediatik për narcizizmin tim.

Në të vërtetë heroi ynë kaloi në investimin e parave duke blerë piktura, pastaj në financimin e një gazete falas e tani po mendon për televizionin. Pa dyshim që do shpojë ekranin, siç thuhet në gjuhën e asaj fushe, me karizmën dhe llafet e tij. Thonë që televizioni do të quhet Era, një emër shumë i goditur; perfeksioni do të arrihej vetëm po t’i shtoje edhe “fjalë” (fjalë në erë), sepse Batmani nga Roma do të mbetet gjithmonë një njeri ordiner, që do të mendojë për gjithçka përveçse për hidrocentralin e Kalivaçit dhe për banorët e asaj zone, të ndëshkuar nga punimet e nisura e të braktisura.

Përpiquni të mendoni sikur jeni në shtëpi në darkë, pas një dite pune, ndoshta me pak gjëra për të ngrënë, dhe të ktheni televizorin tek Batmanketi, njeriu që donte të na sillte plehrat, që na vuri në lojë me hidrocentralin që prej 18 vjetësh dhe që, si njëprestigjatori zoti, tani na tregon një përrallë të re.

Jo, është e tepërt! T’i lutemi të gjithë Zotit ku besojmë që të na shpëtojë nga kjo torturë, ndoshta duke thënë çdo ditë sapo të zgjohemi, gjithsesi para se të fillojmë punën, këtë lutje kundër tersit:

O ZOT

QË NGA LARTËSIA E QIEJVE SHIKON GJITHÇKA,

NA PUNOVE PA DYSHIM NJË RRENG TË BUKUR,

ISHIM SHUMË MIRË KËTU QË NGA VITI 1991

NDËRSA TI NA DËRGOVE BATMANKETIN,

KU E KISHE PASUR MË PËRPARA?

DESHE TË NA NDËSHKOJE?

ÇFARË MËKATI KAQ TË MADH KEMI BËRË?

TANI ME BATMANKETIN NËPËR KËMBË

KEMI VUAJTUR NJË DËMIN TË GJATË.

NA FAL, KE PËR TA PARË QË DO TË SILLEMI MIRË

POR ÇOJE NË NDONJË VEND TJETËR

KU TA MERITOJNË NJËÇATRAPËS TË TILLË,

NË FUND TË FUNDIT NUK ËSHTË EDHE AQ KEQ, I GJORI,

POR MORI PËR KOT NGAQË,

DUKE QENË SE E DËRGOVE TI,

KUJTON SE ËSHTË ZOT

DHE I KONSIDERON SHQIPTARËT SI GRIGJËN E TIJ,

PËR T’I MJELË E PËR T’I QETHUR.

THUAJI TË VËRTETËN QË GABOHET! TI E DI!

ATËHERË THUAJA TI DHE DEGDISE DIKU GJETKË.

DHE MEQË KËTU DONTE TË FILLONTE ME PLEHRAT

DËRGOJE MBI NDONJË DENG PLEHU

NË PLEHRAT E ROMËS, TE CERRONI,

SE AI DUHET TA NJOHË,

APO NUK E DO AS CERRONI?

ATJE DO TA GJEJË NJË PASQYRË, QOFTË EDHE TË THYER

QË TË SHIHET MIRË NË TË

DHE TË KUPTOJË QË AI NUK KA FYTYRË SHQIPTARI

DHE S’DO MUND TA KETË KURRË,

SEPSE NE JEMI SHUMËSHUMË NDRYSHE,

SIDOMOS PËRBRENDA,

DHE KUR HOQËM QAFE NJË REGJIM,

MUND TË HEQIM QAFE MË KOLLAJ NJË ___________

KËTU SECILI TË VENDOSË FJALËN QË DO.

AMEN.

 

Kush është Françesko Beketi?

Françesko Beketi është një investitor, i cili ka qysh në vitin 1993 që mashtron se do të bëjë investime të mëdha në Shqipëria. Hidrocentrali i Kalivaçit është projekti më i famshëm i “Beketit”, i cili ka rreth 15 vjet që premton ndërtimin e këtij hidrocentrali, por që nuk ka arritur ta ndërtojë kurrë. Përveç mashtrimeve me Beketit, janë bërë një edhe gjykatat shqiptare, duke e favorizuar së tepërmi, edhe pse janë në kundërshtim me legjislacionin vendas. Të flasësh për Françesko Bneketin është njësoj si të flasësh për një përrallë, e cila çdo ditë kalon nëpër dyert e gjykatave dhe çdo ditë mbijeton falë mashtrimeve dhe gënjeshtrave. Sot Beketi vazhdon të mashtrojë bizneset shqiptare me premtimin e famshëm “se unë do të bëj investime të mëdha”, por nga ana tjetër bankat dhe shumë kompani i kërkojnë lekët, për të cilat kanë lidhur kontrata. Dy herë janë kryer kontrolle në Kalivaç, aty ku pretendohet se do të ngrihet një hidrocentral dhe të dyja herët janë zbuluar shkelje të madha, por Beketi vazhdon të “mbijetojë” përsëri, falë mashtrimeve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency