Vendimi, Laçi lë Partizanin

0
141

Altin Vorpsi

laciNëpërmjet rrjetit social Facebook, Laçi i jep lamtumirën Partizanit

Sallaku mund të zotërojë tërë aksionet

 

“Jap dorëheqjen përfundimtare nga klubi i Partizanit dhe i uroj shumë suksese në vazhdim ekipit dhe sportdashësve. Paro Laçi”. Iu afruar Partizanit në ditët më të këqija të këtij klubi dhe po e lë në ditët më të këqija të tij. Njëri nga dy aksionerët e Partizanit ka njoftuar dje se ka ndërprerë çdo lidhje me ekipin “e kuq”. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, mendohet se Lulëzim Sallaku do të jetë që tani e tutje pronari i vetëm i Partizanit.

 

Zanafilla

Laçi mori drejtimin e Partizanit pas blerjes së aksioneve nga ana e Albert Xhanit në dhjetor të vitit 2010. Ai në këtë periudhë u vu në postin e administratorit të skuadrës së Partizanit, ndërsa president vazhdonte të ishte Albert Xhani. Ai drejtoi ekipin deri në fund të sezonit, pavarësisht problemeve ligjore dhe gjyqeve të pafundme. Partizani nuk u ngjit dot në Superiore, ndërsa sezonin pasardhës, nën drejtimin e Xhanit, skuadra ra në Kategorinë e Dytë. Pas një viti të vështirë, “të kuqtë” ngjiten në Kategorinë e Parë dhe Laçi merr sërish administrimin e ekipit, por këtë herë me një ortak të ri, që ka mazhorancën e aksioneve, që ishte Lulëzim Sallaku.

 

Blerësi

Burime pranë stafit të klubit “të kuq” bëjnë me dije se do të jetë pikërisht Sallaku pronari i vetëm i këtij ekipi. Shteti shqiptar i jep të drejtën e parablerjes të aksioneve të Laçit, Sallakut. Në rastin konkret, Paro Laçi dyshohet të ketë zbatuar të gjitha procedurat ligjore për shitjen e aksioneve të tij, pasi kohët e fundit ka pasur probleme me drejtësinë dhe është i ndaluar nga kjo e fundit.

 

 

Problemet

Tri vitet e fundit drejtuesit e Partizanit, kanë kaluar një pjesë të madhe të kohës së tyre në sallat e gjyqeve. Kujtojmë paditë për çështjen e administratorit, paditë e bashkëshortes së Albert Xhanit në drejtim të shoqërisë “Partizani” sh.a, por edhe padinë e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kërkoi kthimin e emrit dhe stemës në pronësi të saj. Tashmë të gjitha këto gjyqe janë të mbyllura.

 

 

Merkato

Mavraj i tërheq vëmendjen Hofenhajmit dhe Shtutgartit

Dy skuadrat e Bundesligës gjermane, Hofenhajm e Shtutgart, kanë shprehur interesim për kapitenin e Grojther Fyrthit, Mërgim Mavraj. Sipas medieve gjermane performanca e mirë e qendërmbrojtësit shqiptarë ka bërë që këto dy skuadra të kenë paraqitur edhe oferta konkretë tek klubi bavarez. Pak kohë më patë për mbojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, është interesuar edhe Mainzi që në fund të sezonit do të humbë një nga qendërmbrojtësit më të talentuar gjerman, Jan Kirshhof (firmosi për Bajernin pak ditë më parë). Mavraj me Grojther Fyrthin ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2014.

 

Itali

Ujkanin e duan të gjithë

Në Itali nis valsi i portierëve. Lëvizjet që parashikohen në letër nuk mund të mos përfshijnë edhe gardianin e kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, i cili po kalon një periudhë negative në radhët e Palermos. Pas Lacios dhe Fiorentinës, në skenë del edhe emri i Interit që e shikon 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të sllovenit Handanoviç. Zanafilla e transferimit të mundshëm të Ujkanit në Milano nis nga Kievo që synon t’i shesë Palermos portierin e parë, Stefano Sorrentino për ta zëvendësuar me Albano Bizarrin e Lacios. Kështu, numri 1 kuqezi e ka të lirë rrugën për në “San Siro”. Momentalisht bëhet fjalë vetëm për zëra merkatoje, sepse Napoli vazhdon ta konsiderojë Ujkanin si pasuesin e De Sanctis dhe aksi që e lidh shqiptarin me qytetin bregdetar nuk është plotësisht i bllokuar. Kontrata aktuale e Ujkanit me Palermon skadon në Qershor të vitit 2014 dhe gjatë këtij sezoni ai është aktivizuar vetëm 8 ndeshje si titullar, pavarësisht besimit të plotë që mori nga presidenti Zamparini.

 

Miqësorja

Gjermania dhe Anglia do të ndeshen në nëntor

Menaxheri i përgjithshëm i kombëtares gjermane, Oliver Bierhof, ka planifikuar një miqësore me homologët e tyre anglezë në datat e lira të UEFA-s gjatë muajit nëntor. Gjermania do të luaj këtë vit kundër Francës, por kërkon që të sigurojë dhe emra të tjerë skuadrash të mëdha përpara finaleve të Botërorit të 2014-ës. “Franca është vetëm fillimi. Në gusht do të tentojmë të luajmë kundër Brazilit, ndërsa në nëntor po planifikojmë të luajmë dy miqësore kundër Anglisë dhe Italisë”, – tha Bierhof.

 

“Australian Open”

Nisje e përkryer për më të mirët

Nisi me një sukses të thjeshtë të rruga e Novak Djokoviç drejt titullit të tretë radhazi në “Grand Slem”-in e parë të vitit, në “Australian Open”. Numri një në botë mposhti në tre sete, me rezultatin 6-2, 6-4 dhe 7-5 francezin Matjë, i cili rikthehej në Australi pas tre vitesh mungese për shkak dëmtimesh. “Isha në kontroll absolut në dy setet e para. Në të tretin u ndjeva në vështirësi dhe u desh të djersitja shumë për të fituar, por jam i kënaqur me këtë debutim”, – deklaroi serbi. Mes meshkujve, avancon pa problem spanjolle David Ferrer, numri katër i turneut pas tërheqjes së Nadalit, ashtu si Berdysh dhe Almagro.

I shkëlqyer debutimi mes femrave i ruses Maria Sharapova, e cila shkatërroi bashkëkombësen Puchkova, duke e mundur në vetëm 55 minuta, me rezultatin 6-0, 6-0. “Vetëm dy gejmet e parë u dyluftuan, por rezultati nuk ka shumë rëndësi. Do të kisha qenë e lumtur edhe me një fitore 7-6 në raundin e tretë”, – deklaroi Sharapova pas fitores. Avancojnë më tej edhe Radvanska e përpara publikut të saj, edhe australiania Stosur.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency