I hyn gozhda tetë centimetër në zemër dhe mbijeton

0
147

gozhdaNjë argjentinas ka shpëtuar për mrekulli pasi një gozhdë i hyri tetë centimetër në zemër. Marangozi 19-vjeçar po punonte në një fabrikë druri kur iu ngul gozhda në zemër. I riu u dërgua menjëherë në spital ku u fut direkt në sallën e operacionit. Mjekët nuk mund ta hiqnin gozhdën menjëherë, pasi rrezikonin që të vërshonte gjaku nga plaga. Ata i hapën kafazin e kraharorit me shumë kujdes. Rreziku ishte i madh pasi mund të prekej gozhda dhe plagët në zemër do zmadhoheshin. Sapo panë gozhdën, ata arritën të largojnë trupin e huaj dhe të mbyllnin plagën. Ministria e Shëndetësisë në Argjentinë ka publikuar fotot pas operacionit të suksesshëm. Vetëm tre njerëz u kanë mbijetuar plagëve të tillë. Një në SHBA, një në Australi e një në Poloni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency