Aligatori që ruante drogën

0
160

aligatorPolicia, e cila hyri në shtëpinë e një të dënuari, që ishte në liri me kusht, në qytetin amerikan Castro Vali, zbuloi një sasi marijuane që e ruante aligatori i madh 1.5 metra, transmetojnë mediet amerikane. Sipas raporteve mediale, policia hyri në shtëpinë e Asif Mayer për të verifikuar se a gjendej në shtëpi, me ç’rast gjeti 15 kilogramë marijuanë dhe aligatorin e lidhur për krevatin e tij. Policia tha se aligatori ishte vendosur aty për ta ruajtur drogën nga hajnat potencialë. Policia shtoi se Mayer u arrestua për shkak të posedimit të marijuanës, derisa aligatori u dërgua në një spital të afërm për kafshë, pasi dukej shumë i dobët dhe i sëmurë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency