Eva Longoria, një amvisë e mirë në filmin e ardhshëm

0
160

Eva-Longoria-280x200Aktorja Eva Longoria ka bërë të ditur se do të luajë përsëri rolin e amvisës në serialin e ri të animuar për të rritur. Ylli i serialit “Desperate Houswives” ka huazuar zërin e saj për rolin kryesor në serinë “Mother Up!”, që tregon se si një grua lë pozitën e saj vendimmarrëse në punë për t’u bërë amvisë. “Ajo është e çmendur, një nënë e papërgjegjshme, siç kanë frikë se janë të gjitha nënat. Ajo mezi mban gjallë fëmijët e saj me veprimet e saj bizare si mënyrë për të zgjidhur sfidat e pafundme që kanë prindërit”, – ka thënë ajo për rolin e saj. “Gjithmonë gjej më shumë liri kur qëndroj prapa karakterit të animuar sesa kur luaj vetë në film”. Kjo seri, në të cilën Longoria është producente ekzekutive, do të shfaqet më vonë gjatë këtij viti. Longoria më parë ka luajtur rolin e amvisës së palumtur Gabrielle Solis në hitin televiziv “Desperate Houswives”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency