Merkato, Çani mund të ndryshojë skuadër, por jo qytet

0
139

 Altin Vorpsi

edghar caniSipas të përditshmes “Gazeta Polska Codziennie”, mund t’i bashkohet Legias së Varshavës. Ndërkohë që për lojtarin është interesuar edhe Jan Regensburgu.

 

 

Pasi shpalli prej kohësh “divorcin” me Poloninë e Varshavës, tani të tërë flasin për të. Edgar Çani po ndiqet me interes nga shumë skuadra evropiane. Shtatlarti i përfaqësues sonë, sipas të përditshmes polake “Gazeta Polska Codziennie”, mund t’i bashkohet Legias së Varshavës.

 

Kontradikta

Një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar nga skuadra e Polonisë së Varshavës. Para pak muajsh ka qenë vetë presidenti i kësaj skuadre, Ireneusz Krol, që ka bërë me dije se Çani nuk do të luante për asnjë klub tjetër polak deri më 2015.

 

Interesi nga Italia

Po sipas gazetës së lartpërmendur, për Çanin është interesuar edhe një tjetër skuadër. Sipas ekspertëve të merkatos, shërbimet e 23-vjeçarit i ka kërkuar edhe Avelino. Pista italiane është “e vakët” duke qenë se skuadra në fjalë për shkak të problemeve ekonomike ka nisur gjithçka nga e para. Për momentin Avelino ndodhet në vendin e parë të Ligës Pro 1.

 

Pista gjermane

Deri më tani më konkrete është oferta e Jan Regensburgut. Edhe pse ka vetëm pesë ditë që ka mbërritur në qytetin e shiut, Francizek Smuda po tenton që të forcojë ekipin. Ish komisari teknik i Polonisë në këtë aventurë të re ka nisur punën menjëherë pasi i ka kërkuar drejtorit sportiv të skuadrës Franz Gerber që të afrojë dy lojtarë që militojnë në ligën e parë polake. I pari është pikërisht Edgar Çani ndërsa i dyti është Tomas Brziski.

 

 

Merkato

Ujkani mund të kalojë tek Lacio

Mediat italiane raportojnë se Samir Ujkani shumë shpejt mund t’i bashkohet Canës dhe Tares tek Lacio. Gardiani kuqezi mori besimin e plotë të presidentit Zamparini pas largimit të Vivianos në verë, por tashmë duket se muajt e mjaltit kanë perënduar dhe kosovari nuk e ka më besimin e trajnerit Gasperini që e la në stol edhe në ndeshjen kundër Parmës. Megjithatë, zgjidhja me sa duket do të vijë nga Milanoja, ku Interi në kërkim të një portieri mendon të afrojë Sorrentinon e Kievo Veronës. Skuadra zikaltër u ofron 3 mln euro verdhebluve dhe këta të fundit mendojnë të afrojnë njërin prej portierëve të Lacios, Bixarri ose Karrizo. Realizimi i këtij skenari e afron Ujkanin me skuadrën e drejtorit sportiv Igli Tare. Por mediat italiane shkojnë edhe më tej duke hamendësuar një transferim të mundshëm të Ujkanit edhe te Fiorentina që nuk po gjen sigurinë e premtuar nga Viviano në portë. Këto janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen e ish titullarit të portës së kombëtares, i cili do ta mësojë të ardhmen shumë shpejt, madje me shumë mundësi brenda merkatos së janarit.

 

Shkodër

Amuli tërhiqet nga Vllaznia

Njëri nga pesë biznesmenët që firmosi para pak kohësh kërkesën për të “sponsorizuar” Vllazninë, Xhevdet Amuli, vazhdon të jetë i bindur në idenë e tij për të mos e mbështetur më këtë iniciativë. E ka thënë edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës (është anëtar) të funddhjetorit, e ka përsëritur edhe dje në prononcimin e tij të shkurtër për mediat shkodrane: “Unë nuk kam lëvizur nga ajo çfarë kam thënë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Kam hedhur boll lekë kot, pa na i njohur kush. Nuk do ta bëj më të njëjtin gabim. Kjo i ndodhi edhe Valter Fushajt që investoi për disa vjet tek Vllaznia dhe në fund nuk mori asgjë prej saj. Prandaj edhe mund ta shkruani: Unë s’e kam ndërmend të hedh asnjë lekë tek Vllaznia pa m’u njohur ato. Jam tërhequr nga kërkesa e parë që kam bërë dhe nuk e kam ndërmend të vazhdoj më. Nëse kolegët e mi të tjerë duan të hedhin kot lekë, le ta bëjnë, unë jo”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency