Apartamentet, sa do të ulen çmimet në zonat e Tiranës dhe në bregdet

0
250

Driçim Çaka

apartamentetNëse ka një faktor kryesor për krizën e apartamenteve, ata janë emigrantët që jetojnë jashtë. Që nga viti 2005 deri në vitin 2009 pati “një bum” blerjesh nga emigrantët të cilët edhe pse nuk jetonin në vendin tonë, përsëri blinin shtëpi për të siguruar të ardhmen. Blerjet nga kjo kategori duket se ka arritur pikën 0 në 2 vitet e fundit.

 

Çiftet e reja, por edhe familjarët që jetojnë me qira shpesh diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tyre. Të vazhdosh të jetosh me qira është një kosto shumë e madhe për të ardhmen, të blesh një shtëpi kushton shtrenjtë. Kjo siç duket do të jetë dhe dilemë përgjatë viti 2013, por ndryshimet më të fundit në situatën ekonomike duket se do të favorizojnë çiftet dhe familjet që duan të blejnë një shtëpi.

Janë më mijëra apartamente të cilat kanë ngelur stok dhe nuk po shiten. Nga Saranda në Tiranë të gjitha shoqëritë ndërtuese në 8 vitet e fundit kanë nxituar të ndërtojnë sa më shumë banesa me synimin për të rritur përfitimet. Por panorama që paraqitet sot është krejt e kundërta. Bankat çdo ditë shtrëngojnë shoqëritë ndërtuese t’u japin lekët që kanë marrë kredi dhe kjo po bën që shumë prej ndërtuesve të bëjnë ulje drastike të çmimeve. Agjencitë imobilare na sigurojnë se biznesi i ndërtimit është në krizë dhe për të dalë duhet lekë të menjëhershme. E vetmja gjë sipas tyre është që të shesin apartamente, por me çmime shumë herë më të ulëta se ato të viteve të fundit, madje do të ketë çmime të cilat do të jenë nën kosto.

Situate në limite

Sipas të dhënave, vetëm në qytetin e Sarandës janë rreth 10 mijë apartamente të cilat kanë ngelur stok dhe përveçse nuk po blihen, por nuk ka as interesim për çmimet. Më ndryshe paraqitet situatat në kryeqytet, ku pavarësisht ndërtimeve të shumta, përsëri ka blerje, kryesisht nga çiftet e reja. Gjithsesi, kjo nuk mjafton, pasi numri i ndërtimeve me numrin e blerjeve është 3 ose 4 herë më i lartë. Gjithë kjo situatë pritet të kalojë në favor të të interesuarve për të blerë një shtëpi. Agjencitë imobilare bëjnë me dije se mosshitja ka bërë që ata të mendojnë seriozisht një ulje drastike, pavarësisht se kjo do të ndikojë negativisht në shpenzimet e tyre.

Emigrantët, faktor

Nëse ka një faktor kryesor për krizën e apartamenteve, ata janë emigrantët që jetojnë jashtë. Që nga viti 2005 deri në vitin 2009 pati “një bum” blerjesh nga emigrantët të cilët edhe pse nuk jetonin në vendin tonë, përsëri blinin shtëpi për të siguruar të ardhmen. Blerjet nga kjo kategori duket se ka arritur pikën 0 në 2 vitet e fundit, pasi janë regjistruar shumë pak blerje, edhe ato të bëra nga familjet të cilat nuk kanë pasur fare shtëpi në Shqipëri. Përveç blerjeve sipas agjencive imobilare emigrantët kanë ndikuar dhe në uljen e dërgesave të parave pranë familjarëve të tyre, sidomos për atë grup që vendosnin të blinin shtëpi me kredi dhe më pas të paguanin këstet për çdo muaj.

Jashtë Tiranës

“Bumi” i blerjeve gjatë viteve 2005-2009 u duk edhe në qytetet e tjera të vendit. Me të shpejtë ndërtuesit nxituan të ndërtonin sa më shumë pallate për shkak të frikës së rritjes së çmimeve të lëndëve të para. Ky faktor siç duket i futi në një kurth ndërtuesit të cilët tashmë po kërkojnë vetëm të shesin, pavarësisht çmimit. Në muajt e ardhshëm parashikohet që të ndihet dhe kriza më e madhe. Banka e Shqipërisë në raportet e fundit parashikon shumë luhatje në tregun e ndërtimeve, për shkak të pallateve të shumta që janë ndërtuar.

 

Pritshmëria e çmimeve sipas agjencive imobilare për vitin 2013

 

Tiranë                         Ishte (euro)                Pritshmëria (euro)

Ali Demi                     450                             350-380

Qytet Studenti          800                             650

Porcelan                    500                             350-400

Zona e spitaleve      700                             600

Blloku                         2000                           1500

Komuna e Parisit     1000                           900

Rruga e Durrësit      950                             900

Zogu i Zi                    850                             800

Myslym Shyri           1200                           1000

Rruga e Kavajës      1100                           1000

Rruga e Elbasanit    950                             800

Kombinat                   450                             350

Laprakë                      400                             300

Fresku                          450                             350

 

Çmimet jashtë Tiranës

 

Durrës                    800-1000                   700-850

Fier                             650                             500

Vlorë                         1000                           850

Sarandë                     950                             650

Elbasan                     500                             350-400

Korçë                          450                             400

Shkodër                     550                             450

 

 

Çmimet mesatare

Çmimi mesatar 400 – 2000 euro m2

Çmimet në periferi 400-550 euro m2

Çmimet në unazë 600-900 euro m2

Çmimet jashtë unaze 400-500 euro m2

Çmimet në qendër 1500-2000 euro m2

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency