ALUIZNI, publikohen 2300 emrat e vetëdeklaruesve që pajisen me lejen e legalizimit

0
139

aluizni Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave, Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), publikon sot listën e re me 2300 vetëdeklaruesobjektesh informale që pajisen me lejen e legalizimit. “Kemi hyrë në vitin 2013, vit gjatë të cilit kemi deklaruar se do të përmbyllim procesin e legalizimeve e për këtë arsye, gjejmë rastin që në këtë publikim të parë për këtë vit, përtej urimit për një vit të mbarë, të ftojmë dhe një herë ndërtuesit informale të bëhen pjesë aktive e këtij procesi shumë të rëndësishëm për ta, për ne, dhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Ftojmë ata, ta konsiderojnë përmbylljen e procesit të legalizimit dhe formalizimin e pronave të tyre si prioritet të veprimtarisë së tyre për këtë vit, si problemin dhe shqetësimin më të qënësishëm që ata duhet te zgjidhin pikërisht në këtë vit, duke i siguruar dhe një herë se administrata e ALUIZNI-t, me përkushtim dhe energji të shtuara, brenda 48 oresh nga shlyerja e detyrimeve financiare, do të përmbylle dhe pajisë me Leje Legalizimi çdo dosje të plotësuar”, – thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

Lista e emrave gejndet në gazetën “Standard”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency