Vdekja e 7-vjeçares në spital, sekuestro kartelës,mjekët në pyetje

0
154

Elton Qyno

7 vjecarjaProkuroria e Durrësit fillon hetimet. Verifikim tre mjekëve të dyshuar për mjekimin e gabuar

Pritet dëshmia e dy familjarëve të Arsela Vladit. Pipero shkarkon mjekun rroje, bëri gafë me glukozën

 

Vdekja në spital e vogëlushes 7-vjeçare Arsela Vladi, ka vënë në lëvizje dhe prokurorinë e Durrësit, e cila që nga mëngjesi i djeshme ka nisur hetimet kryesisht me qëllim verifikimin e plotë të procedurave që janë ndjekur për mjekimin e të ndjerës. Një prokuror i gatshëm, i akuzës së Durrësit mëngjesin e djeshëm është paraqitur në spital, ku në pavjonin e pediatrisë ka sekuestruar kartlen mjekësore të vogëlushes Arsela Vladi, si dhe ka marrë kohën e hyrjes dhe daljes nga spitalit të saj. Sipas burimeve pranë prokurorisë së Durrësit, fillimi i hetimeve vjen menjëherë pasi disa në media janë transemtuar kronika të familjarëve të 7-vjeçares, të cilët akuzonin bluzat e bardha të Durrësit, për pakujdesi në mjekim dhe neglizhencë të mjekëve përballë sëmundjes së diabetit që vuante Arsela Vladi. Gjatë ditës së djeshme, prokuroria ka marrë vetëm dokumentacionin në spital, si dhe ka administruar në dosje rregulloren mjekësore që ndiqet në rastet kur pacientët paraqiten me urgjecë në spital. Po kështu, është sekuestruar dhe një dokument që tregon lidhur me detyrat që i ngarkohen një mjeku roje, gjatë turnit të natës por edhe në rastet kur ka festa, siç ishte dita e Krishlindjeve, ditë kjo që u paraqit në gjëndje të rëndë në spital 7-vjeçaria Arsela Vladi. Pritet që në ditën në vijim, organi i akuzës të marrë në pyetje dy prindërit e 7-vjeçares, të cilët do japin shpjegime rreth asaj që ka ndodhur në korridoret e spitaleve të Tiranës dhe Durrësit me vajzën e tyre, që vdiq pak ditë më parë si pasojë e prekjes së trurit nga sëmundja e sheqerit.

Pyetja e tre mjekëve

Pas sekuestrimit të dokumentancit dhe verifikimit të procedurave që janë ndjekur, pritet që në ditët e para të punës për vitin 2013, në prokurorinë e Durrësit të thiren për të dëshmuar tre mjekë të pavjonit të pediatrisë. Shefja e shërbimit të Laboratorit Etleva Myshteka, shefja e pavjonit të Pediatrisë Irena Lila dhe mjeku rroje Rasim Lusha, do të japin shpjegime lidhur me veprimet që kanë kryer ditën kur ka ndodhur ngjarja. Sipas prokurorisë, të tre mjekët do të pyeten nëse kanë qënë në detyrë në datën 25 dhjetor ose jo, si dhe çfarë veprimesh kanë kryer me qëllim përmirësimin e gjëndjes shëndetësore të pacientes 7-vjeçares Arsela Vladi. Hetimi i nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mjekimit të pakujdeshëm” është në fazën fillestare të tij, dhe se ende është shpejt për të folur rreth fajtorëve apo shkaqeve që sollën vdekjen e 7-vjeçares. Sipas burimeve pranë prokurorisë, të dyshuarit kryesore janë tre mjekët e sipërcituar, por që në fakt emrat e tyre sjanë rregjistruar në rregjistrin e procedimeve penale. Hetimet në ditët në vijim do të tregojnë më tepër rreth vdekjes së 7-vjeçares Vladi, ndërkohë që tre mjekët Etleva Myshteka, Irena Lila dhe mjeku rroje Rasim Lusha, tashmë janë pezulluar nga puna, deri në një afat të nxjerjes së kongluzjoneve përfundimtare të hetimit të çështjes nga ana e prokurorisë së Durrësit.

Gafa e mjekut rroje

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e ministrisë së Shëndetësisë, ka rezultuar se shkak i vdekjes së 7-vjeçares Vladi, është bërë një gafë e mjekut rroje, i cili duke mos i kryer asnjë analizë pacientesh, ka vendosur ti japë asaj një sorum, me qëllim qetësimin e saj. Pëllumb Pipero bëri me dije se mjeku i rojës nuk ka qenë në lartësinë e detyrës sepse nuk ka kërkuar asnjë ekzaminim laboratorik. Sipas tij laboratori i spitalit të Durrësit ka qenë i hapur 24 orë në 24. “Sipas mendimit tonë (mendimit të sepecialistëve që kanë hetuar) fëmija nuk është ndjekur me protokoll, nuk është bërë thellimi në diagnostikim dhe nuk është mjekuar në mënyrë adekuate”-u shpreh Pipero, i cili shtopi se vajzës i është injektuar glukozë pa i bërë më parë analizat, për të mësuar se nga çfarë sëmundje vuante. Glukoza, përmban sheqer dhe nisur nga situata se pacientja vuante nga sëmudja e diabetit ajo ka ndikuar për përkeqësimin e gjëndjes deri në vdekjen e të miturës.

Ekspertiza

Për të hedhur më tepër dritë mbi shkaqet që çuan në vdekjen e minorenes nga Durrësi, prokuroria ka kërkuar dhe kryerjen e ekzaminimeve të analizave në laburatorin shkencor. Pritet që pas dy javësh, akuza të njihet zyrtarisht me konkluzjonin e aktit të ekspertimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency