Pasuria e Deliut, bashkëjetuesja gjyq me gjyshin për trashëgiminë

0
168

Elton Qyno

gjykuimiAdem Çaushi: Ada Musaraj gënjen, vajzën nuk e ka me nipin. Ekpertizat e AND nga laboratori i ministrisë

Konflikti disa vjeçar për pasurinë 3 milion euro të sekuestruar nga prokuroria. Ishte venë nga lekët e drogës

 

Dhjetëra prona të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës në ngarkim të të ndjerit Elton Deliu, që rezultonin në emër të bashkëjetueses së tij, shtetases Ada Musaraj kanë mundur të merren, falë fëmijës që kjo e fundit ka lindur disa muaj pas vrasjes së Deliut. Nga kjo bashkëjetesë Ada Musaraj, ka lindur një vajzë të quajtur Eltona Musaraj, dhe se pikërisht kjo me fundit është bërë sebep i sherit për ndarjen e pasurisë së trashëguar nga i ndjeri Elton Deliu dhe e ëma e tij e vrarë po në të njëjtën ditë Flutura Deliu. Për pasurinë miliona euro, të sekuestruar tashmë nga njësia Task-Forcë e prokurorisë së Tiranës, janë duke vijuar disa procese gjyqësore mes Ada Musaraj, vajzës së saj Eltona Musaraj (Deliu) dhe gjyshit të Elton Deliut shtetasit Adem Çaushi. Me qëllim që Ada Musaraj, të mos merte pjesë në ndarjen e pasurisë ky i fundit ka kundërshtuar me forcë, njohjen e atësisë së fëmijës Eltona Musaraj, duke pohuar në gjykatë që ish-bashkëjetuesja e nipit të tij Elton Deliu, nuk e ka pasur fëmijën me të nipin por me persona të tjerë. Pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata e Tiranës ka vendosur të njohë atësinë e fëmijës në muajin shkurt, ndërkohë që në muajin Nëntor të këtij viti, nëpërmjet një padie në emër të vajzës së saj të njohur tashmë si vajza e Elton Deliut, ish-bashkëjetuesja Ada Musaraj kërkon marrjen e pasurisë së gjyqit të Deliut, shtetasit Adem Çaushi.

ADN për fëmijën

Gjatë fazës së gjykimit, paditësja Ada Musaraj ka arritur ti verë në dispozicion gjykatës dhe një analizë ADN-je, ku provonte se vajza e saj Eltona Musaraj është produkt i bashkëjetesës së saj me shtetasin Elton Deliu të vrarë në vitin 2008. Pala paditëse në funksion të kërkesës për kryerjen e analizës së ADN-së, paraqiti me cilësinë e aktit provues në gjykim shkresën e datës 31.10.2011 lëshuar nga Drejtoria e Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme, nëpërmjet,të cilës bëhej me dije fakti se lidhur me ngjarjen e datës 27.12.2008 ku mbeti i vrarë shtetasi Elton Deliu, në kartoteken e biologjisë së Sektorit të Shkencave Ligjore gjendeshin të koleksionuara provat biologjike (kampione gjaku) të këtij të fundit. Nga akti i eksopertimit konkludohet se nga krahasimi i dy profileve gjenetike të përftuara nga njolla e gjakut të marrë nga kufoma e të ndjerit Elton Deliu dhe nga mostra e pështymës së të miturës Eltona Musaraj, vërtetohet lidhja biologjike baba-bijë. Veç kësaj prove, shumë dëshmitarë dhe prova të tjera janë serviruar nga ana e Ada Musaraj, me qëllim bindjen e gjykatës se ajo ka bashkëjetuar me të ndjerin Elton Deliu.

Pretendimi i gjyshit

Pavarësish mjetit ligjor të papërshtatshëm, i padituri kundërpaditës Adem Çaushi prapësoi pretendimet e palës paditëse me argumentin se gjatë periudhës së konceptimit të fëmijës, i ndjeri Elton Deliu nuk bashkëjetonte me Ada Musarajin por me një person tjetër. Gjithashtu prapsimet e të paditurit kundërpaditës konsistuan edhe në faktin se në kohën e konceptimit të fëmijës së mitur Eltona Musaraj, mardhëniet ndërmjet Ada Musaraj dhe Elton Deliu ishin prishur. I padituri kundërpaditës, ndryshe nga sa pretendoi në parashtrimet e tij, nuk paraqiti gjatë shqyrtimit gjyqësor asnjë akt provues. Rrjedhimisht debatit gjyqësor iu nënshtruan vetëm provave të paraqitura nga paditësja e kundërpaditur Ada Musaraj.

 

Lushnjë, treni me 34 pasagjerë del nga shinat

Treni i pasagjerëve të linjës Tiranë-Vlorë ka dalë nga shinat në zonën e Gradishtës në Lushnjë, për shkak të amortizimit të linjës hekurudhore. Lokomotiva dhe dy vagonat për pak metra, kanë rrezikuar të bien në kanalin buzë shinave të trenit. Në trenin e linjës Tiranë- Vlorë ishin rreth 34 pasagjerë, ndërsa pas defektit atyre u është kthyer pagesa dhe u janë siguruar mjete të tjera për të shkuar në destinacionin e duhur. Sipas punonjësve të avarive hekurudhore lokomotiva ka dalë nga shinat si pasojë e hapjes së njerës prej shinave në momentin e ndërrimit të marsheve. Për më shumë se 6 orë treni ka qëndruar në hekurudhën e Gradishtës. Sipas specialistëve pritet ardhja e një tjetër lokomotive nga Durrësi për të tërhequr vagonat e mbetur. Duket se shkak i daljes ka qënë dhe kalbëzimi i dronjëve të tranversës që mbajnë shinat.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency