Ngjarje sportive

0
1359

futbolllOlimpiada

Felps dhe Bolt “bëjnë” ligjin

Ku vit ka qenë i veçantë, pasi u mbajt Olimpiada në Londër. Në këtë event sportiv, ashtu si në Pekin 2008, spikatën dy atletë. I pari është Usain Bolt. Xhamajkani është i pari atlet që arrin të fitojë Medalje të Artë në 100 metra dhe 200 metra në dy olimpiada radhazi. Bolt, që kishte fituar Medaljen e Artë në Pekin 2008 në të dyja disiplinat, konfirmoi këtë vit vetveten në Londër, kur u tregoi të gjithëve se është ai njeriu më i shpejtë në tokë. Së bashku me ekipin e vet, ai arriti që të fitonte në olimpiadën e këtij viti edhe një tjetër Medalje Ari në disiplinën 4×100. Tani Usaini kërkon të tjera rekorde, pasi ka premtuar se në olimpiadën e ardhshme që do të mbahet në Rio de Zhanejro, do të garojë në disiplina të reja si 400 m dhe kërcim së larti. Përpos këtyre, xhamajkani ka premtuar se pasi të lërë atletikën, shpreson të bëhet futbollist. Gjithçka është e mundur për “Lightning Bolt”… Ndërsa atleti i dytë është Majkëll Felspi. Në Pekin ai u bë sportisti i parë që fitoi më shumë Medalje Ari në një edicion të olimpiadës (Felps fitoi tetë medalje, ndërkohë që rekordin e mbante Spitz me 7). Në Londër, pasi arriti gjashtë pode të tjera, Felpsi u bë atleti më fitues i të gjitha kohërave në olimpiada me 22 medalje (18 ari)… tjetër rekord ky.

Më mirë se ai kishte bërë vetëm atletja ruse Latinina, që vite më parë kishte grumbulluar plot 18 medalje. Majkëll Felpsi mori në Angli edhe çmimin si “Atleti më i mirë i të gjitha kohërave”.

 

Formula 1

Feteli hyn në histori

Sebastian Feteli ka prenotuar një vend në historinë e sportit më katër rrota. Ai pa dyshim është më i miri në Formulën 1. Askush më parë nuk kishte mundur që të shpallej tri herë kampion në moshën 25-vjeçare. Me tri triumfet radhazi, Feteli tregon se ka dëshirë që të thyejë rekorde të tjera. Ai këtë edicion mundi Fernando Alonson, që kaloi formën më të mirë. Tani askush nuk mund t’i thotë më se fiton nga vetura apo gjëra të tilla. Ky vit ka qenë ai i kurorëzimit për Fetelin.

 

Sporte ekstreme 

Baumgartner, më “i shpejtë” se zëri 

Për ata që kanë ndjekur direkt sipërmarrjen e tij, ka qenë mjaft e vështirë për të mbajtur lotët. Ai u hodh nga 40 kilometra lartësi (39068 metra saktësisht) dhe kaloi shpejtësinë e zërit, pasi kapi një shpejti marramendëse (1342,8 km/h). Sipas televizioneve të ndryshme dhe Youtube-it (sajti amerikan shënoi rekord shikimesh, pasi në momentin që Feliksi u hodh nga stratosfera, po e ndiqnin 8 milionë shikues) austriaku u ndoq nga e tërë bota. Feliksi theu kështu një barrierë. Ai ia doli që të arrinte hapësirën pa anije kozmike…

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency