Standard.al

Mësues ngelës 40 për qind nuk kalojnë provimin e shtetit

mesuesKanë mundur të kalojnë provimin e shtetit rreth 60% e arsimtarëve, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ia ka arritur dot të marrë as pikët më minimale. Drejtori i Agjencisë Kombëtare te Provimeve, Alfons Harizaj, thotë se mësuesit e sapo diplomuar nuk qëndrojnë në listën e degëve elitare, por kalueshmëria është e mirë. Në profilin e gjuhë-letërsisë kandidatët kanë arritur të marrin më shumë pikë dhe ta kalojnë më me lehtësi testin, çka dëshmon sipas Harizaj se në të ardhmen do të kemi më shumë mësues gjuhë ? letërsie. “Është diku te 60 për qind që kanë marr me sukses të drejtën, kalueshëm provimin e shtetit dhe të drejtën e ushtrimit të profesionit. Grupi i kandidatëve për mësues në profilin gjuhë-letërsi ka qenë më i madhi në numër, dhe ata kanë arritur dhe kalueshmërinë më të lartë. Ne e konsiderojmë arritje të mirë në konceptin e vlerësimit dhe të arritjeve në raport me të gjitha profesionet”, – thotë Alfons Harizaj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Provimi i shtetit pritet të nisë sërish në janar të vitit 2013. Mjekësia e përgjithshme si dhe stomatologjia do të presin kandidatët në fillim të këtij viti, ndërkohë që në muajin prill do të nisë sesioni tjetër. Provimi i shtetit deri tani nga zyrtarët e arsimit është konsideruar si një filtër, për të rritur ndjeshëm cilësinë e të sapodiplomuarëve në tregun e punës. Deri tani vetëm infermierët kanë rezultuar më dobët në kalueshmërinë e testit të shtetit.

Comments are closed.